29/04/2026
Krenari për shkollën tonë!🏃♂️🏅
Me shumë kënaqësi ndajmë suksesin e nxënësit tonë ANXHELO RRETHI, i cili arriti të fitojë vendin e tretë në garën e vrapimit 800 metra, në aktivitetin sportiv të organizuar ditën e djeshme në Shkodër.
Ky rezultat është fryt i përkushtimit, disiplinës dhe pasionit për sportin. Ai na bën krenarë të gjithëve dhe shërben si shembull frymëzimi për bashkëmoshatarët e tij.
Urime të përzemërta Anxhelo, dhe suksese të mëtejshme në rrugën sportive!🏃♂️🏅