Shkolla e Mesme Prof/le«Fryme Dashurie» Επαγγελματικό Λύκειο «Πνοή Αγάπης».

  • Home
  • Albania
  • Mesopotam
  • Shkolla e Mesme Prof/le«Fryme Dashurie» Επαγγελματικό Λύκειο «Πνοή Αγάπης».

Shkolla e Mesme Prof/le«Fryme Dashurie» Επαγγελματικό Λύκειο «Πνοή Αγάπης». Ne shkolle funksionojne Drejtimet
1) Sherbime sociale dhe shendetesore
2) Elektroteknik
3) Informatike
4) Termohidraulike

19/04/2025
16/03/2025

HIRËSIA E TIJ, MITROPOLITI I KORÇËS, IMZOT JOANI, KRYEPISKOPI I RI I TIRANËS, DURRËSIT DHE GJITHË SHQIPËRISË

Sot, më 16 mars 2025, të dielën e dytë të Kreshmës, kushtuar Shën Grigor Palamait, pas Liturgjisë Hyjnore dhe në përputhje me Traditën e Shenjtë dhe Statutin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, u mbajt në Qendrën Sinodike në Tiranë mbledhja e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë me qëllim zgjedhjen e Kryepiskopit të ri. Pas lutjes, anëtarët e Sinodit të Shenjtë, nën kryesinë e Mbikëqyrësit të Fronit Kryepiskopal, Hirësisë së tij Mitropolitit të Korçës Imzot Joanit, me vota kanonike në mënyrë unanime zgjodhën njëzëri pasuesin e të ndjerit Kryepiskopit Anastas.

Hirësia e tij Mitropoliti i Korçës Imzot Joani u zgjodh Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë dhe Primat i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Më pas, në Katedralen e “Ngjalljes së Krishtit”, u zhvillua ceremonia e Mesazhit të Madh, ku Sinodi i Shenjtë njoftoi zyrtarisht rezultatin e zgjedhjes të nënshkruar nga të gjithë Kryepriftërinjtë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë: Mitropolitët e Korçës, Gjirokastrës, Apolonisë, Elbasanit, Beratit, Amantias dhe Episkopi i Krujës. Besimtarët orthodhoks që kishin mbushur katedralen dhe oborrin e saj, në një atmosferë gëzimi dhe lavdërimi ndaj Zotit, thirrën “Aksios” (I Denjë) për Primatin e ri të Kishës së Shqipërisë. Në vijim Kryepiskopi i ri Imzot Joani lexoi Mesazhin e Madh dhe e nënshkroi atë në Tryezën e Shenjtë, duke konfirmuar zyrtarisht pranimin e detyrës së lartë.

Kryepiskopi i porsazgjedhur Imzot Joani ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit Kryepiskop Anastas për 32 vjet, nga të cilat 27 vite si Mitropolit i Korçës. Ai është dalluar për veprën e tij baritore dhe kontributin në rindërtimin e Kishës, zhvillimin e arsimit teologjik dhe forcimin e veprimtarive bamirëse të Kishës. I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në studimet teologjike në SHBA, ai u kthye në Shqipëri për të kontribuar përkrah Kryepiskopit Anastas në rimëkëmbjen e Kishës së shkatërruar të Shqipërisë. Që nga viti 1993 ka shërbyer si profesor në Akademinë Teologjike të Durrësit, përkthyes i shumë teksteve teologjike dhe autor i tekstit të parë të Dogmatikës në gjuhën shqipe. Ai themeloi revistën “Tempulli”, përfaqësoi Kishën në takime ndërortodokse dhe ndërkristiane dhe është nderuar me tituj të spikatur për kontributin e tij në kulturë, arsim dhe dialog ndërfetar.

Për shumë vjet o Kryezot!

16/02/2025
28/01/2025
25/01/2025

🇦🇱 Fjeti më Zotin Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, ANASTASI.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, me dhimbje të thellë, njofton fjetjen më Zotin të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastasit. Kryepiskopi ndërroi jetë sot, 25 Janar 2025, në orën 07:30 të mëngjesit, në moshën 95-vjeçare, në Spitalin "Evangelismos" të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. Më parë, ishte kuruar për disa ditë në Spitalin "Hygeia" të Tiranës.
Ftojmë besimtarët orthodhoksë të Kishës së Shqipërisë të luten për prehjen e shpirtit të Kryebariut të ndjerë.
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, ishte rindërtuesi dhe rigjallëruesi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën e ngriti tërësisht nga rrënojat pas rënies së regjimit ateist. Me vizionin hyjnor dhe punën e tij të palodhur, ai rindërtoi nga themelet jetën kishtare, ndërtoi qindra kisha, krijoi institucione arsimore dhe bamirëse, si dhe formoi një brez të ri klerikësh, duke ofruar një shërbesë të pandërprerë e sakrifikuese për më shumë se 33 vjet.

I përjetshëm qoftë Kujtimi i tij!
----------------------

🇬🇷 Εκοιμήθη εν Κυρίω ο Αρχιεπίσκοπος Τιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας κυρός Αναστάσιος

Η Ορθόδοξος Αυτοκέφαλος Εκκλησία της Αλβανίας με βαθύτατη οδύνη αναγγέλλει την εις Κύριον εκδημία του Μακαριωτάτου Αρχιεπισκόπου Τιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας κυρού Αναστασίου. Ο Μακαριώτατος εκοιμήθη σήμερα, 25 Ιανουαρίου 2025, στις 08:30 π.μ. σε ηλικία 95 ετών, στο Νοσοκομείο "Ο Ευαγγελισμός" των Αθηνών συνεπεία πολυοργανικής ανεπαρκείας. Είχε προηγηθεί πολυήμερη νοσηλεία στο Νοσοκομείο "Υγεία" των Τιράνων.
Καλούμε το χριστεπώνυμο πλήρωμα της Εκκλησίας της Αλβανίας να προσεύχεται για την ανάπαυση της ψυχής του εκλιπόντος Προκαθημένου.

Ο μακαριστός Αρχιεπίσκοπος κυρός Αναστάσιος υπήρξε ο αναστηλωτής και ανακαινιστής της Ορθοδόξου Αυτοκεφάλου Εκκλησίας της Αλβανίας, την οποία ανέστησε κυριολεκτικώς εκ των ερειπίων μετά την πτώση του αθεϊστικού καθεστώτος. Με το θεόπνευστο όραμα και την ακάματη εργασία του, ανοικοδόμησε εκ βάθρων την εκκλησιαστική ζωή, ανήγειρε εκατοντάδες ναούς, συνέστησε εκπαιδευτικά και φιλανθρωπικά ιδρύματα και ανέδειξε νέο κλήρο, προσφέροντας αδιάλειπτη θυσιαστική διακονία επί 33 και πλέον έτη.

Αιωνία αυτού η μνήμη!

--------------------

🇬🇧 Archbishop Anastasios of Tirana, Durrës, and All Albania has fallen asleep in the Lord.

The Orthodox Autocephalous Church of Albania, with the deepest of sorrow, announces the falling asleep in the Lord of His Beatitude, Archbishop Anastasios of Tirana, Durres, and All Albania. His Beatitude fell asleep in the Lord today, January 25, 2025, at 07:30 AM, at the age of 95, at “Evangelismos” Hospital in Athens, due to multiple organ failure, following a prolonged hospitalization at “Hygeia” Hospital in Tirana.

We call upon the faithful of the Church of Albania *(and throughout the world) * to pray for the repose of the soul of our departed Primate.

The indelible Archbishop Anastasios restored and renewed of the Orthodox Autocephalous Church of Albania, which he raised from its ruins following the fall of the atheistic regime. Through his God-inspired vision and tireless labor, he rebuilt ecclesiastical life from its very foundations, erected hundreds of churches, established educational and philanthropic institutions, and educated and ordained new clergy, offering unceasing sacrificial service for over thirty-three years.

May his memory be eternal!

21/01/2025

Nesër, më 22 janar, Kisha jonë kremton shën Anastas Persianin, emrin e të cilit mban Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Anastasi.

Në këtë kohë sprove të vështirë të shëndetit që po kalon Fortlumturia e Tij, të gjithë orthodhoksët e Shqipërisë, bijtë e tij shpirtërorë, vazhdojmë e i lutemi Perëndisë që t'i japë Kryepiskopit forcë, shëndet dhe shërim.

Me këtë rast, NESËR në mëngjes do të mblidhemi së bashku në lutje NË LITURGJINË HYJNORE NË KISHËN E UNGJILLËZIMIT, NË TIRANË, e cila do të kryesohet nga hierarkë të Kishës sonë.

Gjithashtu, nuk reshtim së shprehur mirënjohje të thellë për gjithë përkushtimin dhe dashurinë e tij për Kishën tonë përgjatë këtyre 33 viteve shërbimi pa reshtur, për lavdi të Perëndisë.

26/12/2024

Momente krenarie për Kolegjin "Fryme Dashurie"!

Para disa ditësh në institucionin e Kryeministrisë u organizua ceremonia për dhënien e Medaljes së Artë maturanteve të vitit shkollor 2023-2024.
4 maturantë të Kolegjit "Fryme Dashurie",
1) Amalia Zhupaj qe studion per Farmaci ne Universitetin e Aristotelit te Selanikut,
2)Eleonοra Papa qe studion per Inxhinieri Νdertimi ne Universitetin e Athines,
3)Flavia Myftari qe studion per Mjeksi ne Universitetin e Aristotelit te Selanikut,
4)Nikol Canga qe studion ne Fakultetin e Drejtesise ne Universitetin e Athines,
falë punës sistematike, përkushtimit dhe korrektësisë arritën rezultate maksimale gjatë 3 viteve shkollore dhe në Maturën Shteterore.
Kolegji "Fryme Dashurie" eshte nje nga dhuratat e shumta qe Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος - Kryepiskopi Anastas - Archbishop Anastasios ka bere per banoret e zones sone. Arritjet e nxenesve tane eshte shprehja me e mire e mirenjohjes per punen e palodhur te Kryepiskopit tone per nje shoqeri dinjitoze.
Ndihemi krenarë per rezultatet e larta te gjithe maturanteve tane. Por njekohesisht ndihemi krenar që qyteti ynë u përfaqësua në këtë ceremoni nga 4 nxënësit e Kolegjit "Fryme Dashurie"
Drejtoria dhe Stafi Pedagogjik shprehim urimet tona të përzemërta për te gjithe ish nxënësit tane dhe u urojmë atyre suksese të vazhdueshme në rrugëtimet e tyre universitare!

Address

Mesopotam
Mesopotam
9717

Opening Hours

Monday 07:45 - 13:45
Tuesday 07:45 - 13:45
Wednesday 07:45 - 13:45
Thursday 07:45 - 13:45
Friday 07:45 - 13:45

Telephone

+355692052879

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e Mesme Prof/le«Fryme Dashurie» Επαγγελματικό Λύκειο «Πνοή Αγάπης». posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla e Mesme Prof/le«Fryme Dashurie» Επαγγελματικό Λύκειο «Πνοή Αγάπης».:

Shortcuts

Share

Category