Zyra Vendore Arsimore Dibër

Zyra Vendore Arsimore Dibër Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zyra Vendore Arsimore Dibër, School, Peshkopia.

🕊️Ndarje nga jeta e një mësuesi të nderuar!Me hidhërim të thellë mësuam lajmin tragjik  për ndarjen nga jeta në një mosh...
21/09/2026

🕊️Ndarje nga jeta e një mësuesi të nderuar!

Me hidhërim të thellë mësuam lajmin tragjik për ndarjen nga jeta në një moshë shumë të re të mësuesit Ervis Kaloshi.
Për vite me radhë ka punuar si mësues i shumë shkollave të Dibrës ku vitet e fundit ka qenë mësues në shkollën 9-vjecare Grykë - Nokë , duke përcjellë dije,dashuri dhe vlera njerëzore tek brezat e rinj.
Kontributi dhe përkushtimi i tij do të mbeten të gdhendura në kujtesën e kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.

Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Dibër i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe nxënësve për këtë humbje të dhimbshme.

U prehtë në paqe dhe kujtimi i tij qoftë i përjetshëm!

Shpallje e konkurimit per pozicionin Drejtor prane Zyres Vendore te Arsimit Parauniversitar Diber⬇️
17/09/2026

Shpallje e konkurimit per pozicionin Drejtor prane Zyres Vendore te Arsimit Parauniversitar Diber⬇️

Sot mijëra nxënës do të rikthehen në bankat e shkollës, ndërsa për shumë vogëlushë do të jetë dita e parë e një udhëtimi...
14/09/2026

Sot mijëra nxënës do të rikthehen në bankat e shkollës, ndërsa për shumë vogëlushë do të jetë dita e parë e një udhëtimi të ri drejt dijes dhe ëndrrave.🪄📚📖🎒

Të dashur nxënës, mësues, drejtues dhe prindër,
ju urojmë një vit të ri shkollor të mbushur me dije, energji, frymëzim dhe suksese.

Le ta nisim këtë vit me besim, përkushtim dhe dëshirën për të ndërtuar çdo ditë një arsim cilësor, me standarde dhe gjithëpërfshirës.
Suksese në çdo hap dhe një vit të mbarë shkollor për të gjithë!

ZVAP Dibër 📚

12/09/2026

📚❤️ Për “Pas Shkolle”, disa sqarime të nevojshme përpara nisjes së vitit të ri shkollor 🗣️
👉🏻 është një program i ri në këtë format, i përgatitur prej muajsh me zyrat arsimore dhe shkollat, që këtë vit do të shtrihet në 408 shkolla në të gjithë Shqipërinë 🎨🎭🎶⚽️ Është një hapësirë ku fëmijët, pas mësimit, mund të zgjedhin mes aktiviteteve dhe klubeve të ndryshme, të zbulojnë interesa e talente të reja, të rrinë bashkë dhe të kalojnë kohë cilësore në shkollë.

❗️Por ka një gjë shumë të rëndësishme: “Pas Shkolle” nuk është program i detyrueshëm, dhe nuk është thjesht një vend ku fëmijët qëndrojnë derisa prindërit të mbarojnë punën.

Është një program për FËMIJËT, i ofruar nga 408 shkollat publike, dhe në javët e para, prindërit bashkë me fëmijët do të kenë mundësinë të zgjedhin klubet dhe aktivitetet ku duan të jenë pjesë 👧👦❤️

Më pas do të nisë krijimi i klubeve dhe zgjatja e qëndrimit të fëmijëve në shkollë me dy orë 🏫

Shumë prindër na kanë besuar dhe interesi për shkollën publike është rritur, edhe falë mundësive të reja që po krijohen, ndërsa duhet të vazhdojmë komunikimin intensiv me drejtorët, nëndrejtorët e mësuesit gjatë gjithë kësaj periudhe për këtë program që u dedikohet NXËNËSVE 🌟📚❤️🎨🎵⚽️

SHTYHET AFATI I APLIKIMIT 📣📚👩‍🏫Për t’iu përgjigjur interesit të lartë dhe kërkesave të kandidatëve për të aplikuar në Pr...
10/09/2026

SHTYHET AFATI I APLIKIMIT 📣📚👩‍🏫

Për t’iu përgjigjur interesit të lartë dhe kërkesave të kandidatëve për të aplikuar në Programin “Pas Shkolle”, për vitin shkollor 2026–2027, afati i aplikimit për të gjitha kategoritë e trajnuesve shtyhet deri më 18 shtator 2026.

Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë brenda afatit të ri.

Një falënderim i veçantë për të gjithë drejtuesit e shkollave, mësuesit dhe nxënësit që kontribuuan me përkushtim në pro...
09/09/2026

Një falënderim i veçantë për të gjithë drejtuesit e shkollave, mësuesit dhe nxënësit që kontribuuan me përkushtim në procesin PISA 2025. 👏📚

Puna, përgjegjshmëria dhe angazhimi juaj janë pjesë e kësaj arritjeje të përbashkët.
Faleminderit për gjithçka që bëni çdo ditë për arsimin dhe nxënësit tanë! ❤️

Drap Durrës
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar
Ministria e Arsimit dhe Sportit

08/09/2026

Lista e shkollave per programin “Pas shkolle”

📢 NJOFTIM PËR PRINDËRIT DHE NXËNËSIT E BASHKISË DIBËR!📚 SOT ËSHTË DITA E FUNDIT!Ju kujtojmë se sot, 7 shtator 2026, përf...
07/09/2026

📢 NJOFTIM PËR PRINDËRIT DHE NXËNËSIT E BASHKISË DIBËR!

📚 SOT ËSHTË DITA E FUNDIT!

Ju kujtojmë se sot, 7 shtator 2026, përfundon afati i regjistrimit për klasën e parë dhe klasën e dhjetë nëpërmjet platformës e-Albania.

⏰ Mos e lini për momentin e fundit!

👉 Prindër dhe nxënës, nxitoni të përfundoni regjistrimin brenda ditës së sotme!

📌 ZVAP Dibër

Drap Durrës
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar

07/09/2026
🙏 Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, shqiptares me zemër të madhe që i tregoi botës fuqinë e dashurisë dhe të dhembshu...
05/09/2026

🙏 Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, shqiptares me zemër të madhe që i tregoi botës fuqinë e dashurisë dhe të dhembshurisë.🤍 Shembulli i saj është frymëzim për të gjithë ne, që të ndihmojmë, të duam dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin, çdo ditë.🙏

Address

Peshkopia

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyra Vendore Arsimore Dibër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category