Universiteti i Tiranes Filiali Sarande Faqja Zyrtare

Universiteti i Tiranes Filiali Sarande Faqja Zyrtare Universiteti i Tiranës Faqja Zyrtare është e vetmja faqe zyrtaree cila ka si qëllim të krijojë një urë komunikimi midis FIlialit dhe studentëve.

Gjithashtu kjo faqe ofron informacion të përditësuar në kohë reale në ndihmë të studentëve Faqja Zyrtare e Filialit të Universitetit të Tiranës në Sarandë. Qëllimi i faqes është të ofrojë informacion të përditësuar në kohë reale në ndihmë të studentëve

🎓 Regjistrohu në Universitetin e Tiranës – Filiali Sarandë!Zgjidh të studiosh pranë shtëpisë dhe ndërto të ardhmen tënde...
10/09/2026

🎓 Regjistrohu në Universitetin e Tiranës – Filiali Sarandë!

Zgjidh të studiosh pranë shtëpisë dhe ndërto të ardhmen tënde akademike me programe studimi që të hapin mundësi të reja.

📚 Programet që ofrojmë:
• Bachelor në Gjuhë Angleze
• Bachelor në Administrim Biznesi
• Master Profesional në Menaxhim Turizmi
• Master Shkencor në Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik (trigjuhësh)

📍 Universiteti i Tiranës – Filiali Sarandë

✨ Regjistrohu dhe bëhu pjesë e komunitetit tonë akademik!

Datat e provimeve të sezonit të Vjeshtës, viti akademik 2025-2026. Bachelor Gjuhë AnglezeBachelor Administrim BiznesiMas...
27/08/2026

Datat e provimeve të sezonit të Vjeshtës, viti akademik 2025-2026.
Bachelor Gjuhë Angleze
Bachelor Administrim Biznesi
Master Profesional Manaxhim Turizmi

Regjistrimi i provimeve do të bëhet në sistemin e-student, nëpërmjet kredencialeve të e-albania, i cili aksesohet në linkun:

e-student.unitir.edu.al/e_student_ut

Afati i fundit i regjistrimit përpara çdo provimi është 12 orë.

*Kujdes: do të lejohen të japin provim vetëm studentët që kanë shlyer tarifën e shkollimit.

11/07/2026

Njoftim:

Mbrojtja e temave te diplomave per Master Profesional Manaxhim Turizmi, do te zhvillohet ne daten 15 Korrik, ora 10:00.

Temat do te dorezohen fizikisht prane sekretarise mesimore diten e hene data 13 Korrik.

Suksese!

GLOW Code është një kamp veror kodimi dhe lidershipi për vajza të klasave 7 deri në 12 Në kamp, ​​nxënëset do të mësojnë...
11/07/2026

GLOW Code është një kamp veror kodimi dhe lidershipi për vajza të klasave 7 deri në 12 Në kamp, ​​nxënëset do të mësojnë aftësi bazë programimi, të cilat kulmojnë me një projekt përfundimtar ku do të krijojnë një faqe interneti; ato gjithashtu do të marrin trajnim në lidership, vendosje objektivash dhe zhvillim personal. Kampi do të mbahet në anglisht. Kampi do të drejtohet nga instruktorë shqiptarë të kodimit dhe vullnetarë të Korpusit të Paqes Amerikanë. Pas përfundimit të kampit, pjesëmarrëseve në kamp do t'u jepet një certifikatë nga Korpusi i Paqes dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit.

Për t'u kualifikuar për kampin, vajzat duhet të jenë në klasat 7 deri në 12 dhe të kenë të paktën aftësi të bisedës në anglisht (~B1 ose më lart). Nuk kërkohen njohuri ose përvojë paraprake në kodim. Pjesëmarrja në kamp është falas. Nëse është e nevojshme, transporti për në Sarandë do të sigurohet dhe paguhet.

Aplikimi është i hapur tani. Për të marrë pjesë, vajzat duhet t'u përgjigjen disa pyetjeve dhe të shkruajnë një ese. Të gjitha aplikimet duhet të shkruhen nga vetë nxënëset; aplikantët që kanë kopjuar ose përdorur ChatGPT ose inteligjenca artificiale të tjera nuk do të pranohen.

Do të mbahet në universitetin e Sarandës për dy javë gjatë verës, nga 29 qershori deri më 10 korrik, nga e hëna në të premte, nga ora 9:30 deri në orën 3:00. Nxënëset duhet të marrin pjesë çdo ditë, të mos vonohen dhe të qëndrojnë gjatë gjithë ditës.

Lidhjen e aplikimit mund ta gjeni këtu:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeNd6GHrTn5X7fYPNjbLrfnbz41Vw8g9I3krh39rxhE8qC-RA/viewform?usp=header

Nëse keni pyetje, mund të dërgoni email në adresën [email protected] ose të dërgoni mesazh në në Instagram.

06/07/2026

Njoftim:

Mbrojtja e temave të diplomave për degën Bachelor në Administrim Biznesi do të zhvillohet në datën 8 Korrik në orën 9:00.

Dorëzimi i temave pranë sekretarisë mësimore bëhet deri diten e martë, data 7 Korrik.

Suksese

27/06/2026

Njoftim për mbrojtjen e praktikave pranë UT Filiali Sarandë:

Mbrojtja e praktikes per Bachelor në Administrim Biznesi do të zhvillohet në datën 30 Qershor ditën e Martë ora 8:30

Mbrojtja e praktikës për MP Manaxhim Turizmi do të zhvillohet në daten 30 Qershor në orën 9:30.

Suksese

Datat e provimeve të sezonit të Verës, viti akademik 2025-2026. Bachelor Gjuhë AnglezeBachelor Administrim BiznesiMaster...
02/06/2026

Datat e provimeve të sezonit të Verës, viti akademik 2025-2026.
Bachelor Gjuhë Angleze
Bachelor Administrim Biznesi
Master Profesional Manaxhim Turizmi

Regjistrimi i provimeve do të bëhet në sistemin e-student, nëpërmjet kredencialeve të e-albania, i cili aksesohet në linkun:

e-student.unitir.edu.al/e_student_ut

Afati i fundit i regjistrimit përpara çdo provimi është 12 orë.

*Kujdes: do të lejohen të japin provim vetëm studentët që kanë shlyer tarifën e shkollimit.

📚✨ Poetry Day në Filialin Sarandë ✨📚Studentët e Universitetit të Tiranës, Filiali Sarandë, zhvilluan një aktivitet të ve...
28/05/2026

📚✨ Poetry Day në Filialin Sarandë ✨📚

Studentët e Universitetit të Tiranës, Filiali Sarandë, zhvilluan një aktivitet të veçantë kushtuar poezisë së letërsisë amerikane dhe angleze, nën drejtimin e pedagoges së letërsisë Lindita Kasaj. 📖🌿

Përmes interpretimeve dhe leximeve artistike, studentët sollën në jetë vargje të autorëve të njohur të letërsisë angleze dhe amerikane, duke krijuar një atmosferë plot emocion, kulturë dhe frymëzim artistik. 🎙️✨

Aktiviteti synoi të afrojë studentët më shumë me botën e letërsisë dhe fuqinë që poezia ka në shprehjen e ndjenjave, mendimeve dhe përjetimeve njerëzore. ❤️

Workshop në kuadër të projektit PKKZH – Filiali i Universitetit të Tiranës, SarandëMë 30 prill, në ambientet e filialit ...
04/05/2026

Workshop në kuadër të projektit PKKZH – Filiali i Universitetit të Tiranës, Sarandë

Më 30 prill, në ambientet e filialit të Sarandës, u zhvillua workshop-i me temë:
🎯 “Cilësia e shërbimit në strukturat akomoduese dhe krijimi i një modeli trajnimi me aftësi të buta”, në kuadër të projektit të mbështetur nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI):
“Vlerësimi i cilësisë së shërbimeve të strukturave akomoduese të qarkut të Vlorës dhe krijimi i një modeli trajnimi për stafin e tyre”.

Ky aktivitet bëri bashkë specialistë të turizmit, pedagogë, ekspertë të fushave të ndryshme dhe studentë, duke krijuar një hapësirë gjithëpërfshirëse për diskutim, shkëmbim përvojash dhe prezantim të rezultateve të projektit.

🔑 Temat kryesore të trajtuara:
• Vlerësimi i cilësisë së shërbimeve në strukturat akomoduese dhe dimensionet e saj
• Rëndësia e aftësive të buta dhe roli i trajnimit në zhvillimin e tyre
• Klasifikimi i strukturave akomoduese dhe perceptimi i cilësisë
• Prezantimi i modulit të trajnimit për zhvillimin e aftësive të buta për stafin hotelier

✨ Workshop-i theksoi rëndësinë e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit dhe fuqizimit të burimeve njerëzore në industrinë e turizmit.
🤝 Njëkohësisht, ai shërbeu si një platformë reflektimi mbi rolin kyç të aftësive të buta në rritjen e cilësisë dhe në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm profesional.

Address

Rruga Studenti
Sarandë
000001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Universiteti i Tiranes Filiali Sarande Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Universiteti i Tiranes Filiali Sarande Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share