Shkolla 9-Vjeçare "Muhamer dhe Esat Minarolli" Pogradec

Shkolla 9-Vjeçare "Muhamer dhe Esat Minarolli" Pogradec "Te ne hidhen hapat drejt dijes"

16/09/2026

Mirë se erdhët në klasën e parë!

Qoftë një vit shkollor me shumë suksese dhe arritje, i mbushur me gëzim dhe kujtime të paharrueshme!📚👩‍🎓🧑‍🎓

Të dashur vogëlushë,Ju sot nisët një rrugëtim të ri drejt dijes.., shkolla çeli dyert për Ju.Një ëndërr e  bukur, që sot...
15/09/2026

Të dashur vogëlushë,

Ju sot nisët një rrugëtim të ri drejt dijes.., shkolla çeli dyert për Ju.

Një ëndërr e bukur, që sot u bë realitet.
Në sytë tuaj pashë gëzimin, ndjeva ritmin e rrahjeve të zemrës teksa ju përqafoja. , ndjeva dëshirën dhe padurimin Tuaj për t'u ulur për herë të parë në bankat e shkollës.

Mbi të gjitha kuptova dashurinë e madhe që keni në zemër për librat dhe shkollën..
Ju po filloni sot një rrugëtim të gjatë, të mbushur me sfida dhe aventura të bukura , një rrugëtim që kërkon punë dhe përpjekje..

Kurrë mos u dorëzoni , besoni në vetvete , ëndërroni dhe guxoni , punoni fort dhe gjithmonë do t'ia dilni.
Bëjeni librin një mik të pandarë, me " të" , do të keni një të ardhme të ndritur !
Uroj të shkëlqeni në çdo aspekt dhe të më bëni shumë krenarë si mua , ashtu dhe prindërit tuaj të shtrenjtë.

Ju kam shumë xhan! Jeni vërtet kaq të ëmbël dhe të mirë e jam shumë e sigurt që do të më jepni gjithmonë copëza lumturie pavarësisht lodhjes .

Suksese zemrat e mia!❤️❤️❤️

Një falënderim special për prindërit, për besimin dhe vlerësimin.
Ju jam shumë mirënjohëse!
Besimplotë që do të kemi një bashkëpunim të frytshëm dhe shumë efektiv, një bashkëpunim që do ta bëjë më të bukur e më të lehtë këtë rrugëtim!
Suksese të gjithëve së bashku!

14/09/2026
📚📌Ditën e premte,drejtori i shkollës, Alban Blacëri, zhvilloi një mbledhje me stafin pedagogjik, punonjësen sociale dhe ...
12/09/2026

📚📌Ditën e premte,drejtori i shkollës, Alban Blacëri, zhvilloi një mbledhje me stafin pedagogjik, punonjësen sociale dhe oficerin e sigurisë, për të përcaktuar udhëzimet kryesore dhe prioritetet e vitit të ri shkollor.
Fshirja e çdo pengese për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe garantimi i një mjedisi të sigurt e bashkëkohor ishin në qendër të këtij takimi.
Çështjet kryesore të trajtuara përfshijnë;
📌Përgatitja dhe Orientimi
Ndarja e teksteve shkollore, standardizimi i mësimdhënies së gjuhëve të huaja dhe organizimi i ditës së parë të shkollës për njohjen e nxënësve me rregulloren, etikën e veshjes, të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre.
📌Mjedis i Sigurt dhe Gjithëpërfshirës
Masat strikte për parandalimin e braktisjes shkollore, ndalimin e celularëve gjatë procesit mësimor, si dhe fuqizimi i Ekipit Anti-bullizëm dhe Shërbimit Psiko-Social për parandalimin e çdo forme dhune apo bullizmi.
📌Standarde Mësimore dhe Zhvillim Profesional
Rritja e përgjegjësisë së stafit, plotësimi i saktë i dokumentacionit, kontrolli i vazhdueshëm përgjatë gjithë vitit, si dhe përdorimi i portofolit digjital për zhvillimin e mëtejshëm profesional të mësuesve.
📌Planifikimi Strategjik dhe Inovacioni Dokumentimi i planeve afatmesme, organizimi i veprimtarive jashtëshkollore, zbatimi i kurrikulës së re, si dhe përfshirja aktive në projektet "Shkolla për Shëndetin" dhe "Inteligjenca Artificiale për Të Rinjtë".
Jemi të përkushtuar për ta kthyer këtë vit shkollor në një udhëtim të suksesshëm e plot arritje për çdo nxënës.
Suksese!🪶📚🧑‍🏫👩‍🏫👩‍🎓🧑‍🎓

Lajmërim:Ditën e martë, ora 9, në ambientet e shkollës sonë, do të fillojë procesi i ndarjes së librave nga klasa e dytë...
07/09/2026

Lajmërim:
Ditën e martë, ora 9, në ambientet e shkollës sonë, do të fillojë procesi i ndarjes së librave nga klasa e dytë deri në klasën e nëntë.
Nxënësit e klasave të para, do të pajisen me libra ditën e parë të shkollës, më 14 shtator.
Ju mirëpresim! Suksese të gjithëve!🙂

📌NJOFTIM PËR PRINDËRIT!📚 Regjistrimet për klasat e para janë të hapura në e-Albania deri më 7 shtator. 👉Regjistroni fëmi...
28/08/2026

📌NJOFTIM PËR PRINDËRIT!

📚 Regjistrimet për klasat e para janë të hapura në e-Albania deri më 7 shtator. 👉Regjistroni fëmijët në një prej shkollave që ju shfaq sistemi e-Albania dhe mos e lini regjistrimin për ditën e fundit!

⚠️ Kujdes afatin! Përfundoni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar, për të garantuar regjistrimin në shkollë.

📌 7 shtator - afati i fundit për regjistrimet në shkollë🏫🖥

23/08/2026

📚✨ NJOFTIM PËR REGJISTRIMET

🎒 Të dashur prindër,
Shkolla “Muhamer dhe Esat Minarolli” ju njofton se kanë nisur regjistrimet për klasën përgatitore për vitin shkollor 2026–2027!

Ju mirëpresim çdo ditë, duke filluar nga ora 9:00-12:00 të gjithë ju prindër të interesuar për informimin mbi procedurat e regjistrimit të fëmijës suaj.

📑Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
1️⃣Certifikatë personale e fëmijës
2️⃣Vërtetim vaksinash
3️⃣Numër kontakti i prindit/kujdestarit

💛 Le ta bëjmë hapin e parë drejt shkollës një përvojë të bukur, të sigurt dhe plot buzëqeshje!
Faleminderit që na besoni fëmijët tuaj!🙏

17/08/2026
14/08/2026

❗️❗️ Nxitoni të merrni pjesë në Konkursin Digjital “Shëndeti Mendor”!🧠💜

📱 Konkursi “Shëndeti Mendor” gjendet në aplikacionin “Fëmijë Special”.

⏳ Pyetësori ka afat për t’u plotësuar deri në orën 21:00.

📝 Mbani shënim kodin tuaj unik, pasi nëpërmjet tij do të mund të kontrolloni pikët pas përfundimit të konkursit.

🏆 Fituesit do të përzgjidhen në bazë të pikëve të grumbulluara.

⏱ Në rast se dy ose më shumë nxënës kanë të njëjtin numër pikësh, përparësi do të ketë ai/ajo që e ka përfunduar testimin në kohën më të shkurtër.

🔗 Merrni pjesë në konkurs duke klikuar në këtë link:
https://femijespecial.shkollatpershendetin.al/

Address

Pogradec

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-Vjeçare "Muhamer dhe Esat Minarolli" Pogradec posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category