14/09/2026
📚🌟 Suksese në vitin e ri shkollor! 🌟📚
Me nisjen e një viti të ri shkollor, Qendra e Zhvillimit u uron nga zemra të gjithë fëmijëve një rrugëtim të bukur, të mbushur me dije, përvoja të reja, miqësi, buzëqeshje dhe sa më shumë arritje.
Një urim i veçantë shkon për fëmijët tanë të mrekullueshëm, të cilët çdo ditë na tregojnë se përkushtimi, dashuria dhe mbështetja mund të kapërcejnë çdo pengesë. Çdo hap i tyre përpara është një sukses, çdo arritje një fitore dhe çdo buzëqeshje një motivim për të gjithë ne.
Urojmë që shkolla të jetë për çdo fëmijë një vend ku ndihet i mirëpritur, i vlerësuar, i mbështetur dhe i barabartë, ku aftësitë dhe potenciali i tij të marrin hapësirën që meritojnë.
Suksese të gjithë fëmijëve, prindërve, mësuesve dhe profesionistëve që ecin çdo ditë krah tyre!
❤️ Sepse çdo fëmijë meriton mundësinë të mësojë, të zhvillohet dhe të shkëlqejë!
Qëndra e Zhvillimit!