Shkolla 9-vjecare"9 Tetori" Sarandë -Faqja zyrtare

Shkolla 9-vjecare"9 Tetori" Sarandë -Faqja zyrtare Faqja Zyrtare e Shkollës 9-Vjecare "9-Tetori", Sarandë

16/09/2026
14/09/2026
19/08/2026

NJOFTIM!
Të nderuar prindër dhe nxënës,
Ju njoftojmë se duke filluar nga data 24.08.2026 deri më 07.09.2026 do të jenë të hapura regjistrimet për klasën e I-rë për vitin shkollor 2026–2027.
Regjistrimet do të kryhen online, nëpërmjet platformës e-Albania.
Lutemi që prindërit dhe nxënësit e interesuar të respektojnë afatet e përcaktuara për regjistrim, si dhe zonat e caktuara për regjistrimim në institucionin arsimor" 9 Tetori’’.
Për të shmangur çdo problem gjatë procesit, ju këshillojmë të kryeni regjistrimin brenda afatit të përcaktuar dhe të kontrolloni me kujdes të dhënat e kërkuara gjatë aplikimit.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe ju urojmë suksese në vitin e ri shkollor 2026–2027.

📢 Njoftim për Prindërit dhe Kujdestarët Ligjorë. 📢✅ Shkolla 9‑vjeçare “9 Tetori” Sarandë, ju fton të regjistroni fëmijët...
06/07/2026

📢 Njoftim për Prindërit dhe Kujdestarët Ligjorë. 📢

✅ Shkolla 9‑vjeçare “9 Tetori” Sarandë, ju fton të regjistroni fëmijët tuaj në klasën e parë nëpërmjet portalit e-albania ,për vitin shkollor 2026‑2027.🗓

👉 Regjistrimi do të kryhet nga 6 korrik deri më 31 korrik 2026.👈

Ky është një hap i bukur drejt dijes dhe ne ju mirëpresim me ngrohtësi për të nisur së bashku këtë udhëtim të rëndësishëm.

Me respekt ✅
Stafi i Shkollës “9Tetori”Sarandë.

18/06/2026

👋 Përshëndetje të dashur nxënës, të klasës së nëntë!

Ju njoftojmë se në shkollë do të zhvillohen Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë për klasat e nënta, sipas kalendarit zyrtar si më poshtë:

📝 Gjuha Shqipe – E premte, 19 qershor 2026
🧮 Matematika – E enjte, 25 qershor 2026
🌍 Gjuha e Huaj – E martë, 30 qershor 2026

🌟 🎯 Duke ju uruar suksese nesër në provimin e parë të PKAB - së, në lëndën Gjuhë Shqipe, po ju rikujtojmë edhe disa detyra:

1. Provimet do të realizohen, në gjimnazin " Hasan Tahsini", pra në shkollë.
2. Paraqitja në shkollë e nxënësve bëhet në orën 08 : 30 - 09 : 00.

3. Duhet të jeni të veshur me pantallona të gjata (jo të shkurtra).

4. Mos merrni me vehte telefon celular ose orë smart, sepse nuk lejohen në ambientet e provimit.

5. Të keni me vehte 2 - 3 stilolapsa me rezervë bojë blu.

6. Rreshtohuni sipas klasave, e mbani qetësi kur lexohen emrat.

7. Hyrja në ambientet e provimit do të bëhet nën drejtimin e mësuesit administrator të caktuar për ju.

8. Tregoni kujdes me testin, e kontrolloni për parregullsi, mos shënoni emrin, shenja dhe lexoni me vëmendje kërkesën e secilit ushtrim.

9. Mos dilni nga klasa para mbarimit të provimit, pasi nuk lejohet.

10. Merrni me vehte ujë.

Suksese dhe ju priftë e mbara! 🙏🙏🤗

🏐🏀 U zhvilluan me sukses Festivalet e Fëmijëve U10 në disiplinat e volejbollit dhe basketbollit, ku morën pjesë dhe nxën...
06/06/2026

🏐🏀 U zhvilluan me sukses Festivalet e Fëmijëve U10 në disiplinat e volejbollit dhe basketbollit, ku morën pjesë dhe nxënësit e shkollës tonë:
Xhan Ali Shara, Desant Pepa, Etjon Mehmeti, Amelio Fezga, Mateo Resuli, Desart Shabani, Joan Demiri, Aron Duka,Shein Dike,Anda Yzeiri, Siera Yzeri, Ester Isufi, Megi Shehu, Antonia Kolagj , Ajsi Lame, Ariela Isufi, Asia Haxhiu, Franceska Raku, Dea Cora, Arsi Gjoni, Ami Goxhaj, Arsi Mehmeti.

Ky aktivitet kishte në fokus krijimin e një atmosfere festive, argëtuese dhe edukative, ku fëmijët patën mundësinë të luajnë, të socializohen dhe të përjetojnë emocionet e sportit.
Në këtë edicion që përmbyllet me sukses, fituesi më i madh është gëzimi i fëmijëve dhe dashuria për sportin! ❤️

🌟 Suksese për artistin tonë, Xhanin! 🎶Me shumë krenari duam të urojmë nxënësin tonë, **Xhanali Sharra**, i cili me talen...
01/06/2026

🌟 Suksese për artistin tonë, Xhanin! 🎶
Me shumë krenari duam të urojmë nxënësin tonë, **Xhanali Sharra**, i cili me talentin dhe punën e tij ka siguruar një vend në skenën magjike të **Festivalit Kombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër**!
I dashur Xhani, ngjitu në atë skenë dhe shkëlqe ashtu siç ti di! Të gjithë ne po të ndjekim me zemër. Suksese të pafundme! 🎤🏆✨

Festa e Abetares është një nga ditët më të bukura dhe më emocionuese për vogëlushët tanë, që hodhën me sukses hapat e pa...
26/05/2026

Festa e Abetares është një nga ditët më të bukura dhe më emocionuese për vogëlushët tanë, që hodhën me sukses hapat e parë drejt dijes.
Abetarja do të mbetet gjithmonë libri i parë i rrugëtimit të tyre të bukur në shkollë.

Sot ishte një ditë krenarie edhe për prindërit dhe mësuesen, që panë buzëqeshjet, emocionet dhe përkushtimin e fëmijëve.
Të gjithë nxënësit meritojnë duartrokitje për gjithçka arritën!

Ju urojmë suksese në çdo hap të jetës.
Ëndërroni shumë, besoni te vetja dhe ecni gjithmonë përpara me zemër të pastër.

Faleminderit për emocionet e bukura që na dhuruat sot! ❤️

Po ju prezantojmë disa momente nga Festa e Abetares e klasës I-A, me mësuese Pranvera Tatari.

Festa e Abetares 🌟Klasa I-D🌟Sot festojmë një hap të bukur e të rëndësishëm në rrugëtimin e fëmijëve tanë, të cilët me sh...
23/05/2026

Festa e Abetares
🌟Klasa I-D🌟
Sot festojmë një hap të bukur e të rëndësishëm në rrugëtimin e fëmijëve tanë, të cilët me shumë përkushtim, gëzim dhe kureshtje mësuan shkronjat e para dhe hodhën themelet e dashurisë për dijen.

Urime të përzemërta për të gjithë nxënësit e klasës së parë D, për këtë arritje të parë kaq të veçantë!

Një falënderim i veçantë dhe i sinqertë për mësuese Florentina për durimin, përkushtimin dhe dashurinë e treguar çdo ditë në këtë proces të bukur edukativ.
Puna e saj është frymëzim dhe bazë e fortë për çdo hap të fëmijëve tanë në botën e madhe që i pret. 💛
Falenderojmë prindërit për mbështetjen, besimin dhe bashkëpunimin gjatë gjithë këtij rrugëtimi kaq të rëndësishëm për fëmijët tanë.

Suksese të gjithëve! 🌸




Address

Rruga "Idriz Alidhima"
Sarandë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-vjecare"9 Tetori" Sarandë -Faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla 9-vjecare"9 Tetori" Sarandë -Faqja zyrtare:

Shortcuts

Share

Category