Drejtoria Arsimore Rajonale Lezhe

Drejtoria Arsimore Rajonale Lezhe

Share

Drejtoria Arsimore

28/10/2022

Të dashur nxënës!

Në prag të Festave të Nëntorit shpallim konkursin e pikturës “Shqipëria Ime 2022”.

Ky tashmë është një konkurs i përvitshëm tek i cili çdo nxënës nga i gjithë vendi është i ftuar të marrë pjesë duke dërguar foton e pikturës së tij/saj, e cila përcjell një peizazh, simbol apo moment të veçantë nga historia dhe vendi ynë i mrekullueshëm, plot vlera e bukuri.

Aplikimin tuaj bashkë me foton e pikturës dërgojeni në linkun:
https://forms.gle/saPboF1vyLufZAj47

Data e fundit e pranimit të aplikimeve është 4 nëntor (ora 20:00).

Ndërkohë, nga datat 8-13 nëntor do të publikojmë në këtë faqe 3 albume të ndryshme, në të cilat do të përfshihen fotot e pikturave të përzgjedhura, të ndara sipas klasave (klasat 1-5, klasat 6-9, klasat 10-12). Pikturat që do të marrin më shumë pëlqime (nga persona real) në secilin album do të jenë edhe fituesit, pra në total do të kemi 3 piktura fituese, për të cilat do të akordohet edhe nga një çmim simbolik.

Pas këtij konkursi, në kuadër të 110 Vjetorit të Pavarësisë, pikturat më të mira do të ekspozohen në hollin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në një ekspozitë të hapur për të gjithë.

Mbarësi të gjithëve dhe shumë suksese në vijim!

👐🏻
🇦🇱
🖼

26/10/2021
Photos from Evis Kushi's post 16/07/2021
05/07/2021

Pas kërkesave të shumta të të interesuarve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë edhe një mundësi të re për të kryer këtë aplikim në datat 7 deri 9 korrik 2021.

Suksese të gjithëve! 🙏

Want your school to be the top-listed School/college in Lezhë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Lezhë
4500