17/06/2026
🌞🎉 Dita e dytë e Kampit Veror! 🎉🌞
Sot kampi ynë vazhdoi me plot energji, buzëqeshje dhe momente të bukura! 😊💙 Nxënësit morën pjesë në aktivitete sportive 🏃♀️🏃♂️, lojëra ekipore ⚽🏐 dhe sfida argëtuese 🤩 që forcuan bashkëpunimin, miqësinë dhe frymën e ekipit. 🤝
Çdo ditë sjell eksperienca të reja, emocione pozitive dhe kujtime që do të mbeten gjatë në mendjet e fëmijëve.
Mezi presim surprizat dhe aventurat që na rezervojnë ditët në vazhdim! ☀️🎨🎯🌟
16/06/2026
🌞 Nisi me sukses Kampi Veror në shkollën tonë! 🎉
Sot zhvilluam ditën e parë të kampit veror, ku nxënësit morën pjesë me shumë energji, buzëqeshje dhe entuziazëm në aktivitete të ndryshme sportive, argëtuese dhe bashkëpunuese.
Përmes lojërave, sfidave dhe punës në grup, fëmijët patën mundësinë të kalojnë kohë cilësore me njëri-tjetrin, të forcojnë miqësitë dhe të krijojnë kujtime të bukura edhe pas përfundimit të vitit shkollor.
Ky është vetëm fillimi i një jave plot aventura, kreativitet dhe argëtim. Na presin edhe shumë aktivitete interesante në ditët në vijim! ☀️⚽🏐🎨
15/06/2026
🌞 Kampi 2026 po vjen! 🎉
Shkolla 9-vjeçare “Muharrem Veizi” fton të gjithë nxënësit e grupmoshave të përcaktuara të bëhen pjesë e disa ditëve plot argëtim, sport, krijimtari dhe aktivitete edukative.
Ky kamp është një mundësi e shkëlqyer që fëmijët të mësojnë, të bashkëpunojnë, të krijojnë miqësi të reja dhe të kalojnë një fillim vere aktiv e të paharrueshëm. 🤝⚽🎨
📌 Të gjitha informacionet mbi datat, orarin, grupmoshat dhe aktivitetet i gjeni në njoftimin e mëposhtëm.
Për t'u regjistruar komunikoni me mësuesit kujdestar.
Ju mirëpresim me shumë entuziazëm! 🌟
03/06/2026
🏫🎉✨ Sot në shkollën “Muharrem Veizi” u zhvillua me sukses Dita e Hapur, një aktivitet i mbushur me gëzim, krijimtari dhe bashkëpunim! 👏📚
🤝 Në këtë ditë të veçantë morën pjesë nxënës, prindër, anëtarë të komunitetit dhe përfaqësues të Njësisë Administrative Libonik, të cilët u njohën nga afër me punët, projektet dhe veprimtaritë e realizuara nga nxënësit gjatë vitit shkollor. 🎨🧪📖🌍
🍽️🥧 Një moment i veçantë ishte prezantimi i gatimeve tradicionale, ku nuk mungoi lakrori në saç, duke sjellë aromën dhe shijen e traditës sonë. ❤️🔥
⚽🏐🏓♟️ Gjatë ditës u zhvilluan edhe aktivitete sportive dhe argëtuese, si volejboll, ping-pong dhe shah, ku nxënësit treguan energji, aftësi dhe shpirt gare. 🏆🥇😊
🌟 Falënderojmë të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen, mbështetjen dhe vlerësimin e punës së nxënësve tanë. Së bashku ndërtojmë një shkollë më të mirë dhe një të ardhme më të ndritur! 📚❤️
🎉🏫📚🤝
02/06/2026
🌟📖 Festa e Abetares 📖🌟
Sot zemrat e fëmijëve rrahin më fort, sepse kanë mësuar të shkruajnë dhe lexojnë fjalët e para.
Me këngë, valle dhe buzëqeshje, ata na kujtojnë se çdo shkronjë është një dritë që ndriçon rrugën drejt diturisë. ✨
👏 Urime të gjithë nxënësve që sot festojnë hapin e parë drejt ëndrrave të tyre!
Ju jeni gëzimi i prindërve, krenaria e mësuesve dhe shpresa e së ardhmes.