21/09/2026
🎓 Një hap tjetër drejt forcimit të sistemit dual!
Sot patëm kënaqësinë të ndajmë certifikatat me mentorët e bizneseve që përfunduan me sukses trajnimin për rolin dhe përgjegjësitë e tyre në sistemin dual.
🤝 Mentorët janë një urë e rëndësishme mes shkollës dhe botës së punës. Përmes përvojës, profesionalizmit dhe mbështetjes së tyre, nxënësit fitojnë jo vetëm aftësi profesionale, por edhe besim, përgjegjësi dhe përvojë reale në mjedisin e punës.
👏 Faleminderit të gjithë mentorëve për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre dhe suksese në këtë rol të rëndësishëm!
Shkolla + Biznesi = më shumë mundësi për të rinjtë.