Njësia e Zhvillimit "Kolin Gjoka"
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Njësia e Zhvillimit "Kolin Gjoka", Education, Lezh.
🎥 Histori Suksesi
Nga bankat e shkollës sonë drejt sipërmarrjes!
Me krenari ndajmë historinë e një ish-nxënësi ( Amarildo Murrani), i cili zgjodhi të besojë te dijet, aftësitë dhe puna e palodhur. Sot ai ka ngritur biznesin e tij dhe po dëshmon se arsimi profesional është një bazë e fortë për të ndërtuar një të ardhme të suksesshme.
Suksesi i tij është frymëzim për çdo të ri që dëshiron të ndërtojë karrierën e vet dhe të krijojë mundësi jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët.
👏 I urojmë suksese të mëtejshme dhe e falënderojmë që është një shembull i shkëlqyer për nxënësit tanë!
Arsimi profesional – një zgjedhje që të çon drejt suksesit.
Sukses
26/06/2026
Në kuadër të aktiviteteve në zbatim të planit te përmirësimit të cilësisë në shkollën tonë po zhvillohen sesione pune në departamentet Hoteleri-Turizëm, TIK dhe Ekonomi-Biznes, të fokusuara në përshtatjen e planifikimeve për nxënësit me Plan Edukativ Individual (PEI).
Gjatë workshop-it, mësuesit po analizojnë situata konkrete për:
✅ përshtatjen e rezultateve të të nxënit në përputhje me aftësitë dhe potencialin e nxënësve me PEI;
✅ planifikimin e aktiviteteve praktike të diferencuara, që u mundësojnë të gjithë nxënësve pjesëmarrje aktive në procesin mësimor;
✅ përcaktimin e roleve dhe bashkëpunimit ndërmjet mësuesit të lëndës dhe mësuesit ndihmës gjatë zhvillimit të praktikës profesionale;
✅ përshtatjen e formave të vlerësimit, duke respektuar objektivat e PEI-së dhe duke vlerësuar progresin individual të çdo nxënësi.
Përmes analizës së rasteve konkrete dhe shkëmbimit të përvojave profesionale, mësuesit po hartojnë modele planesh ditore që garantojnë një mësim gjithëpërfshirës,ku çdo nxënës ka mundësinë të zhvillojë aftësitë e tij në përputhje me potencialin dhe ritmin individual të të nxënit.
PEI CilësiaNëArsim MësimdhënieGjithëpërfshirëse ShkollaJonë
25/06/2026
Në kuadër të përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe zbatimit të standardeve të arsimit gjithëpërfshirës, në shkollën tonë gjatë këtyre ditëve po zhvillohen workshop-e si në ekipin lëndor të kulturës së përgjithshme ashtu dhe në departamente.Sot ishte radha e ekipit lëndor kulturë e përgjithshme.
Gjatë workshop-it , mësuesit diskutuan dhe punuan praktikisht mbi hartimin e planeve ditore në përputhje me kriteret e cilësisë, duke u fokusuar në:
✅ përshtatjen e rezultateve të të nxënit për nxënësit me PEI;
✅ planifikimin e veprimtarive të diferencuara sipas nevojave individuale të nxënësve;
✅ bashkëpunimin ndërmjet mësuesve të lëndës dhe mësuesve ndihmës;
✅ integrimin e aspekteve gjinore dhe gjithëpërfshirëse në procesin mësimor.
Përmes analizës së rasteve konkrete dhe rishikimit të planeve ditore, u shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira që synojnë garantimin e një mjedisi mësimor ku çdo nxënës ka mundësi të zhvillojë potencialin e tij.
🎯 Së bashku për një shkollë cilësore, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të suksesit të çdo nxënësi.
HISTORI SUKSESI – KASTRIOT GJINI
Kastriot Gjini është diplomuar në vitin 2022 në drejtimin Hoteleri-Turizëm pranë Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka”.
Shkollimi në drejtimin Hoteleri-Turizëm.
Një tjetër histori suksesi👇
"Zgjedhja e Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka" ka qenë një hap shumë i rëndësishëm në formimin tim profesional. Gjatë viteve të shkollës fitova njohuri të vlefshme teorike dhe praktike, të cilat më ndihmuan të kuptoj më mirë profesionin dhe kërkesat e tregut të punës.
Praktikat profesionale të organizuara nga shkolla më dhanë mundësinë të përballem me situata reale pune, të zhvilloj aftësitë e mia në kuzhinë dhe të fitoj përvojën e parë profesionale. Mbështetja e mësuesve dhe bashkëpunimi me bizneset e sektorit më ndihmuan të ndërtoj besim në vetvete dhe të krijoj bazat e karrierës sime.
Sot, si Shef Kuzhine në King Fish House, ndihem krenar për rrugëtimin tim dhe mirënjohës për kontributin që ka dhënë shkolla në arritjen e këtij suksesi. I ftoj të gjithë të rinjtë që duan të ndërtojnë një profesion të sigurt dhe të suksesshëm të zgjedhin arsimin profesional dhe të bëhen pjesë e Shkollës Profesionale "Kolin Gjoka"
23/06/2026
📊 Takim i Njësisë së Zhvillimit
U zhvillua takimi i radhës ndërmjet drejtuesve dhe koordinatorëve të Njësisë së Zhvillimit, ku u diskutuan raportet vjetore të funksioneve, rezultatet e arritura gjatë vitit shkollor dhe kontributi i secilit sektor në realizimin e objektivave institucionale.
Gjatë takimit u analizuan arritjet kryesore, sfidat e hasura dhe rekomandimet për përmirësimin e mëtejshëm të proceseve të punës, me fokus në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe zhvillimin e vazhdueshëm të institucionit.
🤝 Bashkëpunimi, reflektimi mbi rezultatet dhe planifikimi i bazuar në evidenca mbeten elementë kyç për suksesin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të shkollës sonë.
22/06/2026
📌 Grupi i Punës për Planifikim dhe Monitorim (GPM) zhvilloi takimin e radhës në kuadër të hartimit të Planit Vjetor 2026–2027.
Gjatë këtij takimi u shqyrtuan dhe u reflektuan rekomandimet dhe sugjerimet e paraqitura nga Këshilli i Mësuesve, Qeveria e Nxënësve, Këshilli i Prindërve dhe bizneset partnere gjatë procesit të konsultimit të draftit të planit.
Kontributi i grupeve të interesit ndihmoi në pasurimin e objektivave dhe veprimtarive të planifikuara, duke siguruar që Plani Vjetor 2026–2027 të adresojë nevojat reale të institucionit dhe prioritetet e zhvillimit të tij.
Falënderojmë të gjithë partnerët dhe përfaqësuesit e grupeve të interesit për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në këtë proces të rëndësishëm për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së arsimit dhe formimit profesional.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Lezh