Shkolla 9-Vjecare "Hamdi Alinj"

Shkolla 9-Vjecare "Hamdi Alinj" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla 9-Vjecare "Hamdi Alinj", Elementary School, Pogradec.

14/09/2026
Suksese nxënësve dhe mësuesve!Le t'i bashkojmë energjitë nxënës,mësues prindër për një qëllim të përbashkët, Arsim cilës...
14/09/2026

Suksese nxënësve dhe mësuesve!
Le t'i bashkojmë energjitë nxënës,mësues prindër për një qëllim të përbashkët, Arsim cilësor,komunitet i kënaqur!
Le të shfrytëzojmë kohën në mënyrën më të mirë për të mbushur mendjen me gjënë më me vlerë në botë, Dituria.✍️📖
Dituria, e vetmja gjë që nuk ka çmim, por vlera e saj është e jashtëzakonshme!🖊️✍️
Qoftë një vit i mbarë i mbushur me suksese , dije dhe gëzim për të gjithë!✨📖✍️

12/09/2026
12/09/2026

Të nderuar prindër.

Shkolla fillon, ditën e Hënë, më 14 Shtator 2026, dhe mirë do ishte të ulesh*t me fëmijën tuaj për 5 minuta dhe t'i shpjegoni atyre se:

1. Nëse një fëmijë tjetër është shumë i gjatë, shumë i shkurtër, i shëndoshë, i hollë, ka flokë kaçurrela, të zeza ose të kuqe apo çdo ngjyre tjetër, ka një ngjyrë tjetër lëkure dhe çdo tipar ndryshe nga ato që shohin me shpesh, nuk duhet të tallen.

2. Nuk ka asgjë të keqe të veshësh të njëjtat rroba dhe këpucë çdo ditë.

3. Shpjegojuni atyre se një çantë shpine e përdorur mbart të njëjtat ëndrra si një çantë shpine e re!

4. Mos të përjashtojnë askënd nga miqësia e tyre sepse janë të ndryshëm ose nëse nuk kanë të njëjtat aftësi si ju.

5. Ndihmojini që të mos fyejnë dhe nënçmojnë të tjerët dhe
atë që të tjerët duan, vetëm sepse nuk ndajnë të njëjtin mendim.

6. Shpjegojuni atyre se disa sjellje të caktuara të tyre lëndojnë gjithmonë dhe se ata shkojnë në shkollë për të mësuar, jo për të lënduar të tjerët.

7. Mësojini se si të jenë më të mirë, të dashur dhe të respektuar, me ata që rrinë larg grupit të klasës.

8. Mësojini ata të përfshijnë fëmijët që qëndrojnë dhe hanë bukën e tyre (ndoshta pa asgjë) në këmbë, në një cep të shkollës apo klasës, për mos u parë nga shokët e tyre.

9. Kujtojuni atyre se ka rëndësi shumë komunikimi dhe se sjellja e tyre do të ndikojë për një botë më të mirë.

EDUKIMI FILLON NË SHTËPI, DHE FORCOHET NË SHKOLLË


Kodi i ri i etikës
10/09/2026

Kodi i ri i etikës

Sot në ambientet e shkollës u bë shpërndarja e librit shkollor.
09/09/2026

Sot në ambientet e shkollës u bë shpërndarja e librit shkollor.

04/09/2026

🤖📚 IA për më shumë mundësi në procesin e mësimdhënies dhe të nxënies!
📘 Në korrik 2026, ASCAP hartoi “Udhëzuesin për përdorimin etik të Inteligjencës Artificiale përmes SmartLab në të gjitha lëndët”, një burim praktik dhe orientues për mësuesit dhe nxënësit, që synon të mbështesë përdorimin etik, të sigurt dhe efektiv të Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor.

💡 Udhëzuesi sjell shembuj, ide dhe mundësi konkrete për përdorimin e IA-së në të gjitha fushat e të nxënit dhe lëndët e kurrikulës shkollore, duke mbështetur planifikimin dhe zhvillimin e procesit mësimor, krijimtarinë, të nxënit e personalizuar, të nxënit në bashkëpunim dhe zhvillimin e mendimit kritik.

🌱 Një hap drejt një arsimi më inovativ, gjithëpërfshirës dhe të përshtatur me mundësitë e reja që sjell teknologjia.

🔐 Etikë • Siguri • Inovacion • Të nxënit e personalizuar • Të nxënit në bashkëpunim
📎 Udhëzuesi gjëndet bashkëlidhur në linkun më poshtë:https://www.ascap.edu.al/wp-content/uploads/2026/09/Udhezuesi-per-perdorimin-e-Inteligjence

02/09/2026
06/08/2026

ASCAP po përgatit një udhëzues për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në arsim.
Udhëzuesi synon të ndihmojë mësuesit dhe institucionet arsimore të njohin më mirë mundësitë që ofron IA-ja dhe ta përdorin atë në mënyrë të sigurt, të përgjegjshme dhe etike. Ai do të përfshijë orientime dhe shembuj praktikë për përdorimin e IA-së në lëndë dhe situata të ndryshme mësimore, duke marrë parasysh edhe sfidat dhe rreziqet që lidhen me këtë teknologji.
📘 Së shpejti, një material mbështetës për përdorimin e përgjegjshëm të IA-së në arsim.

06/08/2026

📘 Udhëzuesit me Veprimtari Praktike për klasat I, VI dhe X

ASCAP ka hartuar paketën e Udhëzuesve me Veprimtari Praktike për të gjitha lëndët e klasave I, VI dhe X. 1(AF) +4 (AMU) + 4 (AML)

👩‍🏫 Udhëzuesit do të mbështesin mësuesit në planifikimin dhe zhvillimin e orëve mësimore përmes shembujve konkretë dhe veprimtarive praktike. Ata synojnë të lehtësojnë zbatimin efektiv të programeve të përditësuara dhe të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së procesit të mësimdhënies dhe të të nxënit.

🌐 Paketa e udhëzuesve mund të aksesohet në faqen zyrtare të ASCAP-it, përmes linkut të mëposhtëm:

https://www.ascap.edu.al/kurrikula-e-perditesuar-2025/

🔎 Për të aksesuar udhëzuesit, ndiqni këta hapa:

1️⃣ Klikoni te filtri “Lloji i dokumentit”.
2️⃣ Përzgjidhni opsionin “Udhëzues për zbatimin e kurrikulës”.
3️⃣ Përzgjidhni klasën përkatëse.

📚 Më shumë mbështetje për mësuesit, më shumë mundësi për të nxënë përmes praktikës!

Address

Pogradec

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-Vjecare "Hamdi Alinj" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share