Shkolla "Qybra Sokoli" - Faqja Zyrtare

Shkolla "Qybra Sokoli" - Faqja Zyrtare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla "Qybra Sokoli" - Faqja Zyrtare, School, 1 Maji, Prrenjas.

15/09/2026

Bashkë me vitin shkollor, bëhemi gati të nisim edhe programin "Pas Shkolle" ku do të mësojmë, argëtohemi dhe krijojmë gjëra të bukura me duart tona 📖👨🏻‍🏫🧵🎨🪡

Të dashur prindër, nëse dëshironi që fëmija juaj të bëhet pjesë e këtij programi, regjistrimet përmes SMIP janë të hapura nga SOT deri më 25 shtator 📩

Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj deri në dy prej klubeve të mëposhtme:
🎵 Muzikë
💃 Kërcim
🎭 Teatër
🎨 Art pamor
🧵🪡 Zeje
të cilat bashkë me detyrat e shtëpisë do të kompletojnë përvojën e fëmijëve tuaj në shkollë dhe do t'i ndihmojnë të zbulojnë talente dhe aftësi të reja👩🏽‍🏫🎭👩🏼‍💻📚

Me fillimin e vitit të ri shkollor 2026–2027, shkolla jonë “Qybra Sokoli” hapi sot dyert për nxënësit, mësuesit dhe prin...
14/09/2026

Me fillimin e vitit të ri shkollor 2026–2027, shkolla jonë “Qybra Sokoli” hapi sot dyert për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, duke nisur një tjetër vit të përbashkët pune, përkushtimi dhe përgjegjësie.Oborri dhe klasat u mbushën sërish me buzëqeshje, zëra fëmijësh dhe emocionin e një fillimi të ri. Kjo ditë shënon rikthimin në një hapësirë ku dija, puna dhe bashkëpunimi do të jenë udhërrëfyesit e një tjetër viti të rëndësishëm për nxënësit tanë. Urojmë që viti i ri shkollor të jetë një vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë, veçanërisht për vogëlushët e klasës së parë që nisin sot rrugën e gjatë dhe të bukur të dijes.
Suksese në vitin shkollor 2026–2027! 📚

13/09/2026

📚Mirë se vini në një vit të ri të dijes, ëndrrave dhe mundësive!📝📖✨️Shkolla jonë “Qybra Sokoli” hap sërish dyert për një vit të ri shkollor me besimin dhe përkushtimin se çdo ditë e re sjell mundësi të reja për të mësuar, për të ëndërruar dhe për të arritur më shumë.
🏫 Ambientet e shkollës tashmë janë gati!Klasat janë përgatitur me kujdes, hapësirat janë rregulluar dhe gjithçka është bërë gati për të mirëpritur nxënësit tanë në një mjedis të pastër, të sigurt, të ngrohtë dhe mikpritës.
📚 Urojmë që viti shkollor 2026–2027 të jetë një udhëtim i bukur drejt dijes, bashkëpunimit, miqësisë dhe suksesit. Me punë, përkushtim dhe mbështetjen e ndërsjellë të nxënësve, mësuesve dhe prindërve, së bashku do të krijojmë kujtime të bukura dhe do të ndërtojmë hapa të sigurt drejt së ardhmes.
💫 Nxënës të dashur, ju presim me shumë gëzim!
💫 Prindër, faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin!
Drejtoria e shkollës dhe stafi pedagogjik i shkollës “Qybra Sokoli” ju uron një vit të ri shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje!

12/09/2026
📚Sot, në shkollën tonë, u zhvillua shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit, duke i dhënë kështu një tjetër kuptim ...
08/09/2026

📚Sot, në shkollën tonë, u zhvillua shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit, duke i dhënë kështu një tjetër kuptim të bukur fillimit të vitit të ri shkollor.Kjo ditë përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit, një ditë që na kujton se të mësuarit, leximi dhe shkrimi janë çelësi që hapin dyert drejt dijes, imagjinatës dhe një të ardhmjeje më të mirë.
📖 Çdo libër që sot kaloi në duart e nxënësve nuk është thjesht një tekst shkollor, është një mundësi për të mësuar, për të zbuluar, për të pyetur, për të ëndërruar dhe për t’u rritur.
Le të jetë ky një vit i mbushur me libra të lexuar, fjalë të shkruara, ide të bukura dhe ëndrra të mëdha, sepse çdo faqe e lexuar është një hap më shumë drejt dijes, çdo fjalë e shkruar është një mënyrë për të lënë gjurmën tonë. 📚✨
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit dhe një vit shkollor të mbarë për të gjithë nxënësit tanë!

21/08/2026

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PRINDËRIT DHE NXËNËSIT‼️

Për të gjithë nxënësit që ende nuk kanë përfunduar regjistrimin, rihapen aplikimet në e-Albania në 24 gusht – 7 shtator 2026.

💻Aplikimet do të jenë të hapura për:
📚👧regjistrimet në klasën e parë;
👩‍🏫👦regjistrimet në klasën e dhjetë;
👨‍🎨🧑‍🎤regjistrimet në shkollat artistike dhe sportive.

⚠️Prindër dhe nxënës, mos e humbisni këtë afat dhe përfundoni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar në mënyrë që të mos rrezikojmë regjistrimin në shkollë‼️

📢 Njoftim për prindërit !Regjistrimi në klasë të parë të kryhet nëpërmjet portalit e-Albania nga data 24 gusht- 07 shtat...
17/08/2026

📢 Njoftim për prindërit !

Regjistrimi në klasë të parë të kryhet nëpërmjet portalit e-Albania nga data 24 gusht- 07 shtator 2026.

17/08/2026

Address

1 Maji
Prrenjas

Opening Hours

Monday 07:30 - 14:30
Tuesday 07:30 - 14:30
Wednesday 07:30 - 14:30
Thursday 07:30 - 14:30
Friday 07:30 - 14:30

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla "Qybra Sokoli" - Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category