02/09/2026
Me nisjen e përgatitjeve për vitin e ri shkollor 2026–2027, drejtoresha e DRAP Korçë, znj.Vinjola Rota, dhe drejtoresha e ZVAP Peqin, znj. Flutura Nuka, zhvilluan sot një takim pune me drejtuesit e institucioneve arsimore të ZVAP Peqin.
📌 Në fokus të takimit ishin:
• Zbatimi me përgjegjësi i Udhëzimit nr. 16, datë 27.08.2026;
• Gatishmëria e institucioneve arsimore për fillimin e vitit të ri shkollor;
• Organizimi i ngarkesës mësimore dhe vijueshmëria e procesit mësimor;
• Regjistrimi i nxënësve dhe shpërndarja në kohë e teksteve shkollore; 📚
• Zbatimi i kurrikulës së re për klasat I, VI dhe X;
• Rëndësia dhe zbatimi i Programit “Pas Shkolle”;
• Krijimi i një klime pozitive, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse ndërmjet mësuesve, nxënësve dhe prindërve; 🤝
• Zbatimi i masave për përdorimin e telefonave celularë gjatë procesit mësimor; 📵
• Respektimi i Kodit të Etikës së Mësuesit dhe i rregulloreve të brendshme të institucioneve arsimore etj...
Me përgjegjësi, bashkëpunim dhe përkushtim, nisim një vit të ri shkollor, duke vendosur nxënësit dhe cilësinë e arsimit në qendër të punës sonë.
📖 Suksese në vitin e ri shkollor 2026–2027! ✨