Asemblea e pavarur e muzikantëve profesionistë të Shkodres

Asemblea e pavarur e muzikantëve profesionistë të Shkodres

Share

Grup i muzikantëve profesionistë të Shkodres

19/01/2026

”E rrenove me qellim qe ta prishesh neser.”

Postim nga Osman Mula
———

-Ky ishte synimi yt tash 13 vjet. - Qe nuk e sheh RTSH-n nuk shqetesohem por kur armata e medias si private dhe ajo publike te sherben ty, dhe vetem ty me porosi dhe percaktim . O me mua ose ne ferr kjo me shqeteson mua. Ky eshte parimi yt. Po mir, nuk je ti ai qe porosite dhe i premtove gazetareve se cilin nga ata te zellshmit prej tyre do ta beje drejtor te pergjithshem te RTSH-se dhe ato pasi te emeroheshin do benin stafet qe te sherbenin ty? Edhe te tjeret vepruan si ti por ti gabove rende. Ti krijove nje nepotizem te semure aq sa nga paaftesia e tyre dhe servilizmi ndaj teje te ngopen ose ta neveriten ekranin sa tani je gati ti hedhesh nga ura (sic e ke zakon ti pasi i shtrydh) Tani, se kush eshte radio televizioni publik shqipetar kjo dihet sepse ka 70 vjet qe funksionon dhe per 50 vite ishte stacioni i vetem por qe mbajti gjalle publikun shqipetar , cdo vend i botes ka nje televizion publik kombetar pasi eshte i nje rendesie te vecante dhe zhvillon problemet kombetare, transmeton evenimentet kryesore te shtetit te tij ndyshe nga stacionet private qe e kane ne themel konkurencen dhe thithjen e reklames ne cdo menyre . Nuk eshte detyra e radio televizionit publik ti shendroje emisionet apo programet ne Elektrik Blu sic i ke ti disa stacione per zemer ku edhe ne banjo i vejne kamera te fsheht . Te mos te shohesh prej 35 vjeteve stacionin publik shqipetar nuk eshte as mencuri dhe as snobllek i kohes per te treguar se sa modern jam une. Ti nuk je kryetar opozite sot qe mund te thuash neser “Une do ta reformoj ose do ta prish radio televizionin publik shqipetar”. Ti ke 13 vjet qe je ne pushtet dhe komandon cdo gje qe eshte sot ne shqiperi. E mban mend kur ne 2014 e shembe televizionin Agon Chanel te italianit sepse e pe si kundershtar. Qe ne start e nise gabim duhet ta respektosh mendimin ndryshe kjo eshte demokracia por ti nuk e pranon se je i dhunshem. Mban pergjegjesi dhe per RTSH-ne se ti i emeron kuadot drejtuese ne RTSH ne KKRT dhe magjorancen ne keshillin drejtues te RTSH-se .Te gjith sektoret i ke me perfaqesues nga ana jote biles dhe 40 projektet e vitit te fundit u realizuan ne RTSH nga beniamint tuaj sa ne studio aq edhe ne podkast duke thithur buxhetin me pagesa te medha qe e futen institucionin ne kolaps financiar. Mos luaj indiferentin se ti me dashje nuk e sponsorizon radio televizionin se as nuk te pelcet per te. Ti aty do truallin se do tbesh kulla dhe mos i bjer nga Kina qe e ke per zemer por thuaj troc qe do ta shemb pasi ke vite qe edhe projektin e kullave mban te zyra jote . Na dergove edhe nje deputet gjoja kundershtar tendin e shoqerove me dy njerez qe tia tregonin rrugen dhe e sollen te dera e radio televizionit , pasi e pa me vemendje tha ketu mund te ndertohen kulla. Ky ishte ai Goni jot nje politikan qe sapo fillon karrieren politike e fillon mbrapsht dhe tallet me djersen e qinda e qindra punonjesve qe punuan me dekada ne ate televizion. Radio televizioni eshte ne prone te vet dhe ka financa te mbrojtura nga taksat e shqipetareve eshte anetar i EBU-se per te cilen erdhi nje delikacion dhe ra dakort per nje zhvillim akoma me modern teknokolgjik si te ruajme financat dhe si te thithim reklamen per kete arsye derguam nje delekacion te kryesuar nga zonja Eni Vasili drejtoreshe e pergjithshme e radio televizionit shqipetar. Per pak muaj qe jemi aty korigjuam financat, organizuam njesite dhe departamentet, i deleguam pune te gjithe hallkave ne RTSH dhe vendosem fashoorarin pasi transmetimi ne TVSH me aq shume stacione nuk linte gjurme mbi te gjitha hoqem nervin psikologjik te frikes qe ishte kthyer si rajon policie ne radio televizion. Njerezit ishin aq te trembur per te nesermen.Ne jua rritem rrogat i futem shpresen dhe ne monitorimin e koheve te fundit RTSH-ja u ngrit disa shkalle. Dhe del ti me idene e nje sunduesi dhe vetem shan e mallkon njerez qe i ke vu vet. Mos u mer me RTSH-ne ktheji syte kah qeveria jote se gjysmat i ke neper burgje. Kur ne nuk na sheh p***e na dergon grupe me shkresa 3 vjecare nga stacione qe i ke per zemer kur per 3 vjet ata duhet te meren me festivalet kur vete institucioni ka punonjesit e vet. -P***e ateher ti kur nuk e sheh televizionin e fton kengen fituese ne podkastin tend, sic fton dhe ate fituesin e bigut tend per te treguar se sa te ndiekin ty. Nuk mund te ma thuash mua as kolegeve te mi qe kemi punuar me Kico Fotjallin , Virgjil Kulen , Vera Zhein , Haki Bejleri ,Tefta Radi, Dhimiter Gjoka etj, sepse ato ishin kollose te mikrofonit dhe jo moderatore si ti. Atehere nuk te takon te meresh me ate institucion dhe te mohosh sepse ste nderon ty . Meqenese nuk te ndihmon mos i fyej drejtuesit qe i solle vete nuk eshte e moralshme. P***e ndihmon stacionet private me buxhete te medha dhe me te drejten e reklames, me sponsorizime spektaklesh si nga qeveria ashtu dhe bashkia me shuma maramendese ne cdo vit dhe, ato te ftojne per tu shperlare dhe te japin ndonje kupe ne dore qe ti tia dhurosh ndonjerit qe ka fituar nga llotaria kombetare. A nuk je ti qe i emerove dy drejtora te pergjithshm ne RTSH njeri perfundoi ne burg dhe tjetri kandidat? Kush mban pergjegjesi? Po ata artiste qe mer ti ne avion dhe i paguan nga qeveria dhe jo veten nje here por ne cdo udhetim per ti perdorur ne cdo fushate ne salla per diasporen. Bile njerit i dhe gjysmen e parkut tek liqeni se gjoja do te bente recital. Keto artista i ke dhe ne postera rrugesh dhe ai stafi yt servil qe i ke ne kryeminstri te ben seleksionimin se kush eshte me ty dhe kush eshte kundra teje. Ti nuk pyet per asnje institucion artistik sepse ti te gjitha i prishe si kinema, teater kombetar , cirku , estrada dhe tani se fundmi ne RTSH. Te gjithe duam qe te reformohet radio televizioni shqipetar. Te gjithe duam reforme por ne RTSH ke mbesa e nipa dhe njerez me teser dhe pa teser qe te sherbejne ty. Dhe po ti hecim do na i kthesh p***eri ti. Ai institucion do te mbijetoje edhe pse ti je hakmarres, konjuktoral, anti RTSH publik. Ti mendon se ktu mund te fshish gjithcka dhe syte i ke si ta rregullosh boten . Rregullo veten dhe shtetin se je sot njeriu me i perfolur ne ballkan e europe per korrupsion shteteror. Bile kaq i dashuruar je me veten dhe me kullat sa qe dhe portretin tend e do aty ne maje. Po mir eshte Skenderbeu aty nuk ka nevoje per kalores tjeter. Na the se ka 35 vjet qe nuk ju shoh, as na nuk te shohim ty bile une kam 20 vjet qe nuk te ndiek se sa del ti ne ekran nuk me le gishti se shtyp pultin . Prej vitesh ne dhjetor kur ka aktivitete artistike si festivali apo koncerti i vitit te ri celet ekrani gezon si femia , gjithcka duket me e bukur bashke me çantat qe mbajne njerezit per sofren e vitit te ri por sa vjen janari dhe fillon parlamenti yt gjithcka venitet, gjithcka rrudhet kjo vje si retultat i politikes qe nxierr vner. Po ta kujtoj ish presidentin e Amerikes Nikson kur dha doreheqien nga skandali i water gate. Dhe ne intervisten e pare sapo doli para gazetareve u shpreh: U terhoqa si president pasi urrejtja qe mbaja thelle ne shpirt ndaj medias me mundoi, sme la te qete nuk arsyetosha dot prandaj hapa rruge. Faleminderit

OM

11/08/2024

Jare...

15/07/2024

MAPPA DELLA SEQUENZA ARMONICA
Questa particolare spirale non è una curiosità vana né solo uno schema interessante: è infatti una mappa della sequenza armonica. Ecco come funziona la musica, anzi, come funziona tutto.
È una rappresentazione visiva degli intervalli musicali e delle loro relazioni, nel contesto di un sistema armonico o di accordatura. Al centro del diagramma c'è la nota fondamentale (Do), con le frequenze che raddoppiano per ogni ottava.
Ad ogni intervallo è inoltre associato uno specifico rapporto matematico, calcolato per primo da Pitagora. ??
Scoprì che due note che formavano un intervallo avevano sempre un rapporto di 2 a 1. Il rapporto della quinta perfetta è 3 a 2, e la quarta perfetta è 4 a 3. Pitagora combinò questi intervalli e poi creò altre note per comporre la maggiore. scala. Con il suo calcolo matematico era nata la teoria della musica. ??
Tutte le frequenze, siano esse il suono, la luce, il movimento planetario, ecc., possono essere correlate a questi cicli. Lo stesso schema a spirale appare ovunque nella natura, nel nostro DNA, nelle piante, nelle galassie, negli schemi meteorologici... e così anche nella musica. La spirale è ripetizione, ma con l'esperienza accumulata incarna processi fondamentali di creazione e crescita.

02/01/2024

Qështje këndvështrimi!...

---

Diversiteti dhe pikpamja ndryshe, një pasuri për ne apo një rrezik për kulturën shqiptare?

Të shumtë janë ato persona me kombësi shqiptare, të cilët përgjatë karrierës time muzikore janë perpjekur herë pas here të më destabilizojnë rreth muzikës që kam zgjedhur të bëj kryesisht!

Unë,
- Kam filluar të studjoj muzikë që në moshë fare të vogël...
- mesimet e para i kam marrë nga im' atë Gjon Kapidani (kompozitor/orkestrator-dirigjent)...
- më tej kam studjuar 12 vjet pianoforte në shkollën e Muzikës P.Jakova...
- studimet e larta i kam kryer për Kompozicion me prof: Ç. Zadejen...
- më tej kam punuar si arranxhiator dhe orkestrator në RTSh...

Pasioni dhe kureshtja në lidhje me gjuhën e sofistikuar harmonike të kompozitorëve impresionistë dhe më tej të ekspresionistëve, më ka shtyrë vazhdimisht përpara... dhe në njëfar momenti të jetës sime kam ra në kontakt me muzikën Jazz të cilën vazhdoj ta ushtroj sot pasi kjo muzikë është bërë përzgjedhja ime primare.

- Jashtë shteti, në BE, kam bërë mjaft koncerte si perfaqsues i muzikës Jazz i pellgut Mesdhetar. Pikërisht në këtë drejtim kam realizuar disa albume të cilat janë recensuar dhe sh*ten në vënde të ndryshme të botës....

- Aktualisht jetoj në Shkodër... merrem me mësimdhënie, gjithashtu bashkëpunoj me kolegë të tjerë muzikanta profesionistë dhe amatorë të cilët në tendencat e tyre përmbahet idea për një rekonstruksion koshient muzikor të vëndit në përputhje me disa nga modelet e mira të cilat qarkullojnë sot nëpër institucionet muzikore në botën e përparuar.

E kam fjalën për aktivitete muzikore, festivale, koncerte, forma moderne mësimdhënieje etj.

.. dhe pikërisht ndërsa po shkruaj këto rreshta, mëndja më shkon tek panorama muzikore e vëndit tonë.

Kush prej jush arrin t'më thot se në ç'gjëndje është muzika tek ne?

Pyetja është e një rëndësie të madhe, pasi studimet e fundit shkencore / mjekësore rreth muzikës, flasin për benefite të konsiderueshme të shoqëris si rrjedhojë e zhvillimit të trurit të individëve nga praktikimi i muzikës. Kjo gjë, ka një seri pasojash dhe një impakt pozitiv për vetë shoqërinë.

Kësaj pyetje, po provoj t'i përgjigjem unë i pari si profesionist i kësaj fushe.
- - -

ÇORBA:
Në Shqipëri, kultura muzikore është e niveleve minimale!!
Në Shqipëri muzika nuk ka qenë më ÇORBË se sa aktualisht!!!
Tek ne, kjo ÇORBË është e konsumuar ndër lokale, nëpër MEDIA, dhe duket sikur nuk ka vënd për tjetër muzikë!!

Në Shqipëri, diversiteti konstruktiv merret si një tregues negativ, ndërkohë që Tallavaja masive apo "ÇORBA" merr formën e emruesit të përbashkët që bashkon të gjithë "ujqër, dhenë e lakra t'kalbta".

Prit një minut!

Si nuk p***a "tjetër" përveç Tallavitjes?!

Në të vërtetë ka... por numri i kësaj "tjetrës" është tepër i vogël dhe nuk arrin të influencojë as vetë shkollën, prej nga ku edhe rrjedh.

Tek ne, këto 10-15 vitet e fundit, shkolla e kompozicionit ka pësuar ndryshime domethënëse, ndërkohë SHKOLLA e formimit të istrumentistave ka ngelur pothuajse ajo e 50 viteve më parë!!!

Të paktë janë ato instrumentista që (për kuriozitet personal) merren me muzikë bashkohore klasike, ndërkohë që pjesa dërrmuese vazhdojnë të "kalleposen" si tullat përmes programeve demodé të shkollës Ruse që i perket së kaluarës... tip 50 viteve para.

Tek ne, muzika e trashëguar në lidhje me idiomen muzikore, është ose si muzikë klasike (deri tek Beethoven e kusurë), ose Aheng dhe Muzikë popullore.

.. pak nga kompozitorët tanë, gjendjen sipër në orbita të super-larta të stratosferës, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre preferon të sillet poshtë brënda atmosferës.

Stratosfera (sipër) = muzikë politonale/modale... Kontemporane.

Atmosfera (poshtë) = muzikë tonale me linja të dukëshme klasicizmi.

Hiqi këto të kompozicionit që sapo thashë...

Nga njëra anë kemi përfaqësuesit e muzikës së kulturuar, instrumentistë të formuar me shkollë klasike, nga ana tjetër kemi dasma dhe shyqyre, një treg i ushqyer kryesisht nga diletantë.

Ndërkohë, mes këtyre dy ekstremeve ekziston një GROPË gjigante brënda së cilës "bredhin" poshtë e lart si fantazma një putpurri kategorish mikse muzikantësh dhe artistësh të cilët publiku i njeh në të shumtën si muzikanta apo këngëtar të së ashtuquajturës: Muzikë e lehtë.

Këtu, në këtë thesin e muzikës së lehtë futen të gjithë ata muzikanta të cilët nuk janë as "KLASIKË" e as "POPULLOR", por brënda ka prej tyre që janë muzikalisht të formuar, gjithashtu ka edhe plot "kakareça"... ( ! )

Kjo pikë shënon pikërisht kulmin è RRUMPALLOSJES... injorancës si nga ana popullore gjithashtu dhe nga ajo profesionale kundrejt muzikës, e cila siç po e kuptoni, përveç publikut të gjërë kap me vete dhe një pjesë të mirë muzikantash të diplomuar (gjysmakë apo të plotë) të cilët të pafajshëm për gjëndjen në fjalë, janë viktimë brënda kësaj GROPE!!!
- - -

GROPA:
Kjo GROPË, lind si pasojë e injorimit pothuajse total kundrejt të rejave muzikore të cilat erdhen kryesisht si rezultat i dy periudhave historike vëndimtare për formimin e ideve moderne progresiste:

Belle Époque (Francë/Paris = 1871 - 1914) dhe
Harlem Renaissance (USA/NYC = 1917 - 1930), Por nuk mbaron me kaq!

Përgjatë këtyre dy periudhave historike (të cilat për një seri arsyesh gjënden të lidhura mes tyre), shohim të realizohen shpikje dhe zbulime shkencore vëndimtare për mbarë njerëzimin... gramafoni, radio, motori elektrik, penicilina, relativiteti i Ainshtainit, lëvizjet feministe dhe e drejta e grave për të votuar.. etj etj.
Këto gjëra ndodhin nëpër botë, ndërkohë që ne si popull jemi të derrmuar nga 4 shekuj sundim ottoman.

- Muzikalisht, kjo periudhë historike është e mbushur me krijime artistike, të cilat akoma sot shërbejnë si modele studimi. Disa nga këto vepra do bëhen të famshme edhe për publikun e gjërë si p.sh: Ravel (Bolero), Stravinsky (Kremtim i Pranverës)... gjithashtu në këtë kohë lindin kafenetë moderne "Chantane" (kafenetë me spektakle dhe varietete muzikore) në të cilat pak më vonë ndër vite do të luhej muzikë Jazz.

AH, Kjo GROPA!!!

Populli shqiptar i injoron pothuajse në tërësi të paktën dy produktet bazike të këtyre dy periudhave historike:
1: Muzikën Klasike Kontemporane, (e cila e ka zanafillen tek "Belle Époque" dhe arrin deri sot).

2: Muzikën Jazz, (si muzikë e kulturuar e Shteteve të Bashkuara të Amerikës), e cila shërben gjithashtu si platformë e pothuajse të gjitha rrymave komerciale Pop (popular).

Pikërisht kundër kësaj periudhe dhe vlerave të saja, shqiptarët aplikuan një SURROGATO të Realizimit Socialist, i cili akoma edhe sot mbas så vitesh gjen shprehje tek disa mënyra bajate në krijimtarin muzikore autoktone "shqiptarski - çapajev".

Kjo GROPË në kulturën muzikore të popullit tonë, është një fatalitet, si një "tru " i lobotomizuar për të cilin shpresat për shërim janë jashta çdo mundësije.

Një vend me një kulturë muzikore të markës Real-Socialiste me trajta të thella prapambetjeje idiomatike deti në analfabetizem muzikor, siç është kjo e jona përgjithësisht, e ka të vështirë të përparojë drejt progresit.

Po pse nuk arrijmë të kuptojmë rëndësin e muzikës moderne (siç mund të jetë p.sh rasti i muzikës Jazz?

Ahhh... Uffff... Hmmmm....

.. Sepse që nga vitet 1960 e këtej muzika Jazz u bë muzikë e përpunuar teknikisht, dhe e kulturuar.

Populli arriti ta ndiqte muzikën Jazz deri tek Stili "SWING" i viteve '30 dhe '40 i përfaqësuar nga orkestrat e mëdha "BIG BAND" si ajo e Benny Goodmanit ose Glenn Millerit.... ndërsa Stilet e mëvonshme (bebop, cool) patën më pak sukses, dhe duke nisur nga "FREE JAZZ" dhe kontaminimet moderne, Jazzi u bë një muzikë ultra-minoritarie, për vetëm publik të kulturuar.

Pra, arsyeja është e qartë: sa më komplekse të jetë muzika Jazz, aq më pak dëgjues arrin. Për shembull, është shumë më e vështirë të dëgjosh bebop jazz se sa të gjitha veprat e Mozartit.

Harmonikisht dhe ritmikisht, sot (për dijet muzikore që disponojmë), Mozarti është i krahasueshëm me një student mesatar të kompozicionit. Kjo gjë nuk do të thotë "ta hedhim Mozart-in"! JO, kurrë.... gjithashtu, nuk mund të hedhim as Jazz-in modern të John Coltrane (thjesht për injorancë)! Njesoj... për muzikën klasike kontemporane.

OK, tashma e dimë që për pjesen dërmuese e njerëzve, muzika nuk është gjë tjetër veçse një argëtim sipërfaqësor. Njerëzit nuk janë më në kërkim të muzikës sfiduese intelektuale, por u kënaqen melodive tërheqëse pa pretendime artistike.
- - -

.. Fundja, popull jemi ne, popull është ai francezi, popull ai turku, popull ai Mazai... etj. Të gjithë kanë Rite me muzikën e tyre... Ndërsa populli i prendimit, perveç muzikës popullore/folklorike, ka krijuar edhe muzikën klasike, atë të elitës. Gjithashtu, kultura elitare klasike është perzi me Ritet Afrikane dhe ka nxjerrë në dritë muzikën Jazz.

Kjo do të thotë se, populli është si ta mësosh (apo si të mësohet):

.. I dhe Jazz, do mësohet me jazz dhe do jetë në gjendje të ndjekë deri në njëfarë pike gjithashtu muzikë të kulturuar.... Këtu futen në lojë institucionet, Teatrot, Shkollat, Kurset etj.

.. I dhe Tallava, do mësohet me shijen e qofteve, me batutat e shyqyreve dhe rrjedhimisht ka për të injoruar muzikën e sofistikuar.

dhe.....

.. Kur kultura mungon, populli ka tendecë të pjelli Elita me probleme! .

.. Elita krijon modele, (pjesëtarët e saj i gjen nëpër shkolla etj...) ose nuk krijon... apo edhe mund të shkatërrojë.

.. por nuk dua të shkëputem nga muzika.
Fundja,
Unë jam krejt koshient dhe i sinçertë kundrejt muzikës dhe kam bindjet e mia të bazuara mbi studimet dhe eksperiencën personale, që muzika është e domosdoshme për botën sepse është e natyrshme për ne, gjithashtu sepse ajo përmbush qëllime të ndryshme, të gjitha të rëndësisë parësore në raport me njeriun.
- - -

Ne si vend, e kemi të domosdoshëm ballafaqimin me botën e qytetëruar moderne. Si rrjedhojë duhet t'i hapim dyert muzikës bashkohore klasike, Muzikës Jazz dhe Artit modern pa frikë, por me vetëdije.. . Nuk duhet t'na frikësojë piktura e Picasso-s apo
modernizmi i grafikave të Escher-it...
.. Të ashtuquajturat "dizonanca" të pa kuptueshme për një vesh mesatar tek një dëgjues, janë fatkeqësi dhe handicap tek një muzikant që pretendon të jetë instrumentist sot.

Prandaj shkollat tona muzikore janë objekt rinovimi, proces ky i cili duhet të shikohet me inteligjencë dhe me kujdes prej profesionistave. Ky proces është i pashmangshëm...

Ka ardhë koha me ndrru...

MK

Përndryshe nuk mund të shkohet përpara:

>

urtësi kineze (që na shkon për shtat)

Direct Link

16/09/2023

LULEBORË 2023

Të dashur miq:

Mirësevini në faqen zyrtare të Festivalit të Këngës: Luleborë - 2023. Festivali ynë i vogël po rritet së bashku me qytetin tonë të bukur, duke i dhuruar publikut tonë këngë gjithnjë e më të bukura, me qëllim promovimin e muzikës së mirë, të shkruar dhe të interpretuar në mënyrë profesionale. Ne jemi gjithashtu të përkushtuar të realizojmë një produksion të niveleve të larta ndërkombëtare, pasi synojmë që ta rrisim festivalin tonë në mënyrë që ky aktivitet të bëhet i rëndësishëm në nivel kombëtar. Ky është qëllimi ynë, dhe me ndihmën tuaj ne mund t'ja dalim.

Pikërisht për ta afruar aktivitetin me ju, dëshirojmë t'ju ofrojmë kënaqësinë që ndjejmë gjatë fazave përgatitore: të aranzhimit, gjatë provave, apo ndërsa prodhojmë muzikë të mirë, prandaj ju ftojmë të na ndiqni gjatë punës tonë, këtu në FaceBook dhe/ose në rrjete të tjera sociale.

Stafi drejtues

Want your school to be the top-listed School/college in Shkodër?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Shkodër