02/04/2025
📢 Orë e hapur
Sot zhvilluam me sukses një orë të hapur me nxënësit e klasës së 12, profili “Teknologji e Përpunimit të Brumërave”, Çeshtja:Sistemet Teknologjike – Kuptimi dhe Elementet e Tij”.
Kjo orë kishte në fokus tre aspekte kryesore:
✅ Përdorimin e materialeve mësimore digjitale në platformën Mësovet, duke integruar teknologjinë në procesin e të nxënit.
✅ Aplikimin e metodave inovative të mësimdhënies, për një qasje më interaktive dhe efektive.
✅ Zhvillimin e aftësive të buta tek nxënësit, duke inkurajuar bashkëpunimin, komunikimin dhe të menduarit kritik.
Nëpërmjet një kombinimi të materialeve digjitale, diskutimeve interaktive dhe punës në grup,ora u realizua me të gjitha elementet e saj, duke sjellë një përvojë të pasur për nxënësit!
🎯 Falenderime për mësuesen Remila Gjakova që realizoi orën ! 🎯