13/08/2019
Departamenti i Arteve, Fakulteti i Shkencave te Edukimit.
KUJTESE! U kujtojme te gjithe te interesuarve, te cilet kane aplikuar online per programet e studimit (deget) "PIKTURE DHE GRAFIKE" dhe "PEDAGOGJI MUZIKORE" se sot ka filluar procesi i regjistrimit per konkurset e pranimit ne keto dy dege.
Regjistrimi i kandidateve per konkurs zhvillohet prane sekretarise se Fakultetit te Shkencave te Edukimit ne datat 13,14, 15 Gusht.
Dokumentet e nevojshme per regjistrim: 1. Fotokopje e kartes se identitetit. 2. Dy fotografi. 3. Mandat pagesa e tarifes se aplikimit per konkurs. Tarifa e aplikimit prej 5000 leke paguhet prane Postes Shqiptare.
Konkurset per te dy programet e studimit (deget) zhvillohen njekohesisht ne datat 15 dhe 16 GUSHT 2019. Paraqitja ne konkurs me karte identiteti.
Per programin e studimit "PIKTURE DHE GRAFIKE" konkurentet duhet te kene me vete te gjitha mjetet e nevojshme (telajo ose leter vizatimi, si dhe ngjyra apo mjete vizatimi sipas deshires)
Te gjithe ata individe qe e kane te pamundur aplikimin ne raundin e pare mund te aplikojne ne raundet pasardhese.
Raundi i dyte online ne datat 19-21 shtator 2019. Datat e konkurseve te raundit te dyte shpallen ne nje njoftim tjeter.
SUKSESE