02/09/2026
📒📚📔PËRGATITJET PËR FILLIMIN E VITIT SHKOLLOR 2026–2027.
---Sot më 2.09.2026, u zhvillua takimi me stafin pedagogjik per fillimin e vitit te ri shkollor 2026–2027; për të garantuar një fillim sa më të mbarë dhe një proces mësimor cilësor, të sigurt dhe të mirëorganizuar.
--- Në fokus të përgatitjeve janë:
--- Njohja dhe zbatimi i udhëzimeve për fillimin e vitit të ri shkollor;
--- Organizimi i strukturës së klasave dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore;
---- Përfundimi i regjistrimeve në klasën e parë.--- Marrja, sistemimi dhe shpërndarja në kohë e teksteve shkollore dhe mjeteve didaktike;
--- Hartimi dhe shqyrtimi i planeve mësimore lëndore;
--- Përditësimi dhe verifikimi i të dhënave në SMIP;
--- Kontrolli dhe përgatitja e klasave, mjediseve të përbashkëta dhe oborrit të shkollës.
---Verifikimi i kushteve higjieno-sanitare dhe i masave për sigurinë në shkollë.
--- Zbatimi i kurrikulave të reja dhe organizimi i programit
“Pas Shkolle”;
--- Zbatimi i Kodit të Etikës dhe i rregullave për përdorimin e telefonave celularë në mjediset e shkollës;
--- Forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet shkollës, nxënësve, prindërve dhe komunitetit etj..
--Puna përgatitore vijon me synimin e një fillimi të mbarë të vitit shkollor, në një mjedis të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të mirëorganizuar, ku në qendër mbeten nxënësi, mirëqenia e tij dhe cilësia e të nxënit. 📚