Shkolla 9-vjecare " Liri Kazazi " Lushnje

Shkolla 9-vjecare " Liri Kazazi " Lushnje Shkolla "Liri Kazazi" Faqja zyrtare

16/09/2026
https://www.facebook.com/share/p/14pzdUogh8G/
16/09/2026

https://www.facebook.com/share/p/14pzdUogh8G/

Bashkë me vitin shkollor, bëhemi gati të nisim edhe programin "Pas Shkolle" ku do të mësojmë, argëtohemi dhe krijojmë gjëra të bukura me duart tona 📖👨🏻‍🏫🧵🎨🪡

Të dashur prindër, nëse dëshironi që fëmija juaj të bëhet pjesë e këtij programi, regjistrimet përmes SMIP janë të hapura nga SOT deri më 25 shtator 📩

Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj deri në dy prej klubeve të mëposhtme:
🎵 Muzikë
💃 Kërcim
🎭 Teatër
🎨 Art pamor
🧵🪡 Zeje
të cilat bashkë me detyrat e shtëpisë do të kompletojnë përvojën e fëmijëve tuaj në shkollë dhe do t'i ndihmojnë të zbulojnë talente dhe aftësi të reja👩🏽‍🏫🎭👩🏼‍💻📚

Mirë se vini në një vit të ri shkollor! Me shumë gëzim dhe emocion hapim dyert e shkollës për një tjetër vit të mbushur ...
14/09/2026

Mirë se vini në një vit të ri shkollor!
Me shumë gëzim dhe emocion hapim dyert e shkollës për një tjetër vit të mbushur me dije, përkushtim, miqësi dhe ëndrra të reja.
Urojmë që ky vit shkollor të sjellë suksese, arritje, buzëqeshje dhe momente të bukura për çdo nxënës, mësues dhe prind.
Le të ecim së bashku me besim, dashuri për dijen dhe dëshirën për të qenë çdo ditë më të mirë!
Suksese dhe një vit shkollor të mbarë për të gjithë!
Gëzuar fillimin e vitit të ri shkollor!

Jemi në prag të një fillimi të ri… një fillimi që sjell me vete emocione, ëndrra, sfida dhe shumë mundësi të reja për të...
12/09/2026

Jemi në prag të një fillimi të ri… një fillimi që sjell me vete emocione, ëndrra, sfida dhe shumë mundësi të reja për të mësuar, për t’u rritur dhe për të ecur përpara së bashku.

Në shkollën tonë po përgatitemi të hapim edhe një herë dyert për zërat e gëzuar të nxënësve, për përkushtimin e mësuesve dhe për mbështetjen e çmuar të prindërve.

●Të dashur nxënës, ju urojmë një vit të mbushur me dije, miqësi, suksese dhe besim në veten tuaj. Mos kini frikë të ëndërroni dhe të provoni, sepse çdo ditë në shkollë është një hap drejt së ardhmes suaj!

●Të dashur mësues, ju urojmë energji, durim dhe frymëzim për të vazhduar misionin tuaj të bukur: të edukoni, të frymëzoni dhe të ndihmoni çdo fëmijë të zbulojë vlerat dhe potencialin e tij.

●Të nderuar prindër, faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin. Së bashku mund të krijojmë për fëmijët tanë një mjedis ku ata të ndihen të sigurt, të vlerësuar dhe të motivuar për të dhënë më të mirën e tyre.

Le ta nisim këtë vit me besim, pozitivitet, respekt dhe dëshirën për të qenë çdo ditë pak më të mirë se dje.

Një vit i ri shkollor i mbarë, i suksesshëm dhe plot buzëqeshje për të gjithë!

Mirë se vini në shkollën tonë!

‼️Udhëzime mbi masat për 📵 ndalimin e përdorimit të telefonit 📲në shkollë. 📴Detyrat e shkollës, mësuesve dhe roli i prin...
10/09/2026

‼️Udhëzime mbi masat për 📵 ndalimin e përdorimit të telefonit 📲në shkollë.

📴Detyrat e shkollës, mësuesve dhe roli i prindërve duhet të gërshetohen më së miri, në zbatim të këtyre masave.

⚠️ Kujdes, ju lutem!
📵Moszbatimi i këtyre masave, sjell penalitete!🤔

Takime dhe diskutime me mësuesit e  Ekipit Lëndor ( shoqëror) për vitin shkollor 2026-2027në  këto ditë pune !Në prag të...
08/09/2026

Takime dhe diskutime me mësuesit e Ekipit Lëndor ( shoqëror) për vitin shkollor 2026-2027në këto ditë pune !

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, në institucionin tonë u zhvilluan takime me fokus kryesor organizimin dhe planifikimin e veprimtarisë mësimore-edukative për vitin shkollor 2026–2027.

Pjesë e diskutimeve ishin çështje që lidhen me organizimin e procesit mësimor, planifikimin e veprimtarive, planifikimin, përgatitjen dhe zbatimin me korrektësi të dokumentacionit shkollor.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua njohjes me udhëzimet e MA, Rregullores së Brendshme, bashkëpunimit profesional ndërmjet mësuesve, shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të mira, si dhe identifikimit të nevojave dhe prioriteteve që do të udhëheqin punën tonë përgjatë vitit shkollor.

Në takimet e para të Ekipit Lëndor (shoqëror), të cilat kanë një rol të rëndësishëm në sigurimin e cilësisë së procesit mësimor, u diskutua mbi planet mësimore, planifikimin e punës sipas fushave dhe lëndëve, puna në funksion të realizimit të ojektivave, mbi koordinimin e veprimtarive, përzgjedhjen e metodave dhe strategjive bashkëkohore të mësimdhënies, si dhe mënyrat për të mbështetur nxënësit në arritjen e rezultateve të pritshme.

Vëmendje iu kushtua gjithashtu vlerësimit të nxënësve, përfshirjes aktive të tyre në procesin mësimor, diferencimit të mësimdhënies dhe evidentimit në kohë të nevojave të ndryshme arsimore.

🎓 Me profesionalizëm, bashkëpunim dhe përgjegjësi, drejt një tjetër viti shkollor të suksesshëm .

07/09/2026

PROGRAMI " PAS SHKOLLE "📚🎎🎨🎸🎵

NJOFTIM PËR PRINDËRIT E SHKOLLËS !

Ju informojmë se, në zbatim të Ligjit nr. 69/2012 "Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, si dhe të Vendimit nr. 627, datë 30.07.2026, të Këshillit të Ministrave, në Shkollën 9-vjeçare " Liri Kazazi do të zhvillohet programi " Pas shkolle" gjatë vitit shkollor 2026-2027.

📚 "PROGRAMI PAS SHKOLLE" synon që koha pas mësimit të shndërrohet në një hapësirë ku nxënësit mësojnë, krijojnë, bashkëpunojnë, argëtohen dhe zhvillojnë talentet e tyre. 📝 🏃‍♂️ 💃 🖌 🎼 🎭

Programi zhvillohet jashtë orarit mësimor dhe synon:
• 📖 përforcimin e të nxënit;
• 🤝 zhvillimin e aftësive sociale;
• 🎨 zhvillimin e aftësive kulturore dhe krijuese;
• 🏃‍♀️ zhvillimin e aftësive sportive.

●Në arsimin fillor, klasat I–V:
📝 “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë” (BDSH)
🎨 Klubet e muzikës, kërcimit, artit pamor, teatrit dhe zejeve.

●Në arsimin e mesëm të ulët, klasat VI–IX
🎭 Klubet e muzikës, kërcimit, artit pamor, teatrit dhe zejeve.

⏰ Si zhvillohet programi " Pas shkolle"

📝 Bëjmë Detyrat e Shtëpisë (BDSH):
---5 orë në javë – 1 orë në ditë, nga 60 minuta, për 5 ditë.
🎨 Klubet e muzikës, kërcimit, artit pamor, teatrit dhe zejeve:
2 orë në javë – 1 orë në ditë, 2 herë në javë.

Klubet përfshijnë:
🎼 Muzikë
💃 Kërcim
🎭 Teatër
🖌 Art pamor
🧵 Zeje

Në vëmendje !
• Pjesëmarrja në programin " Pas shkolle " gjatë vitit shkollor 2026-2027 bëhet nëpërmjet aplikimit të prindit në SMIP .
Theksojmë që programi " Pas shkolle " është me dëshirë dhe mund të aplikojnë vetëm ata prindër që dëshirojnë që fëmija e tyre të ndjekë këtë program pas procesit mësimor !

Ky program është një mbështetje shumë e madhe për prindërit dhe për nxënësit për të zhvilluar aftësitë e tyre akademike, krijuese,sociale, kulturore etj.

NJOFTIM PËR MËSUESIT DHE PROFESIONISTËT QË DO TË MBËSHTESIN PROGRAMIN " PAS SHKOLLE" në shkollën tonë👩‍💻👩‍🏫 :

📌Afati i aplikimeve ka nisur zyrtarisht dhe mbyllet më 10 shtator 2026.

🔸️Mësuesit aktualisht në punë (në shkolla publike) aplikojnë vetëm në rrugë elektronike nëpërmjet sistemit SMIP dhe dosja merret automatikisht nga sistemi.

🔸️Kandidatët në listë pritjeje në portalin "Mësues për Shqipërinë" nuk dorëzojnë dosje fizike. Duhet të aplikojnë elektronikisht brenda portalit dhe të dërgojnë një kërkesë zyrtare me email pranë Zyrës Vendore Arsimore Lushnje.

🔸️Mësuesit jashtë sistemit publik, artistët, artizanët dhe pensionistët:
Duhet të dorëzojnë një dosje fizike pranë Zyrës Vendore Arsimore, Lushnje.

Nëse ju duhet të dorëzoni dosje fizike, dokumentet e detyrueshme janë:
🔸️Formulari i Aplikimit (Shtojca 4), ku specifikohen të dhënat dhe shkollat e preferuara.
🔸️Jetëshkrim (CV), kopje e diplomës dhe listës së notave.
🔸️Dëshmi Penaliteti, vërtetim nga prokuroria dhe vërtetim nga gjykata.
🔸️Vërtetim mjeko-ligjor.
🔸️Kopje të certifikatave të trajnimeve, projekteve ose portofol i punëve (për artistët/artizanët).

Ju ftojmë të bëheni pjesë e një institucioni arsimor me një mjedis miqësor dhe bashkëpunues me interes parësor NXËNËSIN dhe zhvillimin e tij qytetar dhe edukativ !

Drejtoria e shkollës " Liri Kazazi "

https://www.facebook.com/share/p/19UyhvbvAg/
07/09/2026

https://www.facebook.com/share/p/19UyhvbvAg/

🏫📚 Dokumentet e reja të hartuara nga ASCAP për vitin shkollor 2026–2027

📢 Të gjitha shkollat të njihen me dokumentet e reja të hartuara nga ASCAP për vitin shkollor 2026–2027!

🏫 Informohu • Zbato • Përmirëso
📚✨ Një vit i ri shkollor nis më mirë kur jemi të informuar dhe të përgatitur!
Dokumentet e mësipërme i gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.ascap.edu.al/kurrikula-e-perditesuar-2025

#20262027 Mësuesi Inovacion SmartLab IA Vlerësimi VeprimtariPraktike

5 Shtator – Dita e Nënë Terezës Një grua e vogël në shtat, por e madhe sa bota në zemër.Nënë Tereza na mësoi se dashuria...
05/09/2026

5 Shtator – Dita e Nënë Terezës
Një grua e vogël në shtat, por e madhe sa bota në zemër.
Nënë Tereza na mësoi se dashuria nuk ka nevojë për fjalë të mëdha – ajo tregohet me një dorë të shtrirë, me një buzëqeshje, me një zemër që di të dhurojë pa kërkuar asgjë në këmbim.
Sot nderojmë bijën e madhe shqiptare që e bëri humanizmin një dritë për mbarë njerëzimin.
“Jo të gjithë mund të bëjnë gjëra të mëdha, por të gjithë mund të bëjnë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

Address

Lagja Xh
Lushnjë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-vjecare " Liri Kazazi " Lushnje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category