05/05/2020
Kujtojmë sot 100-vjetorin e lindjes të patriotit dhe mësuesit Muharem Çollakut!
(Më poshtë do të lexoni disa episode nga jeta e Muharem Çollakut)
Muharrem Çollaku, kuadër dhe luftëtar trim, lindi në Pogradec në vitin 1920 në një familje të herëshme patriotike. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, më pas familja e dërgoi për të ndjekur studimet në “Normalen” e Elbasanit, për arsimtar.
Qysh në fëmijëri dallohej për një temperament të gjallë e të hedhur. Në shkollë kishte tiparet e një të riu të pjekur, studjues dhe inteligjent.
Pas mbarimit të shkollës Normale të Elbasanit, Muharremi emërohet mësues në Kosovë, por duke parë gjendjen e rënduar nën robërinë serbe bën një propogandë intensive kundër tyre. Në Gjilan të Kosovës jetonte në një shtëpi me udhëheqësin kosovar të LANÇ-it, Fadil Hoxha. Veprimtaria e tij ra në sy ndaj dhe u detyrua të largohej nga Kosova për të mos u burgosur.
Letërkëmbimet më të vëllain, Resh*tin dhe takimet me shokët antifashistë e brumosën më shumë dhe e nxitën për luftë kundër okupatorit.
Muharremi doli partizan në Çetën e Mokrës që komandohej nga i vëllai Resh*ti, që me krijimin e saj. Si i ri i shkolluar i ngjiste fjala si me të rinjtë dhe me të moshuarit, ndërkohë u bë një nga luftëtarët më aktivë të çetës.
Në luftën e Pojskës, ai me një grup shokësh u caktua në krahun e majtë për të mbrojtur shokët e qendrës, ku ishte dhe komandant Resh*ti. E përjetoi rëndë vrasjen e të vëllait që u përjetësua me lavdi si Hero i Popullit...Më 20 tetor gjermanët rrethojnë Pogradecin e çliruar nga partizanët. Muharremi me shokët e Shtabit të Korçës ishin bazuar në shtëpinë e xhaxhait të tij. Kur filloi lufta, Muharremi me të jatin dhe Nexhip Vinçanin dolën nga shtëpia për të organizuar tërheqjen. Mirëpo gjermanët kishin zënë disa pozicione kyçe, si kodra mbi shtëpinë e tyre Gjermanët hapin zjarr dhe plagoset i jati dhe vetë Muharremi, lehtë.
Gjithsesi edhe në këto kushte u munduar të tërhiqen për tek kalaja e Pogradecit që kishte lartësi dominuese për gjithë qytetin, por ajo ishte e zënë nga forcat gjermane dhe në luftim e sipër, për të shpëtuar shokët shkëmbyen zjarr me gjermanët. Fatkeqsisht ai vritet 5 metra larg majës dominuese. Gjatë varrimit të tij nëna trimreshë Qerime Ymer Çollaku u shpreh: “Trimat nuk qahen. Resh*tin dhe Muharremin ja kam falur atdheut. Të rrojë Shqipëria!.
Në majën e kalasë u ngrit lapidari që përjetëson jetën e partizanit trim Muharrem Çollaku.
Në Pogradec, Heroi i Popullit është përjetësuar me emërtimin: Bulevardi “Resh*t Çollaku”, ndërsa e para shkollë e mesme, gjimnaz, mban emrin “Muharrem Çollaku”.