09/12/2025
Një prind rrëfen gjatë vlerësimit: “Në moshën 3 vjeç ai nisi të lexojë fjalë që askush nuk ia kishte mësuar. I njihte shkronjat, numrat, tabelat, madje lexonte reklamat që unë as nuk i vija re. U habita… u gëzova… por edhe kisha një pikëpyetje: Si është e mundur?
Sepse ndërkohë që lexonte kaq shumë, ai nuk arrinte të më përgjigjej në pyetje të thjeshta si:
“Ku është topi?”,
“Do ujë?”,
“A ke uri?”.
E kuptova që këto dyja – leximi i hershëm dhe vështirësitë në komunikim – duhej t’i shikoja bashkë”.
Çfarë po ndodh?
Ky kombinim është shumë i zakonshëm dhe njihet si Hiperleksi.
Do të thotë që fëmija ka aftësi të jashtëzakonshme në lexim të hershëm (pa mësim formal të leximit), por ka nevojë për ndihmë në:
• Kuptimin e gjuhës
• Komunikimin funksional
• Lojën dhe ndërveprimin me të tjerët
Nuk është diagnozë më vete, por shenjë klinike që shpesh bashkëshoqëron diagnoza neuro-zhvillimore (një mënyrë ndryshe si truri përpunon informacionin).
Si duhet të veprojmë?
Vlerësimi me specialistë zhvillimi dhe logopedistë është hapi i parë për të bërë një analizë të zhvillimit të fëmijës dhe më pas për të krijuar edhe një plan ndjekjeje me qëllim:
- Zhvillimin e gjuhës së kuptuar
- Përmirësimin e komunikimit social