12/04/2026
Me rastin e Pashkeve, DPSHTRR percjell urimet me te perzemerta per te gjithe besimtaret ortodokse.
Kjo dite e shenjte na kujton fuqine e besimit, dashurise dhe paqes mes njeri-tjetrit.
Gëzuar Pashket Ortodokse! ✨
28/03/2026
⏰Nje sekonde mjafton per te humbur kontrollin !
Mos e humb fokusin, rruga kerkon vemendje te plote!
20/03/2026
Pas një muaji perkushtimi, sakrifice dhe reflektimi gjate muajit te shenjte te Ramazanit, DPSHTRR përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimane me rastin e Festes se Fiter Bajramit !🌙
Paçi shëndet, paqe dhe gëzim në familjet tuaja! ✨
22/01/2026
🚨 Trego pjekuri, jo shpejtësi.
Shpejtësia nuk është shenjë force, por mungesë përvoje.
Shoferi i mirë zgjedh sigurinë para adrenalinës.
16/01/2026
➖Po synoni të pajiseni me Leje Drejtimi të
kategorive A1, A2, B1 apo B?
Zgjedhja mé e sigurt dhe e besueshme per pergatitjen tuaj
teorike eshtë Manuali Zyrtar për Lejet e Drejtimit, i ndërtuar mbi bazën e Kodit Rrugor të Republikës së Shaiperisë dhe akteve ligjore ne fuqi.
Ky program ofron:
Një përmbajtje të unifikuar, te përditesuar dhe të saktë Njohuri të thelluara mbi sigurine rrugore, sjelljen e drejtuesve
dhe etiken ne trafik
V Reduktim té rrezikut nga informacioni i pasakte
V Rritje të mundësisë për të kaluar testin teorik në mënyrë te
ndershme dhe të suksesshme
9 Ku mund të gjendet manuali?
- Në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit
Rrugor
- Ne te gjitha autoshkollat e licencuara
- Në libraritë në qytetin tuaj
Çmimi: Vetëm 1,000 lekë
🚨🚨Manuali eshtë hartuar për t’i ofruar çdo kandidati përgatitjen
e duhur për një drejtim të sigurt, të ndërgjegjshëm dhe në përputhje me rregullat e qarkullimit rrugor.
01/01/2026
Gezuar Vitin e Ri 2026! 🎊
Ju urojme nje vit te mbare, shendet dhe momente te bukura prane familjes.🎉
23/08/2025
Edhe pilotët më të mirë e rifreskojnë dijen. Edhe motoristët me përvojë stërviten dhe kujtojnë rëndësinë e rregullave. Përsëritja e sjelljeve të sigurta të bën më të shpejtë në reagim dhe më të mirë në vendimmarrje.
🧠 Praktiko. Kujto. Reflekto.
20/07/2025
𝐐𝐀𝐑𝐊𝐔𝐋𝐋𝐈𝐌 𝐑𝐑𝐎𝐓𝐔𝐋𝐋𝐔𝐄𝐒
➡️ Ku e ndeshim?
🔴 Ky sinjal paralajmëron një kryqëzim urban ose interurban, të rregulluar me rrethrrotullim. Cilido që kërkon të kthehet, duhet të lëvizë përreth qendrës së kryqëzimit, sipas drejtimit të shigjetave.
🚨 Në qendrat e banuara, rrethrrotullimet përdoren nëse e kërkojnë normat e sigurisë në qarkullim.
16/07/2025
🚦 A i njihni sinjalet urdhëruese në rrugë?
Në vijim do t’ju informojmë më në detaje mbi këtë kategori të rëndësishme të sinjalistikës rrugore!
🔷 Sinjalet Urdhëruese klasifikohen në dy grupe kryesore:
❌ Sinjale Ndalimi – tregojnë ndalimin e një veprimi (si ndalimi i parakalimit, kthimit etj.)
✅ Sinjale Detyrimi – tregojnë veprime që duhet të zbatohen (si drejtimi i detyrueshëm, përdorimi i pistës për biçikleta, etj.)📌 Këto sinjale janë të detyrueshme për t’u zbatuar dhe luajnë një rol thelbësor në organizimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë rrugore.
📣 Qëndroni me ne për të mësuar më shumë mbi secilën kategori dhe rëndësinë që ato kanë për një qarkullim të sigurt!