Gjimnazi Rreshen -faqja zyrtare

Gjimnazi Rreshen -faqja zyrtare Gjimnazi Rreshen
Zilja e pare u degjua me 12 shtator te vitit 1960

Ne vitin shkollor 2013-2014 nga ky gjimnaz doli e 50-a mature.

GJIMNAZI SOT
Nisen vitin shkollor 527 nxenes nga keto 296 femra,perkatesisht secili vit me nga gjashte paralele. Numri i stafit mesimdhenes eshte 35. Ne shkolle funksionon sherbimi psikologjik.

09/09/2026
5 Shtator – Dita e Shenjtërimit të Nënë TerezësSot kujtojmë me mirënjohje Shën Terezën , bijën e popullit shqiptar dhe s...
05/09/2026

5 Shtator – Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

Sot kujtojmë me mirënjohje Shën Terezën , bijën e popullit shqiptar dhe simbolin e dashurisë, humanizmit dhe përkushtimit ndaj më të varfërve e më të pambrojturve.

Me zemrën e saj të madhe, ajo na mësoi se edhe një vepër e vogël, kur bëhet me dashuri, mund të ndryshojë një jetë.

Le ta kujtojmë sot me krenari e respekt, duke e mbajtur gjallë mesazhin e saj: të duam, të ndihmojmë dhe të sjellim dritë aty ku ka nevojë.

Hapen aplikimet për formularin A1Z.
02/09/2026

Hapen aplikimet për formularin A1Z.

NJOFTIM I RËNDËSISHËMNjoftim i drejtorisë së shkollës :Gjimnazi Rrëshen, për nxënësit që përfitojnë tekste shkollore fal...
02/09/2026

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Njoftim i drejtorisë së shkollës :Gjimnazi Rrëshen, për nxënësit që përfitojnë tekste shkollore falas, për klasat 10, 11, 12 -ta.
Në bazë të VKM 474, datë 30.07.2021, “Për shtypjen, botimin, shpërndarjen dhe sh*tjen e teksteve shkollore të sistemit të arsimit parauniversitar”, kategoritë që përfitojnë mbështetje buxhetore në masën 100% të çmimit të teksteve shkollore, janë:
1. Nxënësit që gëzojnë statusin ligjor të jetimit.
Dokumentacioni i nevojshem:
 Certifikatë familjare
 Vërtetim për statusin e jetimit
2. Nxënësit që vijnë nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga zyrat e punësimit, njësia vendore.
Dokumentacioni i nevojshem:
 Certifikatë familjare
 Vërtetim për ndihmën ekonomike, njësia vendore
3. Nxënësit që janë me aftësi të kufizuara sipas ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”.
Dokumentacioni i nevojshem:
 Certifikatë familjare
 Raporti nga KMCAP
4. Nxënësit që vijnë nga familje që kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë sipas ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”.
Dokumentacioni i nevojshem:
 Certifikatë familjare
 Vendimi i KMCAP
5. Nxënësit që vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension invaliditeti shteti
Dokumentacioni i nevojshem:
 Certifikatë familjare
 Vërtetimi për pension invaliditeti
6. Nxënësit që vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension pleqërie shteti dhe ka fëmijë në ngarkim të cilët janë pa të ardhura.
Dokumentacioni i nevojshem:
 Certifikatë familjare
 Vërtetimi për pension pleqërie
 Vërtetim për ÇDO pjesëtar të familjes që është në shkollë ose i papunë.
7. Fëmijët romë dhe egjiptiane.
Dokumentacioni i nevojshëm që vërteton statusin tuaj duhet të dorëzohet në shkollë tek mesuesi kujdestar.Librat për këta nxënës do merren në shkollë.
Ndërsa për nxënësit e tjerë të cilët nuk përfitojnë tekste shkollore falas,shpërndarja e teksteve shkollore ,do bëhet te shkolla" Pashko Vasa" Rrëshen, nga data 01.09. 2025 - 06.09. 2025, nga ora 8- 13...
Faleminderit për mirëkuptimin!

NGA DREJTORIA E SHKOLLËS.

Udhëzimi nr. 16, datë 27.08.2026, me ndryshime dhe shtesa në udhëzimin nr. 14, datë 10.07.2023 për numrin e nxënësve për...
27/08/2026

Udhëzimi nr. 16, datë 27.08.2026, me ndryshime dhe shtesa në udhëzimin nr. 14, datë 10.07.2023 për numrin e nxënësve për klasë dhe ngarkesën mësimore të punonjësve arsimorë në IAP.

📚✨ PROGRAMI “PAS SHKOLLE” – MË SHUMË MUNDËSI PËR FËMIJËT TANË! ✨📚🏫 Në disa prej shkollave tona do të zhvillohet Programi...
26/08/2026

📚✨ PROGRAMI “PAS SHKOLLE” – MË SHUMË MUNDËSI PËR FËMIJËT TANË! ✨📚

🏫 Në disa prej shkollave tona do të zhvillohet Programi “Pas Shkolle”, një mundësi e re për nxënësit që të kalojnë kohën pas mësimit në mënyrë krijuese, edukative dhe argëtuese.

🎨 Gjatë programit, nxënësit do të kenë mundësi të angazhohen në:
📖 aktivitete edukative dhe mbështetëse
🎭 aktivitete kulturore dhe artistike
⚽ aktivitete sportive dhe argëtuese
💡 punë krijuese dhe aktivitete zhvilluese
🤝 aktivitete që nxisin bashkëpunimin dhe socializimin

👧🧒 Sepse mësimi nuk përfundon me zilen e fundit!
Së bashku krijojmë më shumë mundësi për fëmijët tanë. 💙

🔈DOKUMENTACIONI QË NGARKOHET NË SMIP NGA DREJTORI I SHKOLLËS, PSIKOLOGU, OFICERI I SIGURISË, MËSUESI DHE KOORDINATORI I ...
26/08/2026

🔈DOKUMENTACIONI QË NGARKOHET NË SMIP NGA DREJTORI I SHKOLLËS, PSIKOLOGU, OFICERI I SIGURISË, MËSUESI DHE KOORDINATORI I CILËSISË

Shkolla Gjimnazi Rrëshen zyrtare

📢Udhëzimi i Përbashkët Nr.15, datë 18.08.2026 "Për vitin shkollor 2026-2027 në sistemin arsimor parauniversitar"https://...
26/08/2026

📢Udhëzimi i Përbashkët Nr.15, datë 18.08.2026 "Për vitin shkollor 2026-2027 në sistemin arsimor parauniversitar"
https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2026/08/UDHEZIM-I-PERBASHKET-NR.15-DT.18.8.2026-MA-NR.6214-1-DT.18.8.2026-MEI-NR.6689-1-DT.25.8.2026.pdf

Shkolla Gjimnazi Rrëshen

24/08/2026

RIHAPEN REGJISTRIMET 📌

Për të gjithë nxënësit që ende nuk kanë përfunduar regjistrimin, rihapen sot aplikimet në e-Albania dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 7 shtator 2026.

💻Aplikimet do të jenë të hapura për:
📚👧regjistrimet në klasën e parë;
👩‍🏫👦regjistrimet në klasën e dhjetë;
👨‍🎨🧑‍🎤regjistrimet në shkollat artistike dhe sportive.

⚠️Prindër dhe nxënës, mos e humbisni këtë afat dhe përfundoni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar në mënyrë që të mos rrezikojmë regjistrimin në shkollë‼️

Address

Rreshen Mirdite
Rresheni
4603

Opening Hours

Monday 08:00 - 14:00
Tuesday 08:00 - 14:00
Wednesday 08:00 - 14:00
Thursday 08:00 - 14:00
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35521623143

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi Rreshen -faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Gjimnazi Rreshen -faqja zyrtare:

Shortcuts

Share

Category