25/08/2025
Të dashur nxënës ju bëjmë me dije se tekstet shkollore i gjeni tek librari “ Çota”, pranë shkollës tonë.
✍️Nëse bëni pjesë në një prej kategorive të mëposhtme, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ju i përfitoni librat falas.
✍️Kategoritë përfituese janë:
1. Nxënësit që gëzojnë statusin ligjor të jetimit.
✍️Dokumentacioni i kërkuar
a) Fotokopja e pasaportës ose kartës së identitetit të prindit.
b) Certifikatë familjare.
c) Vërtetim për statusin e jetimit.
✍️Nxënësit që vijnë nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga zyrat e punësimit ,njësia vendore.
Dokumentacioni i kërkuar
a) Fotokopja e pasaportës ose kartës së identitetit të prindit.
b) Certifikate familjare.
c) Vërtetim për ndihmën ekonomike nga bashkia.
✍️Nxënësit që vijnë nga familje që kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të aftësisë për punë (KMCAP – së) - Sipas pikës 3, neni 7, ligji 9355, datë 10.03.2005, i ndryshuar.
Dokumentacioni i kërkuar
a) Fotokopja e pasaportës ose kartës së identitetit të prindit.
b) Certifikatë familjare.
c) Vendimi i KMCAP.
✍️Nxënësit që vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension invaliditeti nga shteti.
Dokumentacioni i kërkuar
a) Fotokopja e pasaportës ose kartës së identitetit të prindit.
b) Certifikatë familjare.
c) Vërtetimi për pension invaliditeti.
✍️Nxënësit që vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension pleqërie shteti dhe ka fëmijë në ngarkim të cilët janë pa të ardhura.
Dokumentacioni i kërkuar
a) Fotokopja e pasaportës ose kartës së identitetit të prindit.
b) Certifikatë familjare.
c) Vërtetim për pension pleqërie.
c) Vërtetim për çdo pjesëtar të familjes që ndjek shkollën ose është i papunë.
✍️Fëmijë egjiptinë/ romë
Dokumentacioni i kërkuar
a) Fotokopja e pasaportës ose kartës së identitetit të prindit.
b) Vërtetim nga shoqata e romëve/egjiptianëve.
✍️Fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Drejtorisë së burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
Dokumentacioni i kërkuar
a) Fotokopja e pasaportës ose kartës së identitetit të prindit ose kujdestarit ligjor.
b) Certifikatë familjare.
c) Statusi përkatës.
✍️Fëmijët që janë viktima të trafikimit, gëzojnë statusin e viktimës dhe viktimëssë mundshme të trafikimit.
✍️Fëmijët që janë shtruar në Shërbimin Onkologjik QSUT "Nënë Tereza".
✍️Fëmijët që janë përfitues në institucionet e përkujdesjes sociale rezidenciale publike në Qendrën Kombëtare të Pritjes së Viktimave të Trafikimit, Qendrën Kombëtare të viktimave të Dhunës në Familje dhe Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencës.
Drejtoria e shkollësdhe stafi mësuesve ju urojmë suksese për vitin shkollor 2025-2026📖📖📖 Gjimnazi "Ibrahim Muça" Librazhd. Faqja Zyrtare.