Gjuhë_letërsi

Gjuhë_letërsi Ne zhvillojmë kurse në lëndën :gjuhë-letërsi.

Ruaje për ta pasur gjithmonëShkruaj në komente një gabim që e sheh shpesh📤 Dërgoja dikujt që shkruan gabim çdo ditë     ...
24/12/2025

Ruaje për ta pasur gjithmonë
Shkruaj në komente një gabim që e sheh shpesh
📤 Dërgoja dikujt që shkruan gabim çdo ditë






shqip
mesojshqip
edukim
nxenes
studente
mesues
shkollë
dije
universiidijes
respektojgjuhen

LEKSIKOLOGJI: SINONIME, ANTONIME & KUPTIMI I FJALËVEFjalët nuk janë vetëm tinguj — ato mbartin kuptim, ndjenjë dhe forcë...
24/12/2025

LEKSIKOLOGJI: SINONIME, ANTONIME & KUPTIMI I FJALËVE

Fjalët nuk janë vetëm tinguj — ato mbartin kuptim, ndjenjë dhe forcë shprehëse.

Në këtë karusel do të mësosh:
✔️ Çfarë janë sinonimet dhe antonimet
✔️ Si përdoren saktë fjalët
✔️ Pse konteksti ndryshon kuptimin

📌 Sa më i pasur fjalori, aq më qartë dhe bukur shprehemi.

💾 Ruaje për ta përsëritur
💬 Shkruaj një fjalë dhe gjej një sinonim ose antonim
🔁 Dërgoja dikujt që do të pasurojë fjalorin






shqip
mesojshqip
edukim
nxenes
studente
mesues
shkollë
dije
universiidijes
gjuhë

Në sintaksë nuk flasim për foljen,por për kallëzuesin – funksionin kryesor të fjalisë.Në këtë karusel mëson:✔️ Rendin e ...
24/12/2025

Në sintaksë nuk flasim për foljen,
por për kallëzuesin – funksionin kryesor të fjalisë.

Në këtë karusel mëson:
✔️ Rendin e fjalëve në fjali
✔️ Si ndërtohet një fjali e saktë
✔️ Dallimin mes fjalisë së thjeshtë dhe asaj të përbërë

📌 Kujtoje këtë rregull:
Forma = morfologji | Funksioni = sintaksë

💾 Ruaje për përsëritje
💬 Shkruaj një fjali të thjeshtë dhe një të përbërë
🔁 Dërgoja dikujt që po mëson shqip






mesojshqip
edukim
nxenes
studente
mesues
shkollë
dije
universiidijes
mesimdhepraktike
gjuhë

FOLJA (KOHËT & MËNYRAT)Pa folje nuk ka fjali.Ajo tregon çfarë bëhet, si bëhet dhe kur ndodh veprimi.Në këtë karusel do t...
24/12/2025

FOLJA (KOHËT & MËNYRAT)

Pa folje nuk ka fjali.
Ajo tregon çfarë bëhet, si bëhet dhe kur ndodh veprimi.

Në këtë karusel do të kuptosh:
✔️ Kohët e foljes
✔️ Mënyrat e foljes
✔️ Gabimet më të shpeshta që duhen shmangur

📌 Sa më mirë ta njohësh foljen, aq më qartë dhe saktë do të shprehesh.

💾 Ruaje për ta përsëritur
💬 Shkruaj një fjali me folje në të ardhmen
🔁 Dërgoja dikujt që po mëson shqip






mesojshqip
edukim
nxenes
studente
mesues
shkollë
dije
universiidijes
mesimdhepraktike
gjuhë

KRYEFJALA (MORFOLOGJI)A e di gjithmonë kush e kryen veprimin në fjali? 🤔Kryefjala është baza e çdo fjalie dhe pa e kuptu...
24/12/2025

KRYEFJALA (MORFOLOGJI)

A e di gjithmonë kush e kryen veprimin në fjali? 🤔
Kryefjala është baza e çdo fjalie dhe pa e kuptuar saktë, gabimet janë të pashmangshme.

Në këtë karusel mëson:
✔️ Çfarë është kryefjala
✔️ Llojet e saj
✔️ Shembuj praktikë të qartë

📌 Këshillë:
Nëse di të gjesh kryefjalën, do të ndërtosh fjali të sakta dhe të bukura.

💾 Ruaje për ta ripërsëritur.
💬 Shkruaj një fjali dhe gjej kryefjalën.
🔁 Dërgoja dikujt që po mëson shqip.






mesojshqip
edukim
nxenes
studente
mesues
shkollë
dije
universiidijes
mesimdhepraktike
gjuhë

Kongresi i Manastirit vendosi alfabetin e gjuhës shqipe. Por në fakt udhën drejt alfabetit unik shqip, e kishin shkelur ...
22/11/2024

Kongresi i Manastirit vendosi alfabetin e gjuhës shqipe.

Por në fakt udhën drejt alfabetit unik shqip, e kishin shkelur e çapitur dhjetëra abetare që përmes shpirtit patriotik të shqiparëve gatitën Kongresin e bekuar të Manastirit. Sot, plot 180 vjet nga abetarja parë, “Evëtari” i Veqilharxhit, do të udhëtojmë fare shkurt në disa prej tyre, në abetaret e shkruara nga patriotët elbasanas.

1. Babai i gjuhës shqipe, do ta cilësonte Xhuvani, intelektualin me përmasa europiane, Kostandin Kristoforidhin, i cili 23 vjet pas Veqilharxhit boton abetaren e parë në gegnisht dhe më 1868 në toskërisht. ABETAR SKIP (varianti gegnisht me gërma latine), për herë të parë përdor termin ABETAR, të cilin Çabej do ta cilësonte: si një fjalë e farkuar nga sa duket prej Kristoforidhit.
“Njeriu qesh e këndon, flet e qan. Zogjëtë këndojnë.” (K.K.)

Mbani mend 📌Kodi: sistemi i shenjave, simboleve, gjuha me te cilën transmetohetmesazhi.Mesazhi: permbajtj e informacioni...
25/10/2024

Mbani mend 📌
Kodi: sistemi i shenjave, simboleve, gjuha me te cilën transmetohet
mesazhi.
Mesazhi: permbajtj e informacionit
që dhenësi i jep marresit.
Referenti: tema për të cilën bën fjalë
mesazhi.
Dhenësi: ai që jep mesazhin.
Marrësi: ai që merr mesazhin.
Kanali: mjeti permes te cilit percillet mesazhi (ajri, telefoni, e-mail-i etj.).

Përrallat->Proza gojore është shumë e zhvilluar. Ajo paraqitet në forma të ndryshme. Një nga format më të përhapura e më...
17/06/2023

Përrallat->Proza gojore është shumë e zhvilluar. Ajo paraqitet në forma të ndryshme. Një nga format më të përhapura e më të njohura, është pa dyshim përralla. Përralla është një tregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente të çuditshme në subjekt me anë të së cilës paraqiten mendimet dhe ëndërrimet e njerëzimit në formë alegorike. Përrallat nuk nisen, si ndodh me këngët legjendare, nga një fakt i vërtetë (ndoshta edhe historik) që legjendarizohet, por nga një trill i plotë, që megjithatë mban kurdoherë lidhje me probleme, me situata, me mendime filozofike, morale, shoqërore, estetike etj. të jetës njerëzore. Përrallat tregohen në prozë dhe kanë, domosdo, strukturën dhe elementet e tyre. Ato janë të përhapura në të gjithë botën dhe janë tepër të pëlqyera si për vlerat e tyre filozofike, ashtu edhe për vlerat e tyre didaktike. Pikërisht për vlerat e saj të gjithanshme, përralla ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve: me të merren folkloristët, etnografët, psikologët, letrarët etj. Etnografia e studion përrallën si dokument kulturor e historik dhe merret me rolin e saj në shoqëi, psikologjia e sheh përrallën si shprehje të proçeseve shpirtërore, ndërsa shkenca e letërsisë përpiqet të përcaktojë se ç'është ajo që e bën përrallën të jetë e veçantë edhe brenda llojeve të prozës gojore. Ajo synon të përcaktojë elementet më të qenësishme të këtij lloji dhe, ashtu si etnografia, të kërkojë zanafillën e saj.Përrallat shqiptare shquajnë për larminë e fantazisë së tyre dhe për thurrjet interesante të subjekteve. Roli i fantastikes edhe në përrallat tona është shumë i madh. Me anë të saj rrëfimtari popullor deformon artistikisht dhe përpunon qoftë artistikisht, qoftë filozofikisht subjektin, elementet e realitetit duke krijuar një simbolikë të pasur që flet alegorikisht për mësime shoqërore, etike dhe estetike për jetën. Pikërisht në vlerën e saj filozofike qëndron edhe një nga anët më të rëndësishme të përallës. Nëpërmjet saj jepen gjykime për jetën, për lumturinë, për të mirën dhe të keqen, për të bukurën dhe të shëmtuar, për aspiratat dhe ëndërrimet e njerëzve etj. Duhet thënë se vizioni i përgjithshëm që buron nga përrallat për botën e jetën është optimist.

🌟MËSIMI I HAPUR🌟🎯NJË MUNDËSI E ARTË PËR TË GJITHË MATURANTËT.📢 THIRRJE për mësim në Zoom: "Si ta kuptojmë dhe shpjegojmë...
04/06/2023

🌟MËSIMI I HAPUR🌟

🎯NJË MUNDËSI E ARTË PËR TË GJITHË MATURANTËT.

📢 THIRRJE për mësim në Zoom: "Si ta kuptojmë dhe shpjegojmë poezinë Lasgushiane?"

Përshëndetje të gjithëve! Jam këtu për të ju njoftuar për një mësim të veçantë që do të zhvillohet në Zoom. Nëse jeni një dashamirës i poezisë Lasgushiane dhe dëshironi të thelloni njohuritë tuaja në këtë fushë, ky mësim është për ju!

Titulli i mësimit tonë është "Si ta kuptojmë dhe shpjegojmë poezinë Lasgushiane?" Lasgush Poradeci, poeti shqiptar i shquar, ka krijuar një trashëgimi të madhe letrare, ku poezitë e tij shprehin ndjenjat më të thella të shpirtit. Në këtë mësim, do të eksplorojmë teknikat dhe karakteristikat kryesore të poezisë Lasgushiane, duke u përqendruar në interpretimin dhe shpjegimin e tyre.

Nëse ndjeni kuriozitet për si të zbulojmë thellësinë dhe mesazhet që fsheh poezia Lasgushiane, mësimi ynë ju sjell një mundësi të shkëlqyeshme për të zbuluar më shumë. Do të diskutojmë mbi stilin e tij, figurat letrare që përdor, temat që trajton dhe simbolizmin që fsheh në vargjet e tij të paharrueshme.

Mësimi do të mbahet në Zoom, ku do të keni mundësinë të jeni pjesë e një mësimi tërheqës, interaktiv dhe frymëzues. Do të keni mundësinë të shprehni mendimet tuaja, të diskutoni me të tjerët dhe të merrni informacione të vlefshme për të ndihmuar në kuptimin dhe shpjegimin e poezisë Lasgushiane.

Ju ftojmë të bashkoheni në këtë mësim të veçantë dhe të ndani pasionin tonë për poezinë Lasgushiane. Nëse jeni të interesuar, ju lutem tregoni interesin tuaj në komentet e mëposhtme dhe ju do të merrni detajet e plota për të lidhur në Zoom.

Le të zbulojmë së bashku mrekullitë e poezisë Lasgushiane dhe të shpalosim thellësinë e fjalëve të tij. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të mahnitshëm në botën e poezisë!








Gjuha Shqipe 9, ushtrimi 9.Percakto klasen e fjaleve te nenvizuara:-Fytyra e tij *me rri ne mendje. - trajte e shkurter ...
30/05/2023

Gjuha Shqipe 9, ushtrimi 9.

Percakto klasen e fjaleve te nenvizuara:

-Fytyra e tij *me rri ne mendje. - trajte e shkurter e peremrit vetor -une- ne rasen dhanore (mua) : Kujt i rri ne mendje? Mua me (rri ne mendje).

-Mos fol *me.- ndajfolje.

-Korabi eshte mali *me i larte ne vendin tone. - pjesez qe shpreh shkallen siperore te mbiemrit.

-Nuk *te kam ndjekur rrotull botes.- trajte e shkurter e peremrit vetor -ti- ne rasen kallezore: Ke (nuk) kam ndjekur? Ty (nuk) te.

-Hungeroi me ze *te lodhur Kolombreja.- nyje e mbiemrit.

-Me duhet *te punoj shume. - pjesez e menyres lidhore te foljes.

-*E mallkoi me ze te larte. -trajte e shkurter e peremrit deftor -ate- ne rasen kallezore. Ke mallkoi? Ate e (mallkoi).

-*E motra perpiqej ta qetesonte. - nyje e emrit te farefisnise (E motra).

-Hena *e zbehte u fsheh ngadale ne hapesiren e nates. - nyje e mbiemrit.

-Hyri *e doli pa thene asnje fjale. - lidhez.

-Stefani ndenji aty *i shtangur. - nyje e mbiemrit.

-Zemra *i rrihte fort. - trajte e shkurter e peremrit deftor -atij- ne rasen dhanore. Kujt i rrihte? Atij *i.

-*I ati e mbante te birin gjithnje prane. Nyje e emrit te farefisnise (I ati).

-*U takove me shoket ?- pjesez e formes joveprore te foljes.

-T'*u flasesh shokeve. - trajte e shkurter e peremrit -ata- ne rasen dhanore. Kujt t"u flasesh? Atyre te -u- flasesh.

-*Uu! Sa ftohte qe ben sot! - thirrmor/pasthirrme.

Analizë veprës : "Anna Karenina" të autori Lev Tolstoi.🖋️Anna Karenina fillon me një frazë që është çelësi psikologjik i...
03/05/2023

Analizë veprës : "Anna Karenina" të autori Lev Tolstoi.

🖋️Anna Karenina fillon me një frazë që është çelësi psikologjik i veprës:
"Të gjitha familjet e lumtura janë njësoj, çdo familje e pakënaqur është e pakënaqur në mënyrën e vet."

🖋️Patosi i romanit nuk është në afirmimin e unitetit shpirtëror mes anëtarëve të familjes, por në studimin e shkatërrimit të familjeve dhe marrëdhënieve njerëzore.

Analizën e plotë e gjeni në linkun në bio.💝

Address

Pogradec

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjuhë_letërsi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Gjuhë_letërsi:

Shortcuts

Share