Qeveria e Nxënësve “Gjergj Pekmezi” - Faqja zyrtare

Qeveria e Nxënësve “Gjergj Pekmezi” - Faqja zyrtare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qeveria e Nxënësve “Gjergj Pekmezi” - Faqja zyrtare, Middle School, Rruga “At Dhimitër Misha”, Pogradec.

Qeveria e Nxënësve pranë Gjimnazit “Gjergj Pekmezi” në qytetin e Pogradecit, ka në përbërje përfaqësues nga çdo klasë e gjimnazit dhe funksionon si zëri i nxënësve.

🌍 Dita Ndërkombëtare e Varfërisë na kujton se çdo gjest ka vlerë.🤝Ndaj dhe nxënësit e shkollës sonë, në kuadër të kësaj ...
21/10/2025

🌍 Dita Ndërkombëtare e Varfërisë na kujton se çdo gjest ka vlerë.

🤝Ndaj dhe nxënësit e shkollës sonë, në kuadër të kësaj dite, u bënë bashkë për të dhuruar ndihma ushqimore ndaj familjeve në nevojë. Nisma u drejtua nga Qeveria e Nxënësve të shkollës, të cilët arritën të mbledhin donacione të mjaftueshme për familjet në nevojë. Ata vetë i dorëzuan këto ndihma, të shoqëruar nga mësuesja koordinatore e QNGjP Marinela Çekiçi dhe drejtuesja e shkollës Renita Piqoni.

👉Në një botë ku shumëkush jeton me më pak se sa ka nevojë, çdo kontribut, sado i vogël, ka fuqinë të ndryshojë jetën e dikujt.

🙌Le të bëhemi zëri i atyre që nuk dëgjohen, dhe dora që ndihmon ata që kanë më pak.

Qeveria e nxënësve “Gjergj Pekmezi” ka kënaqësinë t’ju ftojë në ceremoninë e diplomimit, një moment krenarie dhe gëzimi ...
24/06/2025

Qeveria e nxënësve “Gjergj Pekmezi” ka kënaqësinë t’ju ftojë në ceremoninë e diplomimit, një moment krenarie dhe gëzimi që shënon përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm.
Ju mirëpresim të bashkoheni me ne për të festuar arritjet, përkushtimin dhe ëndrrat e brezit të ri. Prania juaj do ta bëjë këtë ditë edhe më të veçantë! 🎓✨

Me rastin e Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, nga qeveria e nxënësve në bashkëpunim me sh...
05/06/2025

Me rastin e Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, nga qeveria e nxënësve në bashkëpunim me shërbimin psiko-social të shkollës, u organizua një aktivitet i dedikuar promovimit të tolerancës, dialogut ndërkulturor dhe pasurisë që sjell shumëllojshmëria kulturore në shoqërinë tonë. Ky aktivitet synon të ndërgjegjësojë nxënësit pjesëmarrës për rëndësinë e pranimit dhe respektimit të dallimeve kulturore si një burim force dhe zhvillimi të qëndrueshëm.

Gjatë aktivitetit nxënësit pjesëmarrës në bashkëbisedim me psikologen e shkollës patën mundësinë të marrin pjesë në diskutime të hapura, të shkëmbejnë përvoja dhe të ndërtojnë ura mirëkuptimi mes njëri-tjetrit.

Ky aktivitet shërben si një platformë për të nxitur respektin e ndërsjellë dhe për të forcuar bashkëpunimin mes individëve dhe komuniteteve me prejardhje të ndryshme, duke kontribuar në një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë për të gjithë.

DITA NDËRKOMBËTARE E TOKËSHomeri në himnet e tij shkruante:“Toka, nënë e gjithçkaje”, dhe e bekonte me fjalët:“Do t’i kë...
23/04/2025

DITA NDËRKOMBËTARE E TOKËS

Homeri në himnet e tij shkruante:
“Toka, nënë e gjithçkaje”, dhe e bekonte me fjalët:
“Do t’i këndoj së mirëkrijuarës Tokë, Nënës së të gjithave, më të vjetrës së gjithë qenieve.”

Dita Ndërkombëtare e Tokës është një thirrje për të gjithë ne që të ndalemi, të reflektojmë dhe të marrim përgjegjësi për veprimet tona ndaj planetit. Ajo na inkurajon të kontribuojmë për një të ardhme më të gjelbër, më të qëndrueshme dhe më të jetueshme.

Në këtë frymë ndërgjegjësimi, nxënësit tanë ndërmorën një nismë të bukur dhe me shumë domethënie: pastruan disa pjesë të vijës bregliqenore të qytetit, duke dhënë një shembull konkret të kujdesit dhe dashurisë për mjedisin.
Me këtë gjest simbolik, ata u përpoqën të ndërgjegjësojnë komunitetin për rëndësinë e ruajtjes së natyrës që na rrethon – sepse çdo veprim i vogël ka fuqinë të sjellë një ndryshim të madh.

Le ta duam Tokën, sepse është shtëpia jonë e përbashkët.

Gëzuar Fitër Bajramin! 🤲
30/03/2025

Gëzuar Fitër Bajramin! 🤲

✍️Dita Botërore e Poezisë📖
21/03/2025

✍️Dita Botërore e Poezisë📖

🌷Gëzuar Ditën e Verës!🌷Qoftë një verë e mbarë plot dashuri,lumturi dhe begati për të gjithë ju!🌼🌞
14/03/2025

🌷Gëzuar Ditën e Verës!🌷
Qoftë një verë e mbarë plot dashuri,lumturi dhe begati për të gjithë ju!🌼🌞

Address

Rruga “At Dhimitër Misha”
Pogradec
7301

Opening Hours

Monday 08:00 - 14:00
Tuesday 08:00 - 14:00
Wednesday 08:00 - 14:00
Thursday 08:00 - 14:00
Friday 08:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qeveria e Nxënësve “Gjergj Pekmezi” - Faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Qeveria e Nxënësve “Gjergj Pekmezi” - Faqja zyrtare:

Shortcuts

Share

Category