SHB "Çerme Shkumbin"

SHB "Çerme Shkumbin" Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHB "Çerme Shkumbin", School, ÇERME SHKUMBIN, Lushnja.

🎓🩺 Një tjetër arritje që na mbush me krenari!Sikurse edhe vitin e kaluar me një tjetër nxënëse, me shumë krenari ndajmë ...
22/08/2026

🎓🩺 Një tjetër arritje që na mbush me krenari!

Sikurse edhe vitin e kaluar me një tjetër nxënëse, me shumë krenari ndajmë sërish lajmin se maturantja jonë Enki Hoxha ka fituar të drejtën e studimit në degën Mjekësi e Përgjithshme. 🩺

Pas disa vitesh përkushtim, punë dhe përpjekje, sot nis një rrugëtim të ri drejt një prej profesioneve më të bukura, më fisnike dhe më të rëndësishme. 🩺

Kjo është një arritje e madhe për të, por njëkohësisht edhe një moment krenarie për shkollën, mësuesit dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe shoqëruar gjatë rrugëtimit të saj.

Urime, Enki! 🤍
Të urojmë shumë suksese në rrugëtimin tënd drejt bluzës së bardhë! 🩺✨

Një nxënëse sot, një mjeke nesër. 🌟

Zyra Vendore Arsimore Divjakë

21/08/2026

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PRINDËRIT DHE NXËNËSIT‼️

Për të gjithë nxënësit që ende nuk kanë përfunduar regjistrimin, rihapen aplikimet në e-Albania në 24 gusht – 7 shtator 2026.

💻Aplikimet do të jenë të hapura për:
📚👧regjistrimet në klasën e parë;
👩‍🏫👦regjistrimet në klasën e dhjetë;
👨‍🎨🧑‍🎤regjistrimet në shkollat artistike dhe sportive.

⚠️Prindër dhe nxënës, mos e humbisni këtë afat dhe përfundoni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar në mënyrë që të mos rrezikojmë regjistrimin në shkollë‼️

✍️ Datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026 - Sesioni i Dytë ❗️📝Të gjithë maturantët që nuk kanë arritur të mbyllin ...
06/08/2026

✍️ Datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026 - Sesioni i Dytë ❗️

📝Të gjithë maturantët që nuk kanë arritur të mbyllin provimet në qershor në kuadër të Maturës Shtetërore 2026, do t’i zhvillojnë provimet në sesionin e vjeshtës sipas këtij kalendari:
▪️24 gusht 2026 - Gjuhë e Huaj
▪️27 gusht 2026 - Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
▪️31 gusht 2026 - Matematikë
▪️3 shtator 2026 - Provim me Zgjedhje

📚Është momenti të përgatiteni me përkushtim dhe të besoni te vetja juaj 👨‍🎓👩‍🎓

🫶 Ju uroj shumë suksese!

Janë tashmë publike datat e sesionit të dytë🗓️ të Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë📖✍🏻Një përgatitje sa më e mirë dhe ...
06/08/2026

Janë tashmë publike datat e sesionit të dytë🗓️ të Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë📖✍🏻
Një përgatitje sa më e mirë dhe e rregullt është çelësi për të përmbyllur me sukses këtë cikël arsimor🏫✅

Suksese të gjithë nxënësve që do të përmbyllin klasën e nëntë 🤗

🔴⏳ Regjistrimet online në e-Albania mbyllen këtë të premte‼️📌Regjistroni fëmijët tuaj në klasën e parë ose klasën e dhje...
29/07/2026

🔴⏳ Regjistrimet online në e-Albania mbyllen këtë të premte‼️

📌Regjistroni fëmijët tuaj në klasën e parë ose klasën e dhjetë në një nga shkollat që ju ofron sistemi, sipas vendbanimit tuaj.

🔴Afati përfundon më 31 korrik, ndaj mos e lini aplikimin për ditën e fundit. 🏫 Shkollat tona në të gjithë vendin po bëhen gati të mirëpresin nxënësit në vitin e ri shkollor, me ambiente të rikonstruktuara, investime të reja dhe përmirësime të realizuara në bashkëpunim me pushtetin vendor.

✅ Regjistroni fëmijët tuaj sot🧑‍💻për të nisur mbarë vitin e të ri shkollor📚💡

🔴⏳ Regjistrimet online në e-Albania mbyllen këtë të premte‼️

📌Regjistroni fëmijët tuaj në klasën e parë ose klasën e dhjetë në një nga shkollat që ju ofron sistemi, sipas vendbanimit tuaj.

🔴Afati përfundon më 31 korrik, ndaj mos e lini aplikimin për ditën e fundit. 🏫 Shkollat tona në të gjithë vendin po bëhen gati të mirëpresin nxënësit në vitin e ri shkollor, me ambiente të rikonstruktuara, investime të reja dhe përmirësime të realizuara në bashkëpunim me pushtetin vendor.

✅ Regjistroni fëmijët tuaj sot🧑‍💻për të nisur mbarë vitin e ri shkollor📚💡

16/07/2026

Të nderuar prindër!

🔔 Ju rikujtojmë se aplikimet për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të, për vitin shkollor 2026–2027, janë të hapura nga data 6 korrik deri më 31 korrik 2026.

ℹ️ Regjistrimi kryhet vetëm në mënyrë elektronike, nëpërmjet portalit e-Albania.

📝 Për të kryer aplikimin:
• Hyni në portalin e-Albania me llogarinë tuaj.
• Zgjidhni shërbimin “Regjistrimi në gjimnaz”.
• Klikoni “Përdor” dhe plotësoni formularin elektronik.
• Në listën e shkollave, përzgjidhni Shkollën e Bashkuar “Çermë Shkumbin” dhe dërgoni aplikimin.

✅ Lutemi të përfundoni procedurën e regjistrimit brenda afatit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, në mënyrë që procesi të zhvillohet pa vonesa.

Ju falënderojmë për besimin dhe bashkëpunimin! 🤝

DREJTORIA E SHKOLLËS

16/07/2026

🔊Të nderuar prindër dhe nxënës!

Ju informojmë se dëftesat e nxënësve për vitin shkollor 2025–2026 janë tashmë të disponueshme në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar (SMIP) dhe mund të shkarkohen në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania.

📲 Si të aksesoni dëftesën?

✅ Hyni në llogarinë tuaj në portalin e-Albania me kredencialet e prindit.

✅ Zgjidhni seksionin “Hapësira ime” dhe më pas “Dokumentet e mia”.

✅ Gjeni dëftesën e vitit shkollor 2025–2026, shkarkojeni dhe ruajeni në format PDF.

ℹ️ Dëftesa elektronike është e pajisur me vulë elektronike zyrtare, ndaj ka të njëjtën vlefshmëri ligjore si dokumenti i printuar.

🌞 Ju urojmë të gjithë nxënësve një verë të bukur, pushime të mbara dhe suksese në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm! 🌸

🔴NJOFTIM SHUMË I RËNDËSISHËM‼️Ju informojmë se, duke filluar sot, data 6 korrik, janë hapur regjistrimet online për nxën...
06/07/2026

🔴NJOFTIM SHUMË I RËNDËSISHËM‼️

Ju informojmë se, duke filluar sot, data 6 korrik, janë hapur regjistrimet online për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë për vitin shkollor 2026–2027. Procesi i aplikimit kryhet nëpërmjet platformës e-Albania dhe do të jetë i hapur deri më 31 korrik 2026.

Ftojmë të gjithë prindërit të kryejnë regjistrimin brenda afatit të përcaktuar.

💻 Regjistrimi në klasën e parë:
https://e-albania.al/ServiceDetails/10117

💻 Regjistrimi në klasën e dhjetë:
https://e-albania.al/ServiceDetails/10058

📍Për çdo paqartësi ose nevojë për asistencë gjatë procesit të regjistrimit, mund të na shkruani.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e shkollës sonë!

e-Albania është portali qeveritar që shërben për marrjen në mënyrë elektronike të shërbimeve publike nga institucionet shtetërore. Dhënia e shërbimeve bëhet e mundur falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit, që ndërlidh sistemet e institucioneve me njëri-tjetrin. Portali luan ...

17/06/2026

✨ Festa e Abetares, një udhëtim i bukur mes shkronjave, fjalëve dhe ëndrrave që marrin jetë ✨

📚Çdo shkronjë e mësuar, çdo fjalë e lexuar dhe çdo faqe e kthyer shënon një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e fëmijëve drejt dijes.

Në këtë video 🎞️ ju sjellim momente të bukura nga Festa e Abetares, një aktivitet që pasqyroi punën, përkushtimin dhe entuziazmin e nxënësve tanë.
Nën drejtimin e mësueses 👩🏻‍🏫 Alime Debinja, ata treguan se tashmë kanë hedhur me sukses themelet e para të të nxënit.

🎉 Një kujtim i veçantë që do të mbetet gjatë në zemrat e fëmijëve, prindërve dhe mësuesve, duke shënuar një etapë të rëndësishme në rrugëtimin e tyre shkollor. 🌟📖❤️

Zyra Vendore Arsimore Divjakë

📍SHB Çermë-Shkumbin është një 🏫 shkollë që i jep rëndësi të veçantë cilësisë së arsimit dhe zhvillimit të plotë të nxënë...
12/06/2026

📍SHB Çermë-Shkumbin është një 🏫 shkollë që i jep rëndësi të veçantë cilësisë së arsimit dhe zhvillimit të plotë të nxënësve në çdo etapë të shkollimit.
🏫 Në një mjedis të sigurt dhe mbështetës, çdo nxënës ka mundësi të mësojë, të rritet dhe të përgatitet për sfidat e së ardhmes.
🏫 Me përkushtim të stafit pedagogjik dhe një qasje bashkëkohore në mësimdhënie, shkolla synon të formojë nxënës të aftë, të përgjegjshëm dhe të sigurt në rrugën e tyre akademike dhe profesionale.

✨ Zgjidh shkollën tonë për një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme!

Address

ÇERME SHKUMBIN
Lushnja
9001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHB "Çerme Shkumbin" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category