Shkolla 9-vjeçare "Servet Agolli"

Shkolla 9-vjeçare "Servet Agolli" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla 9-vjeçare "Servet Agolli", School, Buçimas, Pogradec.

16/09/2026

NJOFTIM PËR PRINDËRIT
Shkolla “Servet Agolli” ju fton të regjistroni fëmijët tuaj në programin “Pas Shkolle”, i cili ofrohet për nxënësit e Arsimit Fillor ( klasat 1-5) dhe AMU( klasat 6-9)
Për t’ju lehtësuar procesin e regjistrimit, në videon e mëposhtme do të gjeni udhëzimin hap pas hapi se si të regjistroni fëmijën tuaj nëpërmjet SMIP.
👉 Ju lutemi, ndiqni hapat e paraqitur në video dhe kryeni regjistrimin brenda afatit.
🌟 “Pas Shkolle” – më shumë mundësi për të mësuar, krijuar, bashkëpunuar dhe zhvilluar talentet e fëmijëve tanë!
Faleminderit për bashkëpunimin!

Rregullat e arta, mesazhe që na bashkojnë! 🌟Pas takimit me prindër, nxënës dhe mësues, së bashku hartuam “Rregullat e Ar...
15/09/2026

Rregullat e arta, mesazhe që na bashkojnë! 🌟
Pas takimit me prindër, nxënës dhe mësues, së bashku hartuam “Rregullat e Arta” të klasës, si një udhërrëfyes për respektin, bashkëpunimin dhe sjelljen e mirë.
Në fund të takimit kartolinat me mesazhe pozitive dhe motivuese u vendosën në Këndin e Mesazheve të Shkollës. 💌

Sepse një shkollë e mirë ndërtohet çdo ditë, së bashku! 🏫❤️

14/09/2026
Sot nisëm një ditë të re, ditën e dijes dhe ëndrrave të nxënësve tanë! 📚✨Një ditë e bukur plot emocione, buzëqeshje dhe ...
14/09/2026

Sot nisëm një ditë të re, ditën e dijes dhe ëndrrave të nxënësve tanë! 📚✨
Një ditë e bukur plot emocione, buzëqeshje dhe urime. Falënderojmë Drejtorin e ZVAP Pogradec Z.Sotiraq Mangëri për përshëndetjen, përfaqësuesit e Bordit të Shkollës, stafin pedagogjik të shkollës si dhe të gjithë prindërit për praninë dhe mbështetjen e tyre.
Sot u takuam sy më sy – nxënës, prindër dhe mësues, duke ndarë urime dhe duke forcuar bashkëpunimin për një vit të suksesshëm.

Suksese të gjithëve! Gëzuar fillimin e një viti të ri shkollor!

08/09/2026

FTESË PËR PROGRAMIN “PAS SHKOLLË”
Shkolla “Servet Agolli” fton nxënësit të bëhen pjesë e Programit “Pas Shkollë”, duke përfituar nga klubet dhe aktivitetet që ka hapur shkolla.
Thirrja është e hapur edhe për mësuesit pensionistë dhe zejtarët.
Programi "Pas shkolle " do zbatohet në:
👧 Nxënësit e Arsimit Fillor: klasat I–V
👦 Nxënësit e AMU: klasat VI–IX
Ftojmë prindërit dhe nxënësit të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre nëpërmjet SMIP-it (javën e 1 dhe 2 të shtatorit) dhe të përzgjedhin klubin ku dëshirojnë të marrin pjesë.
🌱 Mësojmë, krijojmë, bashkëpunojmë dhe zhvillojmë aftësi të reja edhe pas orarit mësimor!
Ju mirëpresim!
Shkolla “Servet Agolli”

25/08/2026

NJOFTIM PËR PRINDËRIT
Të nderuar prindër! 👨‍👩‍👧‍👦
Ju njoftojmë se është rihapur regjistrimi në e-Albania për klasën e I (parë), për periudhën 24 gusht – 7 shtator 2026. Gjithashtu, vazhdon regjistrimi edhe për klasat e tjera ( II - IX).
🏫 Shkolla “Servet Agolli” ofron kushte standarde, staf të kualifikuar, programet “Bëjmë detyrat e shtëpisë” ,“Ekipet Sportive”, si dhe këtë vit shkollor , synon të zbatojë programin e ri “Pas shkolle”, me miratim të MA, ZVAP Pogradec në Arsimin Fillor dhe AMU.
💻 Nëse hasni vështirësi gjatë regjistrimit online në e-Albania, ju lutemi kontaktoni me shkollën duke ju ndihmuar me kënaqësi!

📚 Ju mirëpresim në Shkollën “Servet Agolli” e cila mbështet zhvillimin e nxënësve, për të mësuar, bashkëpunuar dhe zhvilluar talentet e tyre🥰 !

18/06/2026

📢NJOFTIM PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË 9-TA
Ju njoftojmë se ditën e nesërme, më 19 qershor 2026, do të zhvillohet Provimi Kombëtar i Arsimit Bazë në lëndën e Gjuhës Shqipe.
Të gjithë nxënësit duhet të paraqiten në orën 09:00 në oborrin e shkollës.
Provimi fillon në orën 10:00.
Nxënësit duhet të kenë me vete mjetet e nevojshme për zhvillimin e provimit: ✏️ laps 🖊️ stilolaps
Ju urojmë të gjithë nxënësve suksese në provim. Jemi të bindur se puna dhe përkushtimi juaj do të japin rezultatet e merituara.
Suksese! 🌟
Drejtoria e Shkollës

Klasa Përgatitore! 🙋‍♂️🙋‍♀️Një  ditë ne do të bëhemi doktorë, mësues , policë 👮‍♀️ nuk ka rëndësi çfarë do të bëhemi.  N...
10/06/2026

Klasa Përgatitore!
🙋‍♂️🙋‍♀️Një ditë ne do të bëhemi doktorë, mësues , policë 👮‍♀️ nuk ka rëndësi çfarë do të bëhemi. Ne 🙋‍♂️🙋‍♀️premtojmë të bëhemi njerëz të mirë së pari , sepse bota🌍 nuk ndryshon vetëm me risitë por edhe me MIRËSI 🌹❤️ Dhe NE jemi gati të ndryshojmë botën !🌍💪🌹🎉

🏆SUKSES NË BEACH TENNIS 🎾🏆Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për çeljen e sezonit turistik, nxënësit e shkollës so...
07/06/2026

🏆SUKSES NË BEACH TENNIS 🎾🏆

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për çeljen e sezonit turistik, nxënësit e shkollës sonë morën pjesë në aktivitetin sportiv Beach Tennis, organizuar nga Tenisit Tirana në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec.

Për nxënësit tanë kjo disiplinë sportive ishte një risi dhe një eksperiencë e veçantë. Megjithëse kishin një kohë të shkurtër për t’u njohur dhe përshtatur me lojën, ata treguan përkushtim, aftësi dhe frymë të lartë sportive, duke arritur rezultate të shkëlqyera.

Shkolla jonë u shpall fituese në të dyja kategoritë, vajza dhe djem, duke u përfaqësuar me 3 ekipe vajzash dhe 3 ekipe djemsh.

🥇 Vendi i parë për djem:
Marjo Kuqo dhe Martinelos Çekiçi

🥇 Vendi i parë për vajza:
Paulina Sadik dhe Ermela Tole

Përtej rezultateve dhe vendeve të para, më e rëndësishmja ishte pjesëmarrja, argëtimi dhe mundësia për të provuar një sport të ri, duke krijuar kujtime dhe përvoja të bukura për të gjithë pjesëmarrësit.

Urime të gjithë nxënësve për përfaqësimin dinjitoz të shkollës sonë! 👏👏

Address

Buçimas
Pogradec
7030

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-vjeçare "Servet Agolli" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla 9-vjeçare "Servet Agolli":

Shortcuts

Share

Category