Zyra Vendore Arsimore Pogradec

Zyra Vendore Arsimore Pogradec Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zyra Vendore Arsimore Pogradec, Pogradec.

14/09/2026

📌Të nderuar mësues, nxënës dhe prindër!🎓✨
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, me lejoni t'ju përcjell urimet më të ngrohta në emër të Zyrës Vendore Arsimore Pogradec!
Kjo ditë shënon nisjen e një udhëtimi të ri me dije, sfida dhe arritje.
👩‍🎓🧑‍🎓Një urim të veçantë sot kam për vogëlushët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, duke hedhur hapat e parë drejt një të ardhmeje të ndritur.
📚Nxënës të dashur!
📚Punoni fort, kini besim te vetja dhe mos reshtni kurrë së kërkuari dije!
Të nderuar mësues!
🙏📚Ju falënderoj për përkushtimin dhe pasionin me të cilin formoni brezat e së ardhmes.
Të dashur prindër!
🙏💐Ju falënderojmë për bashkëpunimin e vazhdueshëm në këtë rrugëtim të përbashkët.
Le të jetë ky një vit i mbushur me suksese, shëndet dhe rezultate të shkëlqyera!
Paçi një vit të mbarë e të suksesshëm shkollor! 🔔📚
Me respekt,
Sotiraq Mangëri

🕊Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të profesorit të nderuar, Gjokë Ambo.Profesor Gjoka, do të kujtohet gj...
09/09/2026

🕊Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të profesorit të nderuar, Gjokë Ambo.
Profesor Gjoka, do të kujtohet gjithmonë për kontributin dhe përkushtimin e tij të palodhur në fushën e arsimit, në edukimin e brezave dhe integritetin e tij profesional e njerëzor.
Ai la pas, një shembull frymëzues për të gjithë kolegët, nxënësit dhe ata që patën fatin ta njihnin.
Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve e miqve për këtë humbje!
I paharruar qoftë kujtimi i profesor Gjokë Ambos!🙏🕊

📌Ditën e sotme,Prefektja e Qarkut Korçë, zonja Florinda Zegullaj,Nënprefekti I Qarkut Korçë zoti Luan Maxhari, Nënkryeta...
09/09/2026

📌Ditën e sotme,Prefektja e Qarkut Korçë, zonja Florinda Zegullaj,Nënprefekti I Qarkut Korçë zoti Luan Maxhari, Nënkryetarja e Bashkisë Pogradec zonja Entela Gusho, Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Korçë, zonja Vinjola Rota Drejtori i ZVAP Pogradec zoti Sotiraq Mangëri zhvilluan një takim me drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave të Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Pogradec.
Në fokus të kësaj mbledhjeje, u theksuan disa çështje kyçe për mbarëvajtjen e procesit mësimor si;
📌Përgatitjet dhe standardet
Analizimi i masave të marra për mbarëvajtjen e vitit shkollor dhe garantimi i mjediseve të sigurta e të përshtatshme për nxënësit.
📌Cilësia në mësimdhënie
Monitorimi i zbatimit të kurrikulës, ngritja e nivelit të mësimdhënies dhe zbatimi i metodologjive bashkëkohore.
📌Proceset administrative
Rritja e transparencës, disiplina e punës dhe menaxhimi efektiv i dokumentacionit shkollor.
📌Bashkëpunimi komunitar
Rëndësia dhe forcimi i bashkëpunimit mes shkollës, prindërve dhe komunitetit për parandalimin e braktisjes shkollore dhe mbështetjen e nxënësve.

27/08/2026

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026–2027, Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë ka në vëmendjen dhe në kujdesin e saj të vazhdueshëm një sërë prioritetesh që synojnë të prekin çdo shkollë, çdo mësues dhe mbi të gjitha, çdo nxënës.

Me 17 Zyra Vendore të Arsimit Parauniversitar në varësi, DRAP Korçë vijon të koordinojë dhe të mbështesë institucionet arsimore në një territor të gjerë, duke synuar që çdo vit shkollor të sjellë më shumë cilësi, siguri, gjithëpërfshirje dhe mundësi për zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve.

🎨 Prandaj ky vit na gjen me programe të reja të "Programit pas Shkolle", artet, kultura dhe krijimtaria;por jo vetëm këto.
Viti i ri shkollor vijon të ketë prioritet edhe
🔬 laboratorët, teknologjia dhe inovacioni;
⚽ sporti dhe aktiviteti fizik;
📚 leximi dhe bibliotekat;
💚 shëndeti fizik dhe mendor;
🧠 mbështetja psikologjike;
🎯 orientimi dhe këshillimi për karrierën;
👩‍🏫 mësimi cilësor dhe zhvillimi profesional i mësuesve;
🤝 dhe, mbi të gjitha, gjithëpërfshirja dhe mundësitë e barabarta për çdo nxënës.

Në këtë rrugëtim, një vend të rëndësishëm zë edhe mësuesi ndihmës, mbështetje për fëmijët dhe nxënësit me aftësi ndryshe, duke e bërë shkollën një hapësirë ku çdo fëmijë ka mundësinë të mësojë, të zhvillohet dhe të ndihet pjesë e saj.

Në çdo shkollë të DRAP Korçë, ky fillim do të na gjejë më të bashkuar, më të përgatitur dhe më pranë njëri-tjetrit.

DRAP Korçë ,së bashku për një arsim më të mirë!

27/08/2026

📘 Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) ka hartuar “Protokollin për identifikimin, parandalimin dhe raportimin e dhunës në institucionet arsimore parauniversitare”, një dokument që krijon një kornizë të qartë dhe të strukturuar për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës në shkollë.

Link-u i shkarkimit 👇:

https://www.ascap.edu.al/wp-content/uploads/2026/08/Protokolli-per-identifikimin-parandalimin-dhe-raportimin-e-dhunes-bullizmit-dhe-ekstremizmit-ne-shkolla.pdf

🔎 Protokolli ka përcaktuar një proces të plotë që përfshin:
🟢 Parandalimin e dhunës dhe krijimin e një klime pozitive në shkollë;
🟡 Paralajmërimin e hershëm dhe evidentimin e faktorëve të riskut;
🔍 Identifikimin e rasteve dhe sjelljeve shqetësuese;
📢 Raportimin dhe referimin sipas procedurave të përcaktuara;
⚠️ Vlerësimin fillestar të rrezikut;
🤝 Ndërhyrjen dhe mbështetjen e nxënësit;
📊 Monitorimin e rasteve;
🔗 Referimin ndërinstitucional, kur situata ka kërkuar përfshirjen e strukturave të tjera përgjegjëse.

👩‍🏫👨‍🏫 Siguria në shkollë është trajtuar si përgjegjësi e përbashkët. Protokolli ka përcaktuar rolet dhe përgjegjësitë e drejtuesve të shkollës, mësuesve, shërbimit psiko-social dhe oficerëve të sigurisë, duke vendosur në fokus koordinimin me prindërit dhe strukturat e tjera përgjegjëse.

🤝 Përmes këtij dokumenti është forcuar një qasje e përbashkët dhe e koordinuar, e mbështetur në parandalimin, identifikimin e hershëm, reagimin në kohë dhe bashkëpunimin ndërmjet të gjithë aktorëve të shkollës.

Bullizmi SiguriaNëShkollë MirëqeniaENxënësve ArsimiParauniversitar

27/08/2026

🏠📚 Për ata që çdo ditë janë në klasë dhe kujdesen që fëmijët tanë të kenë një arsimim sa më të mirë, edhe mundësia për të pasur një shtëpi është pjesë e asaj mbështetjeje që duhet të jetë pranë tyre në momentin e duhur 👩🏻‍🏫👨🏻‍🏫

Për këtë arsye, janë miratuar 70 kuota për kredi me interes 0% për punonjësit arsimorë të Ministrisë së Arsimit, me aplikimet të hapura deri më 25 shtator 2026, përmes portalit e-Albania 🏡💻📲

Mësuesit 🧑‍🏫 mund të informohen dhe të aplikojnë përmes e-Albania⁠ 🇦🇱
Link:https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2026/08/Njoftim-publik-shpallje-per-kredi-2026.pdf

🇦🇱🦅🇪🇺
🌹
🏃‍♂️‍➡️📲💻💁🏻‍♀️🙋🏻‍♂️

12/08/2026
31/07/2026
27/07/2026

🔴 Njoftim i rëndësishëm

📌 Hapet zyrtarisht procesi i aplikimeve në universitet,📝 nga sot deri më 1 gusht 2026, duhet të zgjidhni 10 programe studimi në portalin U-ALBANIA dhe të hidhni hapin drejt së ardhmes suaj akademike.

⚠️ Mbani në vëmendje kalendarin zyrtar të aplikimeve për të gjitha fazat e procesit: aplikimin, publikimin e renditjeve, regjistrimin dhe raundet e pranimeve.

Universitetet tona ju mirëpresin me programe të reja studimi, staf akademik të kualifikuar, mundësi ndërkombëtarizimi dhe jetë universitare dinamike.

SUKSESE 🫶

20/07/2026

🔴Rihapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z

‼️Maturantët e viteve të kaluara, si edhe kandidatët që nuk kanë mundur të aplikojnë brenda afateve, kanë mundësi vetëm një ditë për të plotësuar formularët A1 dhe A1Z.

🗓️ 21 korrik
🕗 Ora 08:00 - 16:00

👨‍💻 Aplikimi kryhet në platformën e-Albania dhe është i detyrueshëm për të gjithë kandidatët që synojnë të konkurrojnë për pranim në Institucionet e Arsimit të Lartë.

⚠️Respektoni afatin e aplikimit! Pas përfundimit të orarit zyrtar, aplikimet nuk do të pranohen dhe rrezikoni për të vijuar procesin e pranimit në universitet.

Address

Pogradec

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyra Vendore Arsimore Pogradec posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Zyra Vendore Arsimore Pogradec:

Shortcuts

Share