Saranda ime

Saranda ime Nqs doni informacione,lajme,kuriozitete nga vendi dhe bota ,poezi,muzike,thenie filozofike,,pelqeje

Para pak ditësh u ndodha në Tiranë dhe vizitova Bunk'Art. Ishte për mua një përvojë e fuqishme dhe emocionale, duke pasu...
13/04/2024

Para pak ditësh u ndodha në Tiranë dhe vizitova Bunk'Art. Ishte për mua një përvojë e fuqishme dhe emocionale, duke pasur parasysh se këto struktura datojnë nga periudha e diktaturës komuniste në Shqipëri, periudhë që unë kam jetuar të plotë deri në moshën 18 vjeçe,dhe janë projektuar origjinalisht si bunkerë të mbrojtjes civile dhe qendrat e komandimit. Gjatë kësaj vizite më la mbresa arkitektura dhe dizajni, struktura e fortifikuar e bunkerëve, me tunelet dhe dhomat e ndërlikuara, tregues i nivelit të frikës dhe paranojës së regjimit ndaj një sulmi të mundshëm. Bunk'Art shfaqet si ekspozitë që tregon historinë e Shqipërisë gjatë regjimit komunist, duke përfshirë mjetet e përdorura për spiunim dhe represion, si dhe dëshmi personale nga ata që vuajtën gjatë asaj kohe.
Fotografitë, dokumentet personale dhe objektet që i përkasin asaj epoke ishin shumë të fuqishme, saqë, nuk e fsheh, përjetoja tmerrin e personazheve të cituar në ti. Mënyra se si hapësira e bunkerit është transformuar në një muze është e mahnitshme, duke përfshirë artin modern dhe instalimet, që reflektojnë mbi të kaluarën dhe të tashmen e Shqipërisë.
Ishin çaste reflektimi mbi të kaluarën, por edhe mësimet për të ardhmen.Vizitat në vende si Bunk'Art janë një himn për të ruajtur fort në kujtesë atë çfarë mund të ndodhë, kur qeveritë shkelin të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes. Pashë nga afër me sa interes lexoheshin faktet, ndiqeshin filmimet nga turistët e huaj, të cilët kuptojnë më mirë historinë e vendit tonë dhe pasojat e regjimeve totalitare.

Sot në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas një poezi, që i thotë "Jo" asaj.  I thua "Jo!"I tërbuar nga zemërimi...
25/11/2021

Sot në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas një poezi, që i thotë "Jo" asaj.



I thua "Jo!"

I tërbuar nga zemërimi i paparë,
hyn në shtëpi çakërdisur,
ti e lodhur
puna,fëmijët,shtëpia,
e tëra drobitur.
Bërtet për gotën gjysëm bosh ,
forcë nuk ke më,
ai vjen të ulëret në fytyrë,
ti dridhesh e tëra, qan pa zë.
I thyen të gjitha, ç'i del përpara
një shuplakë të rëndë edhe ty
qajnë fëmijët të lemeritur
mbi dysheme një zemër grisur.
Ditën tjetër kthehet nga puna me
fërshëllimë
një tufë lulesh mban në dorë,
mes tyre lexohet një "të dua",
mbi zemrën e thyer, një kurorë.
Vetëm një burracak dhunon gratë,
ndihet i madh?
Në ajër u tret, përpjekja për ta ndryshuar,
zemra është një pllakë mermeri e bardhë.
I thua "jo" kësaj here,
Ashpërsohet shpirti nga lotët e hidhur,
dashuria e vërtetë nuk njeh dhunë
është ndjenjë sublime,e ngrohtë,
e ndritur.
Fabiola Sali

Në krahët e erësdridhen,lëkunden,gjethet vjeshtës, rrëmbehen në valsin e stinës, të artarrezeve  të praruara, të purpurt...
19/11/2021

Në krahët e erës
dridhen,
lëkunden,
gjethet vjeshtës,
rrëmbehen në valsin e stinës,
të arta
rrezeve të praruara,
të purpurta
diellit në perëndim,
shpenguar
barit të gjelbër
ulen butë,
paradoks i natyrës
sytë e mi
tek të tutë.

Fabiola Sali

27/10/2021
Kur Zoti krijoi agimin, vendosi t'i japë ngjyrë flori, për të na kujtuar që Jeta është gjëja më e çmuar.
19/10/2021

Kur Zoti krijoi agimin, vendosi t'i japë ngjyrë flori, për të na kujtuar që Jeta është gjëja më e çmuar.

Askush nuk ofron si sakrificë gjënë më të rëndësishme që i përket : dashurinë.Askush nuk i dorëzon ëndrrat e tij ne duar...
03/09/2021

Askush nuk ofron si sakrificë gjënë më të rëndësishme që i përket : dashurinë.
Askush nuk i dorëzon ëndrrat e tij ne duart e atyre që mund t'i shkatërrojnë.

"Shtriga e Portobellos" P. Coelho

Nëse ngelet vetëm seksi pa dashuri, ç'kuptim ka jeta?Gao XingjianÇmimi Nobel për Letërsinë në vitin 2000
26/08/2021

Nëse ngelet vetëm seksi pa dashuri, ç'kuptim ka jeta?

Gao Xingjian
Çmimi Nobel për Letërsinë në vitin 2000

25/08/2021

E kush mund të mos përfitojë nga karburanti i lirë, kur ke për të furnizuar depozitat e jahtit me dhjetra mijëra litra edhe pse mund të jesh më i pasuri i botës? Nuk ka se si të ndodhë, prandaj edhe super miliarderi Jeffrey Bezos ka ankoruar jahtin e tij gjigant “Flying Fox” në Sara...

28/07/2021

Të dëgjosh "të dua" është gjë shumë e bukur, por edhe "Nesër parashikohet një rënie temperaturash prej 10° " s'është shaka 😏😅

Emocionet nuk kanë masë, nuk kanë kufij, nuk kanë kohë.Antonio Porta
25/07/2021

Emocionet nuk kanë masë, nuk kanë kufij, nuk kanë kohë.

Antonio Porta

- Beson në dashurinë e madhe?- Besoj në dashuri.- Domethënë nuk beson.- Besoj se dashuria është një dhe e barabartë për ...
13/07/2021

- Beson në dashurinë e madhe?
- Besoj në dashuri.
- Domethënë nuk beson.
- Besoj se dashuria është një dhe e barabartë për të gjithë e se jemi ne që e bëjmë të madhe.
- Nuk kuptoj ...
- Nëse dashuria do të mjaftonte, për të bashkuar përgjithmonë dy persona, nuk do të kishte kaq shumë zemra që qajnë ngaqë e kanë humbur.
Duhet diçka tjetër.
- Tjetër, përveç dashurisë?
- Duhet prezenca e mirëkuptimi, vëmendja dhe respekti, seksi dhe bashkëpunimi, të qeshura, durim dhe dëgjim, shumë dëgjim, jetë se bashku, në shtëpi e kudo.
- Nuk e di... Me duket pak si shumë e komplikuar dhe e lodhshme. Po e ekzagjeron.
- I dashur mik, dashuria është falas për të gjithë, dashuria e madhe, nuk është kurrë.
Duhet ta fitosh.

Michele de Paolis

Dashuria është ndoshtai vetmi shikimqë i është dhënë Përjetësisë.Helen HayesGiorgio De Chirico, “Hektori e Andromaka”
12/07/2021

Dashuria është ndoshta
i vetmi shikim
që i është dhënë
Përjetësisë.

Helen Hayes

Giorgio De Chirico, “Hektori e Andromaka”

Address

Sarande
Sarandë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Saranda ime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Saranda ime:

Shortcuts

Share

Category