10/07/2026
https://www.facebook.com/share/p/1GvM53istA/?mibextid=wwXIfr
*Reagim i Ministres se Arsimit mbi mbylljen e kapitujve 25 – Shkenca dhe Kërkimi Shkencor dhe 26 – Arsimi dhe Kultura, ne kuader te anetaresimit ne BE*
🇦🇱🇪🇺 Shumë krenare për Shqipërinë dhe për ekipin e Ministrisë së Arsimit 🦅 📕
Tre kapitujt e parë që mbyllen në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian janë Kapitulli 25 – Shkenca dhe Kërkimi Shkencor dhe Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura, së bashku me Kapitullin 30 – Marrëdhëniet me Jashtë.
Një arritje që na bën krenarë dhe që vlerëson punën e jashtëzakonshme të të gjithë ekipit 🙏
📍 Të martën do të jemi në Bruksel, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, kolegët dhe ekipin negociator të Ministrisë së Arsimit, për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në këtë rrugëtim historik me shumë krenari, përgjegjësi dhe besim se Shqipëria po ecën me ritmin e duhur drejt familjes europiane 🇦🇱💙🇪🇺