Shkolla 9-Vjeçare Kasem Shima - Faqja zyrtare

Shkolla 9-Vjeçare Kasem Shima - Faqja zyrtare "Kasem Shima" ka lindur më 1910-1944
Më1981 Shkolla 9-vjeçare e Mëzezit mori emrin e dëshmorit. Mësimet e ciklit të ulët i ka marrë ne Tiranë.

Dëshmori i luftës Nacional - Çlirimtare
"Kasem Shima" ka lindur më 1910
Eshtë i biri i Ismailit dhe i Sofies. Në vitin 1925 ka mbaruar Medresenë por nuk e ka ushtruar asnjëherë aktivitetin fetar. Në vitin 1928 ka shkuar ushtar në Shkodër deri në vitin 1929. Në vitin 1942 u lidh me lëvizjen antifashiste që organizohet në Pezë. Në vitin 1943 u inkuadrua me armë në dorë në Batalionin e Pezës ne Brigadën e XXII sulmuese ku u emërua zv/komandant kompanie. Në verën e vitit 1944 u plagos në një pritë që organizoi kundër një patrulle giermane në rrugën nacionale pranë fshatit Sharrë. Me kalimin e Brigadës XXII në veri e cila u vu në ndjekje te pushłuesve giemanë u organizuan shumë operacione luftarake deri në çlirimin e Shkodrës. Në (ditët e para të dhjetorit në luftën per çlirimin e Tuzit në Jugosllavi,u plagos rëndë në fshatin “Deçisht”. Meqë kishte plagë të rënda u transferua në spitalin partizan të Shkodrës në të cilin vdiq më 10 dhjetor 1944.

🪙 Java Globale e Parasë 2026 në Shkollën "Kasem Shima"!Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju angazhimin e nxënësve tanë të tal...
06/03/2026

🪙 Java Globale e Parasë 2026 në Shkollën "Kasem Shima"!

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju angazhimin e nxënësve tanë të talentuar në konkursin mbarëkombëtar "Flasim zgjuar për paranë!", organizuar nga Banka e Shqipërisë! 🏦✨

Nxënësit tanë (nga klasat e 3-ta deri në klasat e 8-ta) kanë punuar me shumë kreativitet mbi projektin "100 Vjet Monedhë Kombëtare", duke sjellë përmes punimeve të tyre historinë dhe rëndësinë e monedhës sonë. 🎨🇦🇱
Dhe jo vetëm kaq! Kemi përgatitur edhe një video speciale që përmbledh të gjithë punën dhe pasionin e fëmijëve.

Krenarë për nxënësit tanë që mësojnë të jenë të përgjegjshëm dhe krijues që në hapat e parë! 💪📚

eParase2026 EdukimiFinanciar NxenesitTane Kreativitet

Kosova në zemrat tona! 🇽🇰✨​Nxënësit shkollës 9-vjeçare  "Kasem Shimës" "AF" festojnë përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës...
17/02/2026

Kosova në zemrat tona! 🇽🇰✨
​Nxënësit shkollës 9-vjeçare "Kasem Shimës" "AF" festojnë përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës me art, ngjyra dhe shumë krenari. Nga posterat e punuar me dorë te flamujt që valëviten, sot çdo cep i shkollës sonë flet shqip! 🇦🇱🙌
​Gëzuar Pavarësinë, Kosovë e lirë! 🥂
​ Proud Albania Kosovo

🇽🇰 Festojmë Pavarësinë e Kosovës në Shkollën "Kasem Shima"!​Sot, ambientet e shkollës sonë u veshën me ngjyrat e lirisë ...
17/02/2026

🇽🇰 Festojmë Pavarësinë e Kosovës në Shkollën "Kasem Shima"!
​Sot, ambientet e shkollës sonë u veshën me ngjyrat e lirisë dhe festës! Nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Kasem Shima" organizuan një aktivitet të veçantë për të nderuar 17 Shkurtin, ditën e Pavarësisë së Kosovës.
​Me posterat e punuar me aq dashuri, vizatimet e simboleve kombëtare dhe shpalosjen e flamujve, nxënësit tanë treguan se historia dhe vëllazëria jonë mbeten të palëkundura. Krenarë për krijimtarinë dhe frymën patriotike të brezit të ri!
​Urime Kosovë! 🇦🇱❤️🇽🇰
​ Tiranë

🌐 Dita Ndërkombëtare e Internetit (në shkollën “Kasem Shima”)Në ambientet e shkollës sonë “Kasem Shima” u zhvillua me sh...
12/02/2026

🌐 Dita Ndërkombëtare e Internetit
(në shkollën “Kasem Shima”)

Në ambientet e shkollës sonë “Kasem Shima” u zhvillua me shumë entuziazëm dhe pjesëmarrje aktive Dita Ndërkombëtare e Internetit. Kjo ditë shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për të ndërgjegjësuar nxënësit mbi rëndësinë e përdorimit të sigurt, të përgjegjshëm dhe produktiv të internetit në jetën e përditshme.
Gjatë aktivitetit, nxënësit prezantuan punime kreative, diskutuan mbi përfitimet dhe rreziqet e botës online, si dhe ndanë ide se si teknologjia mund të përdoret për të nxitur dijen, inovacionin dhe komunikimin pozitiv. Atmosfera ishte plot energji, bashkëpunim dhe reflektim mbi rolin e internetit në arsim dhe në shoqëri.
Falënderojmë Drejtuesit e shkollës,mësuesit e Tik-ut,Psikologen,Oficeren e Sigurisë dhe nxënësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti të veçantë.
Së bashku për një internet më të sigurt dhe më të mençur! 💻✨

🇦🇱 Alfabeti i Shqiptarisë​Në Manastir, atje ku mendja u mblodh,Për këtë Komb, një dritë e re u shodh.Kanë folë Gegë e To...
22/11/2025

🇦🇱 Alfabeti i Shqiptarisë
​Në Manastir, atje ku mendja u mblodh,
Për këtë Komb, një dritë e re u shodh.
Kanë folë Gegë e Toskë, me zemër e me za,
Që Shqipja t’ketë shkronjën, t’jetë nji gjuht’ e pa.
​Sot e kujtojmë, o vëlla, atë ditë të bekueme,
Kur u shkrua e ardhmja, me shkronja t’vendosme.
Tridhjetë e gjashtë shkronja, si nji thesar i madh,
Për me shkrue histori, për me ecë nëpër rradhë.
​Alfabeti i ynë, na asht busull’ e fortë,
Për t’mos u humbun n’terr, për t’mos e harru' kohën.
Nji gurrë që buron, e ecë tue t’shtŷ përpara,
Prej nji Shkodre t’lashtë, deri n’nji Tiranë t’re.
https://youtu.be/WAUIothQuPA?si=-_uBrH7yw_yCf6cK.

📍Në kuadër 21- nëntorit, ditës kombëtare kundër bullizmit, Shërbimi Psiko-Social i shkollës në bashkëpunim me nxënësit e...
21/11/2025

📍Në kuadër 21- nëntorit, ditës kombëtare kundër bullizmit, Shërbimi Psiko-Social i shkollës në bashkëpunim me nxënësit e klasave të ndryshme, organizuan aktivitet informues dhe ndërgjegjësues me temë “ STOP BULLIZMIT”.
📍 Gjatë aktivitetit nxënësit u informuan për format në të cilat shfaqet bullizmi, për efektet dhe pasojat që ka bullizmi në shkollë, si edhe për mënyrat dhe format e parandalimit të tij.
📍 Përmes këtij aktiviteti nxënësit e klasave të ndryshme,përcollën mesazhe sensibilizuese duke realizuar postera,dhe interpretim rolesh.

Orë mësimi model Lënda: HistoriTemë e zhvilluar në Laboratorin SMART në Shkollën Kasem Shima Mësuesja e lëndës: Edlira A...
21/11/2025

Orë mësimi model
Lënda: Histori
Temë e zhvilluar në Laboratorin SMART në Shkollën Kasem Shima
Mësuesja e lëndës:
Edlira Arapi

Në kuadër të Festave të Nëntorit në shkollën Kasem Shima janë zhvilluar aktivitete dhe orë mësimore për përkujtimin e figurave dhe ngjarjeve të mëdha të historisë së Shqipërisë.
Një nga është dhe orë mësimi model në lëndën histori në klasën e IX-A .
Nxënësit u angazhuan me shumë dëshirë për realizimin e kësaj teme.
Në laboratorin SMART lab përveç materialeve ndihmëse që ofron laboratori ,nuk munguan edhe simbolet kombëtare që nxënësit i kishin siguruar me shumë dëshirë dhe përkushtim.

Orë mësimi model Lënda: HistoriKlasa : IX - ATema: Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Besëlidhja e LezhësTemë e zhvilluar n...
21/11/2025

Orë mësimi model
Lënda: Histori
Klasa : IX - A
Tema: Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Besëlidhja e Lezhës
Temë e zhvilluar në Laboratorin SMART në Shkollën Kasem Shima
Mësuesja e lëndës:
Mirela Dedja

Në kuadër të Festave të Nëntorit në shkollën Kasem Shima janë zhvilluar aktivitete dhe orë mësimore për përkujtimin e figurave dhe ngjarjeve të mëdha të historisë së Shqipërisë.
Një nga është dhe orë mësimi model në lëndën histori në klasën e IX-A .
Nxënësit u angazhuan me shumë dëshirë për realizimin e kësaj teme.
Në laboratorin SMART lab përveç materialeve ndihmëse që ofron laboratori ,nuk munguan edhe simbolet kombëtare që nxënësit i kishin siguruar me shumë dëshirë dhe përkushtim.

Përshëndetje,Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2025–2026, kërkohet marrja e të gjitha masave...
04/09/2025

Përshëndetje,
Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2025–2026, kërkohet marrja e të gjitha masave të nevojshme për njoftimin e prindërve apo kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë regjistruar fëmijët në klasën e parë dhe të dhjetë.
Regjistrimet do të jenë të hapura në portalin e-Albania, vetëm ditën e premte, më 05.09.2025, nga ora 08:00 deri në orën 24:00.
Ju lutemi që, nën përgjegjësinë tuaj të plotë, të sigurohet shpërndarja e njoftimit zyrtar për të gjithë prindërit apo kujdestarët ligjorë, në mënyrë që asnjë nxënës që nuk e ka përfunduar ende regjistrimin të mos mbetet jashtë këtij procesi.
Faleminderit për bashkëpunimin!

Address

Kasem Shima
Mëzez
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-Vjeçare Kasem Shima - Faqja zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla 9-Vjeçare Kasem Shima - Faqja zyrtare:

Shortcuts

Share

Category