Psikologji-Pune Sociale Departamenti

Psikologji-Pune Sociale Departamenti

Share

Departamenti Psikologji - Pune Sociale, Universiteti i Shkodres

11/07/2022

Te dashur kolegë punonjës social nëpërmjet këtij postimi dëshirojmë t'ju informojmë në lidhje me aktivitetet dhe punën më të fundit të Urdhrit të Punonjësve Socialë!

Aktualisht Urdhri është në fazën e hartimit, diskutimit dhe miratimit të Rregullores së Liçensimit. Referuar kësaj dëshirojmë që të rishikoni dhe një herë databasen e anëtaresise së rifreskuar nga Ministrisia e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deri në vitin 2021.

Për të gjithë punonjësit socialë që kanë dorëzuar dokumentat gjatë thirrjeve të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe nuk e gjejnë emrin në listën e publikuar do ketë një njoftim të dytë në lidhje me proçedurat dhe hapat që do ndiqen!

Linku për të rishikuar emrin:https://shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2021/12/Lista-e-anetareve-asamblese-me-te-drejte-vote.pdf

26/04/2022
Photos from Shoqata Kombetare e Punonjesve Sociale's post 12/06/2021

Kujdes!
Te henen do kete njoftim zyrtar ne faqen e Ministrise me me shume detaje ne lidhje me kete proces.
Ju urojme gjithe te mirat!

02/11/2020

Pershendetje studente!
Ne kete postim gjeni kontaktet e pedagogeve te cileve ju do i adresoheni per çdo informacion qe ju nevojitet.
Ju faleminderit!

01/11/2020

Njoftim ne lidhje me fillimin e vitit akademik 2020-2021!

Të dashur studentë dhe pedagogë!

Nesër nisim një vit akademik sfidues, i cili vjen në vazhdimësinë e vitit të kaluar që u mbyll me mjaft vështirësi për shkak të pandemisë COVID-19. Ndërkohë që sfidat vazhdojnë të jenë të shumta, duket që edhe ky vit do të jetë i pazakontë dhe aspak i lehtë, jo vetëm këtu por në të gjithë globin.

Në këtë kuadër, nga thellësia e zemrës dua t’ju uroj të gjithëve pa përjashtim një vit akademik sa më të mbarë e të suksesshëm!

Si Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, jam mëse e vetëdijshme për paqartësitë që krijon situata aktuale, por kjo nuk duhet të na trembë. Përkundrazi, duhet të na japë forcë, shumë qetësi e vendosmëri që edhe përgjatë këtij viti akademik të arrijmë maksimumin.

Komiteti i Ekspertëve ka propozuar së fundmi, që të paktën muajin e parë, mësimi të zhvillohet në distancë, pra “online”, në mënyrë që të frenohet përhapja e mëtejshme e virusit. Një vendim aspak i lehtë ky, i imponuar nga ecuria dhe dinamika e pandemisë, por që fatmirësisht i ka gjetur universitetet tona të përgatitura që më herët në mënyrë që mësimdhënia të nisë dhe të zhvillohet pa ndërprerje.

Nga takimet e realizuara kohët e fundit me drejtuesit e universiteteve, jam informuar që janë marrë të gjitha masat e nevojshme që të kemi një nisje optimale në këtë fillim-viti akademik. Më vjen mirë që çdo universitet ka tashmë gati metodën e tij specifike të “mësimit të kombinuar”, si “online”, ashtu edhe në auditore kur kjo të jetë e mundur, në respekt të plotë të masave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në fund, një lutje për të gjithë ju, që në asnjë moment të mos neglizhoni respektimin e masave anti-COVID. Kjo është e vetmja mënyrë që ne ta kapërcejmë sa më lehtë këtë periudhë dhe t’i rikthehemi sa më parë normalitetit që të gjithë dëshirojmë.

Suksese dhe shëndet të mirë për të gjithë!

Want your school to be the top-listed School/college in Shkodër?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Kolë Heqimi
Shkodër
4001