Shkolla e Bashkuar “Jovan Ndreko” Libofshë ZVA-Fier

Shkolla e Bashkuar “Jovan Ndreko” Libofshë ZVA-Fier Shkolla e Parë Shqipe në Myzeqe Libofshë hapur më 25 gusht 1908 nga patrioti dhe mësuesi Jovan Ndreko(1892 1944) 🇦🇱

06/07/2026

🔴NJOFTIM SHUMË I RËNDËSISHËM‼️

🏫 💻 Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 6 korrik në dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 korrik, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre brenda këtyre afateve.

💻Regjistrimi në klasën e parë 🔗https://e-albania.al/ServiceDetails/10117

💻Regjistrimi në klasën e dhjetë 🔗https://e-albania.al/ServiceDetails/10058

Momente të veçanta, emocione të sinqerta dhe mirënjohje pa fund për mësuese Lizën ❤️Në përfundim të ciklit fillor, nxënë...
08/06/2026

Momente të veçanta, emocione të sinqerta dhe mirënjohje pa fund për mësuese Lizën ❤️

Në përfundim të ciklit fillor, nxënësit e klasës së pestë, me mbështetjen e prindërve, i përgatitën një surprizë të bukur mësueses së tyre të dashur. Një videomesazh plot kujtime, trëndafila simbolikë dhe një lojë-kuiz me karakteristikat e secilit nxënës sollën buzëqeshje, emocione dhe shumë mirënjohje.

Për 40 vite me radhë, mësuese Liza ka dhënë një kontribut të çmuar , duke edukuar breza të tërë nxënësish. Dashuria dhe respekti që fëmijët treguan sot janë dëshmia më e bukur e punës dhe përkushtimit të saj.

Faleminderit, mësuese Liza, për gjithçka që keni dhënë me zemër. Ju urojmë shëndet, lumturi dhe shumë suksese në vazhdim!👏👏👏

Ora e matematikës me temën “Numrat negativë” u zhvillua me përkushtim duke e bërë të kuptueshëm një koncept të ri dhe sf...
03/06/2026

Ora e matematikës me temën “Numrat negativë” u zhvillua me përkushtim duke e bërë të kuptueshëm një koncept të ri dhe sfidues për nxënësit e klasës së katërt.

Prezantimi i qartë i rezultateve të të nxënit dhe i temës së mësimit, si dhe lidhja e saj me situata nga jeta reale e nxënësve, krijuan një bazë të fortë për ndërtimin e njohurive të reja. Përzgjedhja e mjeteve konkrete, si termometri, ku nxënësit u angazhuan për të matur temperaturën e ujit, të dhomës dhe të trupit , ndihmoi nxënësit të kuptonin në mënyrë praktike konceptin e numrave negativë.
Atmosfera pozitive e krijuar në klasë dhe reagimet e nxënësve në fund të orës, të shprehura përmes emoji-ve plot buzëqeshje, ishin tregues i qartë i realizimit me sukses i orës së mësimit.

Suksese mësuese Anila 👏👏👏👏

Gëzuar 1 Qershorin, fëmijë ! 🎈🌈Sot është dita juaj, dita e buzëqeshjeve, gëzimit dhe ëndrrave të bukura.Ju urojmë të rri...
01/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin, fëmijë ! 🎈🌈

Sot është dita juaj, dita e buzëqeshjeve, gëzimit dhe ëndrrave të bukura.
Ju urojmë të rriteni të lumtur, të shëndetshëm dhe të mbushur me dashuri ! 🎈

01/06/2026
28/05/2026
🎶 Projekt në lëndën e Muzikës – Klasa VIII 🎶Nxënësit e klasës së tetë prezantuan projektin me temë “Trashëgimia Kulturor...
19/05/2026

🎶 Projekt në lëndën e Muzikës – Klasa VIII 🎶

Nxënësit e klasës së tetë prezantuan projektin me temë “Trashëgimia Kulturore materiale dhe jomateriale”

Gjatë prezantimit, sollën informacione dhe materiale mbi trashëgiminë materiale, si monumentet, veshjet tradicionale dhe objektet kulturore, si edhe mbi trashëgiminë jomateriale, ku përfshihen muzika popullore, vallet, këngët, zakonet dhe gatimet e trashëguara ndër breza.

Përgëzime nxënësve për angazhimin, bashkëpunimin dhe serjozitetin e treguar gjatë realizimit të këtij projekti. 👏👏👏

Lënda: AbetareKlasa ITema: “Sa do doja një qenush”Mësuese Alma zhvilloi një orë mësimi tërheqëse, duke e nisur me këngën...
18/05/2026

Lënda: Abetare
Klasa I
Tema: “Sa do doja një qenush”

Mësuese Alma zhvilloi një orë mësimi tërheqëse, duke e nisur me këngën “ Dua një qenush”, e cila krijoi një atmosferë të gëzueshme për nxënësit.

Fëmijët u njohën me tekstin dhe lexuan bukur e rrjedhshëm, duke dëshmuar qartë përparimin e tyre gjatë këtij viti shkollor. Me pyetje të menduara me kujdes, mësuesja i udhëhoqi nxënësit drejt kuptimit të tekstit dhe reflektimit mbi përmbajtjen e tij.

Për të përforcuar njohuritë, mësuese Alma kishte përgatitur fletë pune të personalizuara sipas nevojave të secilit nxënës, duke siguruar përfshirje dhe mbështetje për të gjithë.

🌟 Kjo orë ishte një dëshmi punës sistematike, përkushtimit dhe dashurisë me të cilën mësuese Alma punon çdo ditë me nxënësit e saj.

🏃‍♂️🏅 Veprimtari sportive në Javën Olimpike. U zhvilluan gara vrapimi, stafeta, tërheqje litari, ushtrime gjimnastikore ...
07/05/2026

🏃‍♂️🏅 Veprimtari sportive në Javën Olimpike. U zhvilluan gara vrapimi, stafeta, tërheqje litari, ushtrime gjimnastikore dhe lojëra zbavitëse.👏👏👏👏

5 Maj -Dita e Dëshmorëve, bashkë me nxënësit organizuam një aktivitet përkujtimor plot ndjenjë dhe respekt. Përmes vjers...
05/05/2026

5 Maj -Dita e Dëshmorëve, bashkë me nxënësit organizuam një aktivitet përkujtimor plot ndjenjë dhe respekt. Përmes vjershave të recituara me përkushtim, ata sollën kujtime, emocion dhe mirënjohje për dëshmorët që sakrifikuan për atdheun.
Lavdi Dëshmorëve te Atdheut! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱

Address

Libofshë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e Bashkuar “Jovan Ndreko” Libofshë ZVA-Fier posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category