11/04/2016
Përshëndetje!
Tirana Business University ju njofton organizimin e dy konkurseve kombëtare për maturantët “Sipërmarrësit e së Nesërmes”, Edicioni i VI-të dhe “Juristët e së Nesërmes”, Edicioni i II-të
Konkurset organizohen me vlerësimin, inkurajimin dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe të bizneseve lider në vend.
Ekipi në konkursin “Sipërmarrësit e së Nesërmes” përbëhet nga 3-5 anëtarë, ndërsa në konkursin “Juristët e së Nesërmes” përbëhet nga 2-3 anëtarë. Nga një shkollë mund të formohen më shumë se një ekip në secilin konkurs.
Për secilin konkurs do të ketë disa kategori çmimesh dhe fituesish. Fituesit do të përfitojnë mbështetje financiare për bursa studimi në TBU dhe çmime të veçanta nga mbështetësit e konkursit.
Inkurajojmë maturantët e gjimnazit tuaj të apasionuar e me prirje në sipërmarrje apo në jurisprudencë të formojnë ekipe dhe të aplikojnë në njërin apo të dy konkurset.
Për t'u njohur me rregulloren për zhvillimin e konkurseve dhe për t'u informuar për fazat, afatet, metodën, rregullat e konkurrimit dhe çmimet fituese klikoni në:
http://www.tbu.edu.al/files/rregullore_konkursi_kombetar_2016.pdf
Çdo ekip regjistrohet duke dërguar të plotësuar formularin e regjistrimit me e-mail në [email protected].
http://www.tbu.edu.al/files/formular_regjistrimi_2016.doc
Afati i fundit i regjistrimit është data 17 prill 2016, ora 18.00.
Për çdo paqartësi na kontaktoni në mënyrat si vijon: Tel: +355 422 60 44, Cel: +355 69 98 119 25 dhe/ose E-mail: [email protected].
Suksese!
Organizatorët e konkursit, TBU
www.tbu.edu.al
tbu.edu.al ·