13/09/2026
📚 TË DASHUR PRINDËR,
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027, ju bëjmë me dije se dita e parë e shkollës do t’i kushtohet një veprimtarie të veçantë orientuese, informuese dhe mirëpritëse me nxënësit.
Gjatë kësaj dite, nxënësit do të njihen dhe do të orientohen lidhur me:
• rregullat dhe rregulloren e shkollës;
• të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre;
• normat e sjelljes, komunikimit dhe respektit ndaj njëri-tjetrit;
• kodin e veshjes dhe paraqitjen e përshtatshme në mjediset shkollore;
• përdorimin e telefonit celular gjatë procesit mësimor;
• rregullat e sigurisë dhe mënyrën e veprimit në situata të ndryshme;
• kujdesin ndaj mjediseve dhe pasurisë së përbashkët të shkollës;
• mënyrat se si mund të kërkojnë ndihmë, këshillim dhe mbështetje kur përballen me një vështirësi apo kanë nevojë për orientim.
Gjithashtu, nxënësit do të njihen me mjediset e shkollës, funksionimin e tyre dhe personat të cilëve mund t’u drejtohen për ndihmë.
🌿 Qëllimi ynë është që çdo nxënës ta nisë këtë vit shkollor me siguri, qetësi, besim dhe një ndjenjë pozitive, duke e përjetuar klasën dhe shkollën si një mjedis ku respektohet, dëgjohet, mbështetet dhe inkurajohet.
Ne besojmë se një fillim i mirë krijon themelet për një vit të suksesshëm. Për këtë arsye, bashkëpunimi shkollë–familje mbetet një vlerë dhe një mbështetje e rëndësishme për mirërritjen, edukimin dhe suksesin e fëmijëve tanë.
Ju falënderojmë për besimin, mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme!
Ju urojmë të gjithë nxënësve një vit shkollor të mbarë, të sigurt, të bukur dhe plot arritje, miqësi e momente të paharrueshme!
🌟 Mirë se vini në një fillim të ri!
📚✏️📓🏫👩🏻‍🏫
SUKSESE NË VITIN E RI SHKOLLOR 2026–2027! 🌟