Gjimnazi "Muharrem Çollaku"- Faqja zyrtare

Gjimnazi "Muharrem Çollaku"- Faqja zyrtare Gjimnazistët e parë u ulën në bangat e shkollës në vitin 1956. Është institucioni kryesor, m

16/09/2026

📢✨ NJOFTIM PËR PRINDËRIT ✨📢

🎓 Në kuadër të programit “PAS SHKOLLE”, nxënësit e Gjimnazit “Muharrem Çollaku” kanë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete artistike dhe krijuese, të zhvilluara pas përfundimit të procesit mësimor.

📲 REGJISTRIMI BËHET ONLINE NËPËRMJET SMIP, duke ndjekur këto hapa:

1️⃣ 🔐 Prindi logohet në SMIP.
2️⃣ 📂 Zgjedh rubrikën “Klubet e fëmijës tim”.
3️⃣ 🎯 Përzgjedh klubin ose klubet ku dëshiron të regjistrojë fëmijën.
4️⃣ ✅ Pritet konfirmimi i regjistrimit.

🌟 PËR NXËNËSIT E KLASAVE X–XII OFROHEN:

🎨🖌️ Klubi i Pikturës
💃🎶 Klubi i Kërcimit

⏰ ORARI I VEPRIMTARIVE
🕒 Aktivitetet zhvillohen pas përfundimit të procesit mësimor, deri në orën 15:00.

🎨 Klubet zhvillohen 2 herë në javë,
⏱️ nga 1 orë çdo seancë.

⚠️📌 E RËNDËSISHME:
Hapja e çdo klubi do të realizohet në varësi të numrit minimal të nxënësve të nevojshëm për formimin e grupit.

🌈🎭🎨 Bëhuni pjesë! 🎨🎭🌈

✨ Kjo është një mundësi për nxënësit që të shprehin krijimtarinë, talentin dhe pasionet e tyre, të zhvillojnë aftësi të reja dhe të përfshihen në aktivitete të ndryshme përtej orarit mësimor.

Ju ftojmë të mbështesni dhe inkurajoni fëmijët tuaj për t’u bërë pjesë e këtyre aktiviteteve!

13/09/2026

🌟 MIRË SE ERDHËT NË NJË VIT TË RI SHKOLLOR! 🌟

Të dashur nxënës, të nderuar prindër të Gjimnazit “Muharrem Çollaku”,
Ditën e hënë, shkolla jonë hap dyert për një tjetër vit të mbushur me dije, mundësi dhe përvoja të reja. Ju presim me kënaqësi dhe me besimin se ky do të jetë një vit i rëndësishëm për secilin prej jush.
Ju urojmë një vit shkollor të suksesshëm, të pasur me dije, përparim dhe kujtime të bukura!
Mirë se erdhët në Gjimnazin “Muharrem Çollaku”! 🌟
Me respekt dhe urimet më të mira,

A***n Malçellari
Drejtor

📊 ANALIZA VJETORE 2025–2026 | Gjimnazi “Muharrem Çollaku”Në përfundim të vitit mësimor 2025–2026, në Gjimnazin “Muharrem...
09/09/2026

📊 ANALIZA VJETORE 2025–2026 | Gjimnazi “Muharrem Çollaku”

Në përfundim të vitit mësimor 2025–2026, në Gjimnazin “Muharrem Çollaku” u zhvillua Analiza Vjetore e veprimtarisë së institucionit, me fokus te arritjet, dobësitë, krahasimi i rezultateve ndër vite dhe qëndrueshmëria e performancës së shkollës.

📈 Analiza u mbështet në të dhëna dhe statistika krahasuese, duke na mundësuar të vlerësojmë jo vetëm rezultatet e këtij viti, por edhe ecurinë e tyre ndër vite.

✅ Objektivat e përcaktuara për vitin 2025–2026 u realizuan në masën 100%.

🔎 Krahas evidentimit të arritjeve, analiza identifikoi edhe fushat ku kërkohet përmirësim i mëtejshëm, duke vendosur bazën për objektiva të rinj dhe ndërhyrje më të fokusuara në vitin e ardhshëm shkollor.

🎯 Synimi ynë është të ruajmë rezultatet e arritura, të rrisim cilësinë dhe të forcojmë qëndrueshmërinë e tyre nga viti në vit.

🌟 Vizioni i Gjimnazit “Muharrem Çollaku” është të ndërtojmë një shkollë moderne, gjithëpërfshirëse dhe inovative, ku çdo nxënës ka mundësinë të zhvillojë potencialin e tij dhe çdo rezultat shërben si pikënisje për një arritje të re.

Sepse suksesi i vërtetë nuk është vetëm të arrish rezultate të mira, por t’i bësh ato të qëndrueshme dhe të ndërtosh çdo vit një shkollë edhe më të mirë. 💙

#20252026

08/09/2026

🎓 “Pas Shkolle🏦” – Hapësirë për talentin dhe krijimtarinë

Këtë vit shkollor,🏦 Gjimnazi “Muharrem Çollaku” bëhet pjesë e programit “Pas Shkolle”.

Një mundësi e re për nxënësit tanë që, përtej orëve mësimore, të zbulojnë, shprehin dhe zhvillojnë talentet, pasionet dhe aftësitë e tyre përmes programeve dhe veprimtarive që do të zhvillohen gjatë këtij viti shkollor.

🎨 Art dhe krijimtari
🎵 Muzikë
🏃 Sport
🔬 Shkencë dhe teknologji
💻 Teknologji dhe inovacion
🎭 Teatër dhe komunikim

Shkolla nuk është vetëm vendi ku mësojmë.
Është vendi ku zbulojmë atë që mund të bëhemi.

“Pas Shkolle” – Koha jote për të krijuar, për t’u shprehur dhe për të shkëlqyer!

07/09/2026

Njoftim
Në datat 8-9 shtator zhvillohen provimet e sesionit të dytë për nxënësit e klasave të X-ta dhe të XI-ta.
Suksese!

03/09/2026

🔘Njoftim
Nisi sot shpërndarja e teksteve shkollore për kl 11-ta. Shpërndarja bëhet në pjesën e pasme të shkollës “Muharrem Çollaku”.
Suksese!

19/08/2026

📢 HAPEN REGJISTRIMET – FAZA E DYTË! 🎓

Më 24 gusht hapen regjistrimet për klasën e 10-të në Gjimnazin “Muharrem Çollaku”.

⏳ Vendet janë të limituara dhe kjo është faza e fundit e regjistrimeve.

Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e një shkolle me traditë, rezultate dhe mundësi të shumta zhvillimi! 💙

🚀 Nxito! Bëhu pjesë e skuadrës së “Muharremsave”!

Muharrem Çollaku – Bashkë drejt suksesit! 🏆📚

19/08/2026

🔊 NJOFTIM!!!

*SESIONI I DYTË I MATURËS SHTETËRORE 2026*

Në zbatim të Udhëzimit të Përbashkët nr. 12, datë 22.07.2026, ju njoftojmë se provimet e sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2026 zhvillohen sipas këtij kalendari:
Gjuhë e huaj – 24 gusht 2026
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi – 27 gusht 2026
Matematikë – 31 gusht 2026
Provimi me zgjedhje – 3 shtator 2026
Provimet fillojnë në orën 10.00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

*_Kush merr pjesënë këtë session:_*
1-Maturantët që kanë rezultuar mbetës në një ose më shumë provime të sesionit të parë;
2-Maturantët që kanë rezultuar mbetës në një ose dy lëndë gjatë vitit shkollor 2025–2026 dhe i kanë shlyer provimet shkollore;
3-Kandidatët e viteve të mëparshme që nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore;
4-Kandidatët që kanë kryer njohjen dhe njësimin e diplomës dhe kanë detyrime të Maturës Shtetërore 2026.
Qendra ku do të zhvillohen provimet :Shkolla 9-vjeçare “Kolë Koci”.
Lutemi, të gjithë kandidatët të paraqiten në ditën e provimit në orën 9.00 dhe të kenë me vete dokumentin e identifikimit.
Suksese !

24/07/2026

📢 *NJOFTIM I RËNDËSISHËM!*

⏳ Kanë mbetur edhe 5 ditë nga afati i regjistrimeve në Gjimnazin🏛️ "Muharrem Çollaku"!

📚 Numri i vendeve të planifikuara për regjistrim po i afrohet plotësimit. Mos e humbisni mundësinë për t'u bërë pjesë e një shkolle me traditë, rezultate dhe mundësi zhvillimi.

🎓 Bëhu pjesë e skuadrës së Muharremsave🫱🏻‍🫲🏼!

🗓️ Regjistrimet përfundojnë më 31 korrik 2026.

📍 🤵🏼‍♂️🤵🏼‍♀️Mesuesit e kesaj shkolle ju mirëpresin në ambientet e shkollës çdo dite gjatë orarit 8.oo -- 13.00.

Gjimnazi "Muharrem Çollaku" – Traditë, Cilësi, Sukses! 📜🔏🥇

Address

Rruga E Stadiumit
Pogradeci
7301

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi "Muharrem Çollaku"- Faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category