Shkolla 9-Vjeçare "Isuf Gjura" Kuturman - Faqja Zyrtare

Shkolla 9-Vjeçare "Isuf Gjura" Kuturman - Faqja Zyrtare Shkolla 9-Vjeçare "Isuf Gjura" Kuturman - Faqja Zyrtare

15/09/2026

Bashkë me vitin shkollor, bëhemi gati të nisim edhe programin "Pas Shkolle" ku do të mësojmë, argëtohemi dhe krijojmë gjëra të bukura me duart tona 📖👨🏻‍🏫🧵🎨🪡

Të dashur prindër, nëse dëshironi që fëmija juaj të bëhet pjesë e këtij programi, regjistrimet përmes SMIP janë të hapura nga SOT deri më 25 shtator 📩

Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj deri në dy prej klubeve të mëposhtme:
🎵 Muzikë
💃 Kërcim
🎭 Teatër
🎨 Art pamor
🧵🪡 Zeje
të cilat bashkë me detyrat e shtëpisë do të kompletojnë përvojën e fëmijëve tuaj në shkollë dhe do t'i ndihmojnë të zbulojnë talente dhe aftësi të reja👩🏽‍🏫🎭👩🏼‍💻📚

14/09/2026
09/09/2026

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌!

Nesër më datë 10.09.2026, në orën 09.00 në shkollën tonë fillon shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
Urojmë një vit të mbarë e plot suksese për të gjithë!
Faleminderit!

🌍 PANAIRI I IDEVE 2026 | eTwinning Ideas FairMë 4 shtator 2026, shkolla jonë ishte pjesë e Panairit të Ideve 2026, një a...
07/09/2026

🌍 PANAIRI I IDEVE 2026 | eTwinning Ideas Fair

Më 4 shtator 2026, shkolla jonë ishte pjesë e Panairit të Ideve 2026, një aktivitet i veçantë kushtuar ideve, praktikave të mira, bashkëpunimit dhe inovacionit në edukim.
Në këtë aktivitet, shkolla jonë u përfaqësua nga mësuese Klodiana Kujtila, e cila prezantoi dy projekte eTwinning si praktika të mira: “I Am a Young Citizen… Proud of My Culture” dhe “Gjuha që më thuri emrin”.
Një përvojë frymëzuese që na bën krenarë dhe dëshmon se idetë e bukura, kur ndahen, bëhen frymëzim për të gjithë.

42 vite përkushtim, edukim dhe dashuri për brezat! ❤️📚Sot nderuam dhe shprehëm mirënjohjen tonë për mësuesin Hasef Bahit...
12/06/2026

42 vite përkushtim, edukim dhe dashuri për brezat! ❤️📚

Sot nderuam dhe shprehëm mirënjohjen tonë për mësuesin Hasef Bahiti, i cili pas 42 vitesh përkushtim në shërbim të arsimit mbyll me dinjitet karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme.

Mësuesi Hasef Bahiti mbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës profesionale, duke lënë pas një trashëgimi të vyer pune, përkushtimi, urtësie dhe dashurie për nxënësit. Gjatë këtyre viteve ai ka qenë jo vetëm mësues, por edhe frymëzim, udhërrëfyes dhe model për shumë breza.

Në emër të nxënësve, prindërve dhe kolektivit, i shprehim falënderimet më të sinqerta për gjithçka ka dhënë për arsimin dhe edukimin e fëmijëve.

Ju urojmë shëndet, lumturi dhe shumë vite të bukura pranë familjes dhe njerëzve të dashur!

Respekt dhe mirënjohje për një jetë të tërë në shërbim të dijes! 🌹👏


01/06/2026
28/05/2026
19/05/2026

📢

​📌 Ditën e enjte, 21 maj 2026📄 do të zhvillohet provimi për Vlerësimin e Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor ose siç njihet VANAF👧👦 për të gjithë nxënësit e klasave të pesta📚👧

​Testimi do të vlerësojë njohuritë e fituara përgjatë ciklit fillor dhe do të përfshijë pyetje nga tri lëndët kryesore:
Gjuhë Shqipe ✍️
Matematikë 📐
Dituri Natyre 🔬

Suksese të gjithë nxënësve tanë të klasave të pesta 🌟

Address

Kuturman
Librazhd

Telephone

+355696102695

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-Vjeçare "Isuf Gjura" Kuturman - Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla 9-Vjeçare "Isuf Gjura" Kuturman - Faqja Zyrtare:

Share

Category