Shkolla 9-Vjeçare “Ajet Toska” Suk 2

Shkolla 9-Vjeçare “Ajet Toska” Suk 2 Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla 9-Vjeçare “Ajet Toska” Suk 2, Education, Rruga Shaban Zoga, Roskovec.

Mirë se erdhët në këtë vit të ri shkollor! 🎒📚​Korridoret tona u mbushën sërish me jetë, energji dhe buzëqeshje. Një mirë...
14/09/2026

Mirë se erdhët në këtë vit të ri shkollor! 🎒📚
​Korridoret tona u mbushën sërish me jetë, energji dhe buzëqeshje. Një mirëseardhje e ngrohtë shkon për të gjithë nxënësit tanë, e veçanërisht për ata që sot u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.
​Le ta nisim këtë vit të ri me kuriozitet, dëshirë për të mësuar dhe plot sfida të bukura përpara. Suksese të gjithëve!

Momente nga shpërndarja e teksteve shkollore!I urojmë nxënësit e shkollës tonë SUKSESE në mësime!Të hënën fillojmë!
12/09/2026

Momente nga shpërndarja e teksteve shkollore!
I urojmë nxënësit e shkollës tonë SUKSESE në mësime!
Të hënën fillojmë!

09/09/2026

📌Thirrja për trajnues për Programin “Pas Shkolle”, aplikimet janë të hapura deri më 10 shtator 👩‍🏫📚🧑‍💻

Në vitin e ri shkollor, Programi “Pas Shkolle” vjen me më shumë risi dhe mundësi për nxënësit tanë. Në 408 shkolla, pas përfundimit të orarit mësimor, fëmijët do të kenë mundësi të mësojnë, argëtohen dhe të zhvillojnë talentet e tyre përmes programeve: Bëjmë detyrat e shtëpisë - Muzikë - Teatër - Kërcim - Zeje - Arte pamore.

🔴Për ta ngritur në një tjetër nivel Programin “Pas Shkolle”, ftojmë të gjithë trajnuesit që përmbushin kriteret të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e ekipit tonë të madh në shkolla me profesionistë të kualifikuar.

Me “Pas Shkolle” synojmë të krijojmë një hapësirë socializimi dhe zhvillimi, ku nxënësit jo vetëm marrin njohuri, zbulojnë talentet, zhvillojnë potencialin e tyre⏰️ por janë orë cilësore që i mbajmë larg ekraneve.

👉 Më shumë informacion për kriteret dhe mënyrën e aplikimit: https://arsimiparauniversitar.gov.al/hapen-aplikimet-per-kandidatet-per-trajnues-per-angazhim-ne-programin-pas-shkolle-per-vitin-shkollor-2026-2027/?fbclid=IwdGRjcAUOEPBjbGNrBQ4Q6nBkb2YBZXh0bgNhZW0CMTEAc3J0YwZhcHBfaWQMMzUwNjg1NTMxNzI4AAEezSvRgRE_XBPl3XU0oAcyP3Z9d9wjV8KwVy0Zf-rp9ps5dpTZurXww54KLwE_aem_zr4jwXKF1ZPaiekFLUelAA

07/09/2026

📌 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PRINDËRIT
Të nderuar prindër,
Në bazë të nenit 47/1 të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit nr. 627, datë 30.07.2026, të Këshillit të Ministrave, në institucionet arsimore parauniversitare publike do të zhvillohet Programi “Pas Shkolle”. Ndër to dhe shkolla jonë.
🌟 Çfarë synon Programi “Pas Shkolle”?
Programi zhvillohet jashtë orarit mësimor dhe synon:
📚 Përforcimin e të nxënit;
🤝 Zhvillimin e aftësive sociale;
🎨 Zhvillimin e aftësive kulturore dhe krijuese;
🏃 Zhvillimin e aftësive sportive.
Programi realizohet për nxënësit e regjistruar në institucionet arsimore parauniversitare publike.
📚 Në arsimin fillor, klasat I–V:
📝 “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë” (BDSH)
🎨 “Klubet e Arteve dhe Zejeve” (KAZ)
⏰ Si do të zhvillohet?
📝 Bëjmë Detyrat e Shtëpisë (BDSH)
• 5 orë në javë – 1 orë në ditë, nga 60 minuta, për 5 ditë.
🎨 Klubet e Arteve dhe Zejeve (KAZ)
• 2 orë në javë – 1 orë në ditë, 2 herë në javë.
Klubet mund të përfshijnë:
🎵 Muzikë • 💃 Kërcim • 🎭 Teatër • 🖌️ Art pamor • 🧵 Zeje
👥 Organizimi i grupeve
Grupet krijohen me minimumi 20 dhe maksimumi 30 nxënës, në përputhje me përcaktimet përkatëse.
📌 TË RËNDËSISHME PËR PRINDËRIT
• Pjesëmarrja në program bëhet mbi bazën e aplikimit të prindit në SMIP.
• Nxënësi nuk vlerësohet me notë gjatë këtij programi.
• Gjatë vitit shkollor do të zhvillohen 2 aktivitete.
• Nxënësit duhet të frekuentojnë rregullisht programin.
• Frekuentimi i nxënësve dhe realizimi i veprimtarive regjistrohen në SMIP.
🌟 Një mundësi më shumë për fëmijët Tuaj☺️
Programi “Pas Shkolle” synon që koha pas mësimit të shndërrohet në një hapësirë ku nxënësit mësojnë, krijojnë, bashkëveprojnë, argëtohen dhe zhvillojnë talentet e tyre.
🤝 Bashkëpunimi shkollë–familje është çelësi isuksesi.🤗
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj!
Gjatë javës do ju japim udhëzime më tepër për prindërit që akoma nuk e kanë të qartë!

02/09/2026
02/09/2026
24/08/2026

📢 Rihapen regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta!

Për të gjithë nxënësit që ende nuk janë regjistruar, aplikimet do të qëndrojnë të hapura në e-Albania, deri më 7 shtator. 📅

Regjistrimet vlejnë për:

🎒Klasën e parë
🎓Klasën e dhjetë
🎨Shkollat artistike
🏅Shkollat sportive

KUJDES⏰ Prindërit dhe nxënësit duhet të përfundojnë procedurat brenda afatit të përcaktuar.

17/08/2026

Address

Rruga Shaban Zoga
Roskovec
9319

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-Vjeçare “Ajet Toska” Suk 2 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category