Medreseja "Haxhi Sheh Shamia" - dega e djemve

Medreseja "Haxhi Sheh Shamia" - dega e djemve Faqja zyrtare

"NAIM FRASHËRI" I ARTË NGA PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, "PISHTAR I DIJES DHE ARSIMIT ISLAM NË SHQIPËRI'' NGA KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPËRISË, "MIRËNJOHJA E QYTETIT" NGA KËSHILLI I BASHKISË SHKODER

04/09/2026

📚Filluan përgatitjet për vitin e ri shkollor 2026–2027!

🌟 Ju urojmë të gjithëve një vit të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje! 🏆📖

✨ FAHRUDIN DUNGAJ ✨Nxënës me rezultate të shkëlqyera, anëtar i Këshillit Vendor të Rinisë pranë Bashkisë Shkodër dhe një...
29/08/2026

✨ FAHRUDIN DUNGAJ ✨

Nxënës me rezultate të shkëlqyera, anëtar i Këshillit Vendor të Rinisë pranë Bashkisë Shkodër dhe një i ri aktiv në jetën rinore të qytetit.

Fahrudini është angazhuar në iniciativa, forume dhe programe kombëtare e ndërkombëtare, duke zhvilluar eksperiencë në komunikim, lidership, punë në grup dhe inovacion. Krahas angazhimit të tij rinor, ai shprehet edhe përmes publicistikës dhe dizajnit grafik.

⭐️ Dhe këtë verë, talenti i tij kreativ ishte pjesë e WΛVE 2026, ku kontribuoi në realizimin e posterave, materialeve vizuale dhe detajeve grafike që i dhanë identitet eventit.

Një i ri me ide, talent dhe mbi të gjitha me dëshirën për të kontribuar.

18/08/2026

NJOFTIM I RËNDËSISHËM 📢

📌 Në vijim të Urdhrit nr. 150, datë 29.06.2026, “Për përcaktimin e afateve të regjistrimeve të nxënësve”, i ndryshuar:

🎓 Aplikimet në e-Albania për regjistrimet në klasën e dhjetë do të zhvillohen gjatë periudhës:

🗓️ 24 GUSHT – 07 SHTATOR 2026

🔄 Gjithashtu, procedurat e transferimit të nxënësve nga një institucion arsimor në një tjetër do të fillojnë nga data 24 gusht 2026, sipas përcaktimeve të kuadrit rregullator në fuqi.

🎓 Për të gjithë maturantët e viteve të kaluara, si edhe për ata që nuk kanë arritur të aplikojnë në kohë:📌 Më 9–10 korri...
07/07/2026

🎓 Për të gjithë maturantët e viteve të kaluara, si edhe për ata që nuk kanë arritur të aplikojnë në kohë:

📌 Më 9–10 korrik hapen aplikimet për Maturën Shtetërore 2026, për plotësimin e formularëve A1 dhe A1Z, të dedikuar për të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë në Institucionet e Arsimit të Lartë.

🕗 Aplikimet kryhen më 9 dhe 10 korrik, nga ora 08:00 deri në 16:00.

29/06/2026

Çaste nga mbrëmja e maturës
2026...
Rrugëtim të mbarë maturantëve! Falenderime nga zemra për te gjithë stafin organizativ!

Kurorëzimi i maturës 2026 dhe mbrëmja e fundvitit.  Mbrëmjen e së martës të 23 qershorit Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” d...
24/06/2026

Kurorëzimi i maturës 2026 dhe mbrëmja e fundvitit.

Mbrëmjen e së martës të 23 qershorit Medreseja “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve organizoi përmbylljen e një viti shkollor dhe diplomimin e maturantëve të 2026-tës.

Një mbrëmje tradicionale e kuruar me shumë kujdes nga ekipi organizativ me përgatitjet dinjitoze të grupit artistik të shkollës me interpretime magjepsëse, Ilahi të një muzikaliteti të veçantë dhe ideimin e surprizave mjaft të këndshme në kuadër edhe të festimeve dhe përjetimeve që po sjell 35 vjetori i hapjes së institucionit të Medresesë së Shkodrës, për shkak të kushteteve të papërshtatshme atmosferike nga një ambient i hapur u detyrua të realizohej në ambientin e brëndshëm të shkollës.

Megjithatë emocionet u përcollën në ritmin e momentit, ku u çertifikuan nxënësit më të suksesshëm të shkollës të klasave 6-11, konkretisht nxënësit: Bekim Bilali VII, Jahja Istrefi VII, Reis Dani VII, Arsi Buzalli VII, Ebubekër Hoxha VII, Sidrit Kuka VIII, Unejs Heta VIII, Rejan Kosi VIII, Imran Shania IX-A, Muhamed Cami IX-A, Amar Curri IX-A, Ensar Canja IX-A, Amër Faslija X-A, Ismail Burgaj X-A, Abdullah Karmaj X-B, Omer Jiukaj X-B, Omer Pateriku X-B, Ahmed Bylykbashi XI, Enis Jukaj XI, Enes Mehmeti XI dhe Fahrudin Dungaj XI, fituesit e olimpiadave të Kur’anit për lëndët fetare në rang medresesh, konkretisht Ebubekër Hoxha VII, Ahmed Shqypi VII, Ibrahim Fishti dhe Azem Fishti X, Abdullah Karmaj X dhe Ahmed Bylykbashi X, si dhe të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë në qarkun e Shkodrës, konkretisht Omer Jukaj X, Fahrudin Dungaj XI dhe Engin Kopani XII-A.

Më pas u realizua çetifikimi i të gjithë maturantëve për mbylljen me sukses të një cikli 12 vjeçar të sistemit parauniversitar.

Të pranishëm në këtë event domethënës të shkollës ishin:
Drejtoresha e Arsimit të zyrës vendore të Shkodrës znj Brisida Kadija, e shoqëruar nga përfaqësues zyrtar të kësaj drejtorie, e cila uroi përzemërsisht të gjithë maturantët për arritjet e tyre dhe në mënyrë të veçantë fituesit e olimpiadës së Gjuhës shqipe dhe Letërsisë për paraqitjen e tyre shumë dinjitoze edhe në këtë vit shkollor.

Drejtuesit qëndror të Fondacionit Hudayi në Stamboll z. Rafet Bilaç, z Shuajip Bashan, kryetari i shoqatës “Istanbul” z Ridvan Seferaj, drejtori i Medresesë së Shkodrës z. Nexhmi Spahija si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shqiptare dhe turke në vendin tonë.

Të pranishëm ishin edhe familjarë të maturantëve të këtij viti të ardhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi si dhe familjarë të nxënësve të sukseshëm dhe grupit artistik të shkollës.

Mbrëmja festive u përmbyll me një kokteil në shenjë vlerësimi dhe respekti për të gjithë të pranishmit.

Suksese të gjithë maturantëve të Medresesë së Shkodrës dhe të gjithë maturantëve anembanë Shqipërisë në provimin e gjuhë...
02/06/2026

Suksese të gjithë maturantëve të Medresesë së Shkodrës dhe të gjithë maturantëve anembanë Shqipërisë në provimin e gjuhës angleze!

Ju urojmë shumë suksese dhe rezultate sa më të larta, si fryt i përkushtimit, punës dhe përgatitjes suaj të vazhdueshme gjatë gjithë vitit shkollor.

Suksese të gjithëve dhe rezultate të shkëlqyera! 📚✨🎓

Momente nga vizita e z. Abdurrahman Topbaş dhe z. Alican Tatlı, përfaqësues të Fondacionit Hüdayi me qendër në Stamboll....
25/05/2026

Momente nga vizita e z. Abdurrahman Topbaş dhe z. Alican Tatlı, përfaqësues të Fondacionit Hüdayi me qendër në Stamboll.

Një vizitë e vlefshme dhe frytdhënëse, e zhvilluar në një atmosferë miqësore e bashkëpunuese, ku u shkëmbyen ide, përvoja dhe vlera me interes të ndërsjellë.

📖 Me krenari dhe mirënjohje ndaj Allahut, nxënësit tanë u përfaqësuan denjësisht në Olimpiadën e Kur’anit, të organizuar...
21/05/2026

📖 Me krenari dhe mirënjohje ndaj Allahut, nxënësit tanë u përfaqësuan denjësisht në Olimpiadën e Kur’anit, të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mes medreseve të Shqipërisë.

Përkushtimi, disiplina dhe dashuria e tyre për Fjalën e Allahut u kurorëzuan me rezultate të shkëlqyera, duke dëshmuar se Kur’ani vazhdon të jetojë në zemrat e të rinjve tanë.

🏆 Rezultatet e nxënësve tanë:

• Ahmet Bylykbashi – XI-A
Xhuzi i parë – Vendi i parë 🥇

Ahmet Shqypi – VII-A
Fexhr–Nas (gjysmë xhuzi) – Vendi i parë 🥇

• Ebu Bekr Hoxha – VII-A
Dy xhuze – Vendi i dytë 🥈

• Ibrahim Fishti – X-B
Dy xhuze – Vendi i dytë 🥈

• Azem Fishti – X-B
Tre xhuze – Vendi i dytë 🥈

Abdullah Karmaj – X-B
Dy xhuze– Vendi i tretë 🥉

Këto arritje nuk janë vetëm çmime, por dëshmi e një brezi që po rritet me Kur’anin në zemër dhe me moralin islam në jetë.

Krenarë me ju!
Allahu ju shtoftë diturinë, sinqeritetin dhe bereqetin në rrugën e dijes dhe të Kur’anit. 🌙

Address

Luguçesme
Shkodër
4001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Medreseja "Haxhi Sheh Shamia" - dega e djemve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category