Shkolla 9-vjeçare "Petrit Llaftiu" Shijak-Faqja Zyrtare

Shkolla 9-vjeçare "Petrit Llaftiu" Shijak-Faqja Zyrtare Nje liber eshte gjithmone nje shok i mire.

Të nderuar kolegë, Të nderuar prindër,Të dashur nxënës,Rifillojmë së bashku një tjetër rrugëtim!Plot sfida, veprimtari, ...
11/09/2026

Të nderuar kolegë,

Të nderuar prindër,
Të dashur nxënës,

Rifillojmë së bashku një tjetër rrugëtim!
Plot sfida, veprimtari, studim, argëtim dhe bashkëpunim!
Ambientet tona janë gati dhe pas pak orësh do të zhurmojnë sërish nga zërat tuaj!
Le të nisim vitin e ri shkollor me dëshirën dhe dashurinë për librin dhe dijen, për momentet e bukura me shoqërinë, por edhe me mirënjohjen për mësuesit, të cilët do të jenë gjithmonë pranë jush!

Kolegë, çdo vit që fillon është një emocion i ri! Përballemi me sfida të reja, por krijiojmë edhe përvoja, edhe arritje së bashku!

Suksese dhe mbarësi të gjithëve!📚📖📖📚

18/08/2026
30/06/2026

🎓✨ Një mbrëmje që do të mbetet gjatë në zemrat tona…❤️❤️❤️
Faleminderit nxënësve tanë të dashur për energjinë, respektin dhe emocionet që na dhuruat. Faleminderit prindërve për mbështetjen dhe mësueseve për përkushtimin e tyre në çdo hap.
Ju urojmë suksese në rrugëtimin tuaj të ri! Fluturoni lart dhe mos harroni kurrë se ëndrrat realizohen me punë, besim dhe zemër. 🌟❤️🎉🎓

Urime të përzemërta të vegjëlve tanë të rritur, nxënësve të klasës së nëntë 🎓, për emocionet e pafund që na dhuruan në m...
29/06/2026

Urime të përzemërta të vegjëlve tanë të rritur, nxënësve të klasës së nëntë 🎓, për emocionet e pafund që na dhuruan në mbrëmjen e minimaturës! Një mbrëmje magjike ✨, plot ngjyra, surpriza dhe emocione 💫.
Ky ishte fundi i një kapitulli të bukur dhe nisja e një rrugëtimi të ri 🚀, plot shpresë për të gjithë ju. Faleminderit, mësuese Sofi, për dashurinë 💖, përkushtimin dhe çdo moment që na dhuruat! ❤️❤️
Suksese yje! Me ju e ardhmja do jetë akoma më e bukur!❤️❤️❤️

LAJMËRIM PËR PRINDËRITTë nderuar prindër,Ju informojmë se Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me strukturat ...
16/06/2026

LAJMËRIM PËR PRINDËRIT

Të nderuar prindër,
Ju informojmë se Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit, ka përcjellë një njoftim lidhur me qarkullimin në vend të disa produkteve ushqimore në formë karamelesh ose xhelesh (“Edibles”), të cilat përmbajnë përqendrime të larta të substancës narkotike THC (përbërësi kryesor psikoaktiv i kanabisit).
Këto produkte paraqiten me pamje të ngjashme me ëmbëlsirat e zakonshme, gjë që e bën të vështirë identifikimin e tyre dhe rrit rrezikun e konsumimit aksidental, veçanërisht nga fëmijët dhe adoleshentët.
Konsumi i tyre mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin, si:
•​ Helmim akut;
•​ Çrregullime neurologjike;
•​ Reagime të rënda psikoaktive;
•​ Rrezik të shtuar për shëndetin fizik dhe mendor.
Ju lutemi:
•​ Të bisedoni me fëmijët tuaj për rreziqet që paraqesin këto produkte.
•​ Të tregoni kujdes ndaj produkteve ushqimore të panjohura që ata mund të marrin ose blejnë.
•​ Të njoftoni menjëherë shkollën ose autoritetet përkatëse në rast se hasni produkte të dyshimta.

Faleminderit

🎓Të dashur nxënës, ju urojmë suksese në çdo hap që do të hidhni më tej, guxim për të ndjekur ëndrrat tuaja dhe besim në ...
12/06/2026

🎓Të dashur nxënës, ju urojmë suksese në çdo hap që do të hidhni më tej, guxim për të ndjekur ëndrrat tuaja dhe besim në aftësitë që keni fituar gjatë këtyre viteve.❤️❤️❤️❤️🤩🤩🤩🤩🤩

12/06/2026

Sot, nxënësit e klasës së IX-të mbyllën një kapitull magjepsës në jetën e tyre. Ata dogjën çarçafin e kujtimeve, mbushën zemrat me buzëqeshje, shkruan mesazhe dhe krijuan fotografi që do të mbeten përgjithmonë.
Plot emocion dhe përkushtim si gjithmonë pranë tyre mësuese Sofi, që i udhëhoqi këta fëmijë në këtë rrugëtim të bukur!❤️❤️❤️
Faleminderit, klasa e 9-të, për çdo moment, për çdo ëndërr dhe për çdo hap që keni hedhur.
Ju urojmë rrugëtim të mbarë, mbushur me suksese dhe dashuri! 🌹❤️❤️❤️

05/06/2026

🌹 Një trëndafil nga secili nxënës, një buqetë plot dashuri për mësuesen.
Me prerjen simbolike të shiritit të kuq, mbyllëm një kapitull të bukur të klasës së pestë. Kujtime që do të mbeten gjithmonë në zemrat tona! ❤️✨
❤️ Faleminderit për 5 vite plot mësime, buzëqeshje dhe kujtime të paharruara mësuese Bela! ❤️
❤️❤️❤️

05/06/2026

🎓❤️ Lamtumirë, klasa V! ❤️🎓

Pesë vite të mbushura me dije, buzëqeshje, miqësi dhe kujtime të bukura. Ju urojmë suksese në rrugëtimin e ri që ju pret dhe qofshi gjithmonë krenaria jonë!

Falënderime për nxënësit, prindërit dhe mësuesen Bela për këtë rrugëtim të paharruar. 🌟📚💐

Suksese në ciklin e ri! ❤️🎓✨

📚➕ Matematika në jetën e përditshme ➕📚Sot nxënësit e klasës V realizuan me shumë sukses prezantimin e projektit të fundv...
05/06/2026

📚➕ Matematika në jetën e përditshme ➕📚

Sot nxënësit e klasës V realizuan me shumë sukses prezantimin e projektit të fundvitit “Matematika në jetën e përditshme”.🌞🌞🌞

Përmes informacioneve interesante, dramatizimeve, këngëve, kërcimeve, pjesëve edhe në gjuhën angleze, ata treguan se matematika është kudo rreth nesh dhe na shoqëron në çdo hap të jetës.

Një atmosferë e ngrohtë dhe plot emocion u krijua në praninë e prindërve të ftuar, të cilët ndoqën me kënaqësi punën dhe përkushtimin e fëmijëve.

Urime nxënësve për paraqitjen e shkëlqyer dhe falënderime mësueses kujdestare Bedrije Stafa për punën, përkushtimin dhe dashurinë që u ka falur këtyre fëmijëve në këto 5 vite të arsimit fillor! 👏🌟🤩🤩
Sa emocione na dhuruat nxënës të dashur!
Faleminderit prindërve për bashkëpunimin!❤️❤️❤️

📖

Address

Shijak

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-vjeçare "Petrit Llaftiu" Shijak-Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla 9-vjeçare "Petrit Llaftiu" Shijak-Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share