20/08/2026
Ka vende ku thjesht kalon disa vite të jetës, dhe ka vende që, pa e kuptuar, bëhen pjesë e asaj që je. 🤍
Për mua, Nënshkruesi ishte pikërisht ai vend. Ishte vendi ku u rrita, ku mësova dhe ku kuptova se asnjë ëndërr nuk është e paarritshme kur pas saj qëndrojnë puna e palodhur, vullneti, këmbëngulja dhe, mbi të gjitha, besimi te vetja.
Kjo shkollë na dhuroi vitet më të bukura të jetës sonë. Këto banka na dhanë pafund dije e mësime, ndërsa këto korridore, të mbushura me zhurmë, të qeshura, emocione e biseda, do të mbeten gjithmonë dëshmitare të një pjese të jetës sonë që tashmë ka lënë gjurmë të thella brenda nesh.
Dhe pas gjithë këtyre mësimeve e kujtimeve qëndrojnë njerëzit që i dhanë kuptim gjithë kësaj eksperience: mësuesit tanë të mrekullueshëm.
Ata nuk luajtën thjesht rolin e një mësuesi. Ishin aty për të na mbështetur, për të na udhëzuar, për të na dëgjuar dhe për të na dhënë gjithmonë më të mirën e tyre.
Na mësuan jo vetëm atë që gjendej në libra, por edhe si të përballemi me jetën, si të besojmë te vetja dhe si të mos heqim dorë kurrë nga ajo që duam.
Faleminderit për çdo orë mësimi, për çdo këshillë, për çdo fjalë, për çdo kritikë dhe për çdo herë që besuat tek ne.
Faleminderit që ish*t pjesë e rritjes sime dhe që, me profesionalizmin, përkushtimin dhe dashurinë tuaj për profesionin, më mësuat të bëhem versioni më i mirë i vetes.
Sot mund ta them me bindje se misioni juaj është përmbushur me sukses.
Faleminderit, Nënshkruesi, për gjithçka që na dhe.
Për ditët që tashmë kanë nisur të na mungojnë, për njerëzit që na shoqëruan dhe i dhanë ngjyra këtij rrugëtimi, për të qeshurat, emocionet, sfidat dhe mbi të gjitha, për kujtimet që koha nuk do t’i fshijë kurrë.
Sepse disa vende nuk i lëmë pas kur largohemi…
i marrim me vete, përgjithmonë. 🤍
Mirupafshim, Nënshkruesi!
Me dashuri dhe mirënjohje, gjithmonë. 🤍