24/04/2026
Nga kush prodhues e p***a të garantuar ky hoxhë, për pijet pa alkol,
Dhe si mundet të krahasosh verën e Xhenetit që e kemi nga i Madhi Zot,me verën e kësaj bote,me alkol, apo pa alkol,që ësht e prodhuar prej njeriut,
, dhe si ka mundësi, që Kurani p***a mbet mbrapa,dhe bota p***a ec para,
Vallahi mos u çuditni,se këto jan shenjat e kijametit.
Argumente nga Kurani
▫️1) “Të pyesin ty për verën e bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëzit, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre. Të pyesin ty edhe se ç’do të japin. Thuaj: ⚜️“Tepricën”! Kështu Allahu jua sqaron argumentet, ashtu që të mendoni (çka është mirë e çka është keq)!”
🌹 (Kuran, 2: 219).
▫️2) ⚜️“O ju që besuat, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se ç’flitni, e as duke qenë xhuhubë (të papastër) derisa të laheni, përpos kur jeni udhëtarë. Nëse jeni të sëmurë, jeni në ndonjë udhëtim, ose ndonjeri prej jush vjen nga ultësira (nevojtorja), ose keni takuar gratë, e nuk gjeni ujë, atëherë mësyjani dheut dhe fërkoni me të fytyrat dhe duart (tejemmum). Allahu shlyen e fal mëkatet!”
🌹(Kuran, 4: 43).
▫️3) ⚜️“O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi ndërmjet jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?”
🌹(Kuran, 5: 90-91).
Argumente nga Suneti
🔹1. Abdullah ibën Amri [Allahu qoftë i kënaqur prej tij!] rrëfen se Pejgamberi [alejhi selam] ndalonte nga pijet dehëse, lojërat e fatit, lojën me letra dhe “gubejre-n” [origj. “gobairah”] dhe thoshte: “Çdo pije dehëse është e ndaluar!”
📚[Shënon ebu Davudi]
🔹2.🗣️ Ibën Omeri [Allahu qoftë i kënaqur prej tij!] rrëfen se Pejgamberi [alejhi selam] ka thënë: “Ka tre veta të cilëve u është ndaluar Parajsa: pirësit të zakonshëm të alkoolit, ai që nuk u bindet prindërve dhe bashkëshortit neglizhent që fut papastërti në shtëpinë e vet!”
📚[Shënon Ahmedi dhe Nisai]
🔹3.🗣️ Xhabiri [Allahu qoftë i kënaqur prej tij!] rrëfen se Pejgamberi [alejhi selam] ka thënë: “Ajo që deh në sasi më të madhe është e ndaluar të merret edhe në sasi të vogël!”
📚[Shënon ibën Maxhe, Tirmidhiu dhe ebu Davudi]
🔹4. 🗣️Dejleme el-Humejri [Allahu qoftë i kënaqur prej tij!] rrëfen: “Pyeta: O i Dërguari i Allahut, njëmend ne jemi në tokë të ftohtë dhe duhet të punojmë shumë aty. Ne përgatisim verën nga gruri, sepse na jep fuqi në punën tonë dhe si mbrojtje nga ftohtësia e qyteteve tona. Pejgamberi [alejhi selam] pyeti: “A deh ajo?” Ia ktheva: “Po.”. Pastaj Pejgamberi [alejhi selam] tha: “Hiqni dorë nga ajo!” Unë i thashë: “Me të vërtetë njerëzit nuk munden të heqin dorë nga ajo!”, kurse ai ma ktheu: “Luftojini, nëse nuk heqin orë!”
📚[Shënon ebu Davudi]
5. Enesi [Allahu qoftë i kënaqur prej tij!] transmeton se Pejgamberi [alejhi selam] ka mallkuar dhjetë vetat që kanë të bëjnë me verën (alkoolin): shtrydhësin (shtrydhjen e lëndës së parë), të angazhuarin për shtrydhjen, pirësin, mbajtësin, atë për të cilin mbahet/dërgohet, servuesin, sh*tësin, vënësin e çmimit, blerësin dhe atë për të cilin blehet.
📚[Shënon Tirmidhiu dhe ibën Maxhe]
🔹6. 🗣️Vail el-Hadremi thoshte se Tarik ibën Suvejdi [Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve!] pati pyetur Pejgamberin [alejhi selam] rreth verës dhe se ky ia ka ndaluar atë. Kur i ka treguar se e ka bërë vetëm si ilaç, ai [alejhi selam] ia ka kthyer: “Nuk është ilaç ajo – sëmundje është!”
📚[Shënon Muslimi]
🔹7.🗣️ Ebu Hurejra [Allahu qoftë i kënaqur prej tij!] rrëfen se Pejgamberi [alejhi selam] ka thënë: “Nuk është besimtar ziniqari, në kohën kur është duke bërë zina; nuk është besimtar as personi në kohën kur është duke pirë alkool; dhe as vjedhësi nuk është besimtar, në kohën kur është duke vjedhur!”
📚[Shënon Buhariu]
Një këshillë për ata besimtarë,që e praktikojn sherjatin islam, largohuni nga grupi i këtyre hoxhallarësh,pa marrë parasysh se kujt medhhebi i përkasin,sepse ndryshe me lejën e Allahut Xhehnemi ju mirmpret me shum dashuri