Lezha Academic Center Zyrtare

Lezha Academic Center Zyrtare Shkolla e mesme e pergjithshme Lezha Academic Center

Shkolla jopublike”Lezha Academic” Center ofron mundësi të garantuar për të studiuar në Amerikë si dhe vende të tjera të botës; si në Europën Perëndimore, ashtu dhe në vendet e zhvilluara Lindore. Respekt, Tolerancë, Integritet, Besueshmëri, Përgjegjshmëri dhe Përsosmëri janë cilësi, të cilat do të rrënjosen në karakterin e gjithsecilit të diplomuar nga kjo shkollë. Mësimdhënia është kryesisht në g
juhën angleze nga mësues të huaj, të cilët janë diplomuar shkëlqyeshëm nga universitetet amerikane dhe jo vetëm, duke bërë që me përvojën e tyre të rrisin dhe të formojnë lidera të së ardhmes. Lëndët në gjuhën shqipe jepen nga mësues shqiptarë me përvojë disavjeçare, ku këto të fundit trajnohen nga staf i huaj duke bërë që të hyjë fryma perëndimore e mësimdhënies. Shkolla është plotësisht e integruar me internet me shpejtësi të lartë dhe me teknologjinë më të fundit të kompjuterave, si dhe është e pajisur me laboratore për lëndët e shkencave. TOEFL dhe programet e domosdoshme të stilit të të shkruarit për universitetet/kolegjet amerikane; MLA, APA, Chicago si dhe përgatitje të kërkimeve shkencore janë pjesë e programeve të shkollës. Diplomat janë të njohura dhe ekuivalente si në Shqipëri, ashtu dhe në Amerikë apo vende të tjera të botës. Pjesë e programit janë dhe udhëtimet në vende të ndryshme brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Lezha Academic Center ofron gjithashtu kurse verore dhe dimërore për anglisht, italisht,TOEFL dhe SAT.
juhën angleze nga mësues të huaj, të cilët janë diplomuar shkëlqyeshëm nga universitetet amerikane dhe jo vetëm, duke bërë që me përvojën e tyre të rrisin dhe të formojnë lidera të së ardhmes. Lëndët në gjuhën shqipe jepen nga mësues shqiptarë me përvojë disavjeçare, ku këto të fundit trajnohen nga staf i huaj duke bërë që të hyjë fryma perëndimore e mësimdhënies. Shkolla është plotësisht e integruar me internet me shpejtësi të lartë dhe me teknologjinë më të fundit të kompjuterave, si dhe është e pajisur me laboratore për lëndët e shkencave. TOEFL dhe programet e domosdoshme të stilit të të shkruarit për universitetet/kolegjet amerikane; MLA, APA, Chicago si dhe përgatitje të kërkimeve shkencore janë pjesë e programeve të shkollës. Diplomat janë të njohura dhe ekuivalente si në Shqipëri, ashtu dhe në Amerikë apo vende të tjera të botës. Pjesë e programit janë dhe udhëtimet në vende të ndryshme brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Lezha Academic Center ofron gjithashtu kurse verore dhe dimërore për anglisht, italisht,TOEFL dhe SAT.

Sot, nxënësit tanë morën në duar librat e rinj, duke shënuar kështu një tjetër hap drejt një viti plot dije, zbulime dhe...
02/09/2026

Sot, nxënësit tanë morën në duar librat e rinj, duke shënuar kështu një tjetër hap drejt një viti plot dije, zbulime dhe suksese.

Sidomos nxënësit e klasës së parë u gëzuan shumë për librat e tyre të rinj dhe me buzëqeshje dhe entuziazëm, ata nisën këtë udhëtim të bukur drejt botës së dijes.

📌 Shpërndarja e librave vazhdon edhe nesër, 08:00–12:00.

Klementina Shahini
Dini Shahini
Drap Lezhë
Zvap Lezhe Faqja Zyrtare

Në këto dy ditë të para të punës për vitin e ri shkollor, stafi i Lezha Academic Center mori pjesë në një trajnim të rën...
01/09/2026

Në këto dy ditë të para të punës për vitin e ri shkollor, stafi i Lezha Academic Center mori pjesë në një trajnim të rëndësishëm dhe shumë frymëzues, të udhëhequr nga drejtoresha e shkollës.
Trajnimi u fokusua në zhvillimin profesional, komunikimin, bashkëpunimin, organizimin dhe krijimin e një klime sa më pozitive për nxënësit dhe mësuesit.
Dy ditë reflektimi, diskutimi, ide të reja dhe përgatitjeje për një vit shkollor të suksesshëm!

Së bashku, me përkushtim dhe vizion, për një vit të ri plot mësim, rritje dhe arritje!


Klementina Shahini
Dini Shahini

Drap Lezhë
Zvap Lezhe Faqja Zyrtare

Të dashur prindër,ju njoftojmë se shpërndarja e librave shkollorë do të bëhet:📅 E mërkurë & E enjte⏰ 08:00 – 12:00📍 Ju m...
01/09/2026

Të dashur prindër,
ju njoftojmë se shpërndarja e librave shkollorë do të bëhet:

📅 E mërkurë & E enjte
⏰ 08:00 – 12:00

📍 Ju mirëpresim në shkollë për të tërhequr librat.

Gati për një vit të ri shkollor plot dije, sfida dhe suksese! ✨

📢 NJOFTIM PËR PRINDËRIT!Riregjistrimet online për klasën e parë 2026–2027 janë hapur! 📅 24 Gusht – 7 Shtator 2026🔄 Trans...
18/08/2026

📢 NJOFTIM PËR PRINDËRIT!

Riregjistrimet online për klasën e parë 2026–2027 janë hapur!

📅 24 Gusht – 7 Shtator 2026

🔄 Transferimet online hapen më 24 Gusht.

Së bashku ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë!

Klementina Shahini
Dini Shahini

📢 NJOFTIM PËR PRINDËRIT!Riregjistrimet online për klasën e parë 2026–2027 janë hapur! 📅 24 Gusht – 7 Shtator 2026🔄 Trans...
18/08/2026

📢 NJOFTIM PËR PRINDËRIT!
Riregjistrimet online për klasën e parë 2026–2027 janë hapur!
📅 24 Gusht – 7 Shtator 2026
🔄 Transferimet online hapen më 24 Gusht.

Së bashku ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë! -2027

Lezha Academic Center po zgjeron stafin dhe kërkon mësues/e të kualifikuar dhe të përkushtuar për pozicionet: 📚 Gjuhë Sh...
08/08/2026

Lezha Academic Center po zgjeron stafin dhe kërkon mësues/e të kualifikuar dhe të përkushtuar për pozicionet:

📚 Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
🎵 Muzikë
🌍 Shkenca Sociale

Nëse jeni të apasionuar pas mësimdhënies dhe dëshironi të bëheni pjesë e një komuniteti arsimor bashkëpunues dhe profesional, ju mirëpresim të aplikoni!

📩 Aplikimet: [email protected]
📞 Tel: 069 206 5940

Klementina Shahini
Dini Shahini

08/07/2026

📢 REGJISTRIMET PËR VITIN SHKOLLOR 2026–2027 JANË TË HAPURA!

Zgjedhja e shkollës është një nga vendimet më të rëndësishme për të ardhmen e fëmijës suaj.
Në Lezha Academic Center, ne besojmë se çdo nxënës meriton një arsim cilësor, një mjedis të sigurt dhe mundësi të shumta për të zhvilluar potencialin e tij.

Me staf të kualifikuar, metoda bashkëkohore të mësimdhënies, aktivitete të larmishme dhe përkushtim ndaj suksesit të çdo nxënësi, ne vazhdojmë të ndërtojmë një komunitet ku të mësuarit, zhvillimi personal dhe vlerat ecin së bashku.

Ftojmë të gjithë prindërit që dëshirojnë të njihen më nga afër me programet dhe mundësitë që ofron shkolla jonë të na vizitojnë gjatë orarit të regjistrimeve.

🕗 Orari i regjistrimeve:
📅 E Hënë – E Enjte: 08:00 – 14:00
📅 E Premte: 08:00 – 12:00

📚 Investoni sot në një të ardhme të ndritur për fëmijën tuaj.

Ju mirëpresim në familjen e madhe të Lezha Academic Center!

Klementina Shahini
Dini Shahini

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËMTë nderuar prindër,Ju informojmë se regjistrimet online për nxënësit e klasave të para dhe të dhj...
07/07/2026

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Të nderuar prindër,

Ju informojmë se regjistrimet online për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta për vitin shkollor 2026–2027 janë të hapura në platformën eAlbania.

🗓️ Afati i regjistrimit është deri më 31 korrik 2026.

Ju ftojmë të kryeni regjistrimin e fëmijës suaj brenda afatit të përcaktuar, për të mundësuar organizimin në kohë të procesit mësimor.

E ardhmja jote fillon në Lezha Academic Center!

Klementina Shahini
Dini Shahini

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Drap Lezhë
Zvap Lezhe Faqja Zyrtare

Disa kujtime nuk zbehen me kalimin e ditëve. Festa e Abetares mbetet një prej atyre momenteve që do të jetojë gjatë në z...
18/06/2026

Disa kujtime nuk zbehen me kalimin e ditëve. Festa e Abetares mbetet një prej atyre momenteve që do të jetojë gjatë në zemrat tona.
Teksa rikthejmë këto fotografi, kujtojmë emocionin në sytë e fëmijëve, krenarinë e prindërve dhe gëzimin e mësuesve që panë të kurorëzohej një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre.
Çdo shkronjë e mësuar, çdo fjalë e lexuar dhe çdo sukses i vogël ishte një fitore e madhe.
Sot shohim jo vetëm nxënës që mësuan të lexojnë, por fëmijë që filluan të zbulojnë botën përmes dijes. Dhe kjo është një arritje që meriton të festohet gjithmonë.
Këto buzëqeshje janë kujtimi më i bukur i një kapitulli që sapo ka filluar.

Klementina Shahini
Dini Shahini

Ministria e Arsimit dhe Sportit
Drap Lezhë
Zvap Lezhe Faqja Zyrtare

Address

Ura E Cenit, , Vëllezërit Coku
Lezha
4500

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 07:30 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00

Telephone

+355692065940

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lezha Academic Center Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category