14/09/2026
Të dashur nxënës, mësues, prindër dhe staf i shkollës,
Në fillim të një viti të ri shkollor, dëshirojmë të ndalemi edhe te një shenjë e thjeshtë, por e pasur me kuptim: uniforma jonë.
Të veshësh një uniformë nuk do të thotë vetëm të kesh të njëjtën veshje si të tjerët. Do të thotë të njohësh veten si pjesë e një komuniteti, të ndihesh i lidhur me një histori, me disa vlera dhe me një rrugëtim të përbashkët. Uniforma na ndihmon të kuptojmë vlerën e përkatësisë, krenarinë për të qenë pjesë e diçkaje dhe dëshirën për të bërë mirë, në mënyrë që secili të mund të kontribuojë për të mirën e të gjithëve.
Uniforma jonë është shenja dalluese e shkollës sonë. Do të dëshironim që çdo nxënës ta vishte atë me gëzim dhe krenari, duke qenë i vetëdijshëm se i përket një komuniteti edukativ që dëshiron ta shoqërojë në rritjen e tij, në studim, në formimin njerëzor dhe në zbulimin e talenteve të veta.
Urojmë që ky vit i ri shkollor të na ndihmojë të rizbulojmë bukurinë e ecjes së bashku: secili me veçantinë e tij, por të gjithë të bashkuar në ndërtimin e një shkolle ku secili ndihet i mirëpritur, i respektuar dhe përgjegjës për të tjerët.
Ta veshim me krenari uniformën tonë, por mbi të gjitha t'i mbajmë në zemër vlerat që ajo përfaqëson. Dhe të bëjmë që, përmes përkushtimit tonë, sjelljes sonë dhe dëshirës për të bërë mirë, të mund të jemi çdo ditë krenarë të themi: kjo është shkolla jonë dhe ne jemi pjesë e saj.
Dua t’ju drejtoj edhe një mendim të veçantë personal. Edhe pse fizikisht jam larg jush, zemra ime është gjithmonë pranë jush. Ju ndjek me interes, ju kujtoj me dashuri dhe ju shoqëroj me lutjen time. Distanca nuk mund ta zbehë lidhjen dhe dashurinë për këtë shkollë, për nxënësit, mësuesit dhe për të gjithë komunitetin edukativ.
Ju uroj që ky vit i ri shkollor të jetë një rrugëtim i bukur, i pasur me njohuri, miqësi, gëzim dhe rritje. Jini gjithmonë krenarë për shkollën tuaj dhe për atë që, sëbashku mund të ndërtoni.
Edhe pse larg, jam gjithmonë pranë jush.
Me shumë përzemërsi,
P. Antonio Leuci
Gëzuar dhe një vit të mbarë shkollor për të gjithë!