29/01/2024
Në luginën që fle poshtë Kalasë së Rozafës, ndodhet një nga xhamitë më interesante të Shqipërisë.
Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet Pashë Bushatit është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër.
E ndërtuar në vitet 1773-1774, ajo përfaqëson të vetmin monument kulti të periudhës osmane në këtë zonë të Shqipërisë.
Legjendat thonë së në themelet e xhamisë mund të gjenden rrënojat e një kishe të vjetër katolike të shekullit të XIII-të.
Nga vjen emri Xhamia e Plumbit?
Quhet e Plumbit, sepse në kohën e sundimit osman, kubetë e xhamisë ishin të veshura me shtresa plumbi.
Shteti shqiptar e ka shpallur monument kulture që në vitin 1948.
📩 [email protected]
📞 +355 (0) 69 205 1475
📞 +355 (0) 222 55 999
24/01/2024
Empowering minds, transforming futures. 📚Happy International Day of Education!
📩 [email protected]
📞 +355 (0) 69 205 1475
📞 +355 (0) 222 55 999
22/01/2024
| Kafja e Madhe
Ishte fundi i shekullit XIX kur në Shkodër vazhdonte të lulëzonte tregtia e për rrjedhojë shumë familje të kamura vinin nga jashtë dhe e vizitonin Skutën e Arit (sipas prof.. David Lluka, emërtimi në italisht i Shkodrës "Scutari" shpjegohet etimologjikisht prej fjalës skutë dhe ar.
Familja Ashiku e pa të udhës të investonte në infrastrukturën e mirëpritjes së vizitorëve, prandaj i kërkoi arkitektit të njohur Kolë Idromeno të skiconte një vend që do të ishte i përshtatshëm për to.
Me të përfunduar ndërtimin, Kafja e Madhe filloi të frekuentohej jo vetëm prej të huajve, por edhe prej shkodranëve duke u kthyer shumë shpejt në strehën ku takoheshin intelektualë.
Nëse vërtet Shkodra është djepi i kulturës, Kafja e Madhe është vendi ku kultura u diskutua më së shumti.
Para se të quhej “Kafja e Madhe”, godina pati tre emra: Fillimisht quhej Kafe “Adriatik”, më pas u quajt Kafe – Hotel “Park” dhe në fund, me ardhjen e malazezëve “Grand Hotel Savija”.
21/01/2024
"The team that made it all possible."
💪 The Future Starts At The Endgame.™
16/01/2024
Pjesë e rëndësishme e historisë, kulturës dhe traditës së Shkodrës është edhe Pazari i Vjetër i këtij qyteti, i cili për fat të keq, sot nuk ekziston më.
Fillimet e Pazarit te Shkodrës, mendohet se i përkasin Dinastisë së Bushatllinjve, por që lulëzimin më të madh ai e arriti gjatë pushtimit osman duke u bërë Pazari më i madh, më i bukur e më me emër në katër vilajetet shqiptare.
Pazari i vjetër në Shkodër, në kohën e lulëzimit të tij u bë vërtetë një qytet i madh tregtar midis pjesës së vjetër dhe asaj të re të qytetit, i shtrirë në 1.8 km gjatësi, ku vlonte tregtia dhe ku madhësia e tij lejonte të punonin dhe të blinin aty mbi 10 mije njerëz.
Ndërsa në ditët e pazarit, ditët e diela apo të mërkura, aty mund të ishin prezentë më shumë se 30 mijë vetë, çka e tregon edhe fakti se shkodranët e kanë pasur traditë dhe janë vlerësuar si “mjeshtërit” më të shkëlqyer në tregti.
Sot nuk ka më asnjë gjurmë të Pazarit të Vjetër dhe kjo është një fatkeqsi jo vetëm për Shkodrën, por për gjithë Shqiperinë.
Efekti dhe pasojat e këtij rrënimi kanë qenë katastrofike dhe janë ndjerë vazhdimisht në çdo sektor të ekonomisë në Shkodër.
Që atëherë e deri më sot Shkodra nuk arriti dot ta ringrinte Pazarin e saj të Vjetër.
08/01/2024
Historia e bicikletës në Shkodër daton që në vitin 1897 nga një foto e dalë nga fototeka "Marubi", të dy burrave me biçikleta, me veshje kombëtare shqiptare, por që nuk janë të evidentuar se kush janë për t’i dhënë më vërtetësi kohore asaj.
Më vonë në vitin 1907 konsulli i nderit të Suedisë në Shkodër solli nga jashtë një biçikletë e cila tërhoqi vëmendjen e të gjithë banorëve qytetarë që e shikonin me habi sepse ishte i pari dhe i vetmi mjet në tokë , në atë kohë në Shkodër, që ecte pa u tërhequr nga kuajt apo qetë.
Pas disa vitesh, ishte pikërisht bicikleta që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të Shkodrës por e veçanta ishte se atë po e niste një grua e konsullatës austriake, pra ishte hera e parë që shikohej një grua të niste biçikletën.
Një tjetër fakt interesant daton në vitin 1915, kur policia e qytetit u pajis me biçikleta dhe ushtronte detyrën e saj duke përshkruar rrugët me biçikleta.
Ndërsa rrotullohej nëpër rrugët e qytetit, bicikleta sillte me vete ndryshimin dhe zhvillimin që karakterizoi kohën duke e bërë atë një pjesë thelbësore të historise të Shkodrës.
📌Foto viti 1987
📩 [email protected]
📞 +355 (0) 69 205 1475
📞 +355 (0) 222 55 999
🚲 🇦🇱
05/01/2024
Kosovo started 2024 with a great milestone.
Kosovars will enjoy visa-free travel for short-term stays to EU’s Schengen Zone countries, marking the finalization of an eleven-year-long process.
📩 [email protected]
📞 +355 (0) 69 205 1475
📞 +355 (0) 222 55 999
25/12/2023
Warmest holiday wishes from the NOVARIC® team to your family!
May the magic of Christmas fill your home with joy, laughter, and unforgettable moments.
Here’s to a season of togetherness and happiness.
Merry Christmas!❤️
25/12/2023
Warmest holiday wishes from the NOVARIC® team to your family!
May the magic of Christmas fill your home with joy, laughter, and unforgettable moments.
Here’s to a season of togetherness and happiness.
Merry Christmas! ❤️
21/12/2023
Morning Glory in Northern Albania!
Rise, shine, and spike the moments with NOVARIC® students!
📩 [email protected]
📞 +355 (0) 69 205 1475
📞 +355 (0) 222 55 999