Nje heshtje e bukur

Nje heshtje e bukur

Share

Kur hy në bibliotekë, nuk mund ta kuptoj përse dal nga aty. (Marie de Sevigne)

Librat ishin kalimi im në lirinë personale...(Oprah Winfrey)

Photos from Nje heshtje e bukur's post 20/05/2026

Çdo fund është një fillim i ri në jetë.
Merrni me vete gjithçka që keni mësuar dhe përballoni të nesërmen me qartësi në mendje e guxim në zemër!
🍀
2026
Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka"

Photos from Nje heshtje e bukur's post 24/04/2026

“Një libër duhet të jetë një sëpatë për të çarë detin e ngrirë brenda nesh”, Franz Kafka.
📚
Morëm si motiv këtë thënie të Kafkës, për të kujtuar Ditën Botërore të Librit.
Me një grup nxënësish u mblodhëm në bibliotekën e shkollës dhe diskutuam për raportin e sotëm të njeriut me librin e prekshëm dhe rëndësinë që ka leximi në formimin tonë.
U ndalëm te autorët lezhjanë, lexuam dhe interpretuam disa poezi të përzgjedhura nga vetë nxënësit.
Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka"

Photos from Nje heshtje e bukur's post 16/04/2026

Nxënësit e klasës XIII-B sollën përmes projektit të tyre “Lulet e verës”, “Historia e Skënderbeut” dhe “Bagëti e bujqësi”.
Shkëlqimtarë si gjithmonë në kreativitet.
Me ju, surprizat nuk kanë fund!💚
👏👏👏
Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka"

Photos from Nje heshtje e bukur's post 14/04/2026

Lufta midis së mirë dhe së keqes, humbja e rrugës së moralit politik e njerëzor, mëkati dhe drejtësia hyjnore, erdhën përmes një projekti mjaft interesant, realizuar nga nxénësit e klasës së XIII-C.
Gjithçka e konceptuar nga “Ferri”, pjesë e veprës unike “Komedia Hyjnore” e Dante Aligerit.

Photos from Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka"'s post 13/03/2026
09/03/2026

Një tjetër hap drejt inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar! ✈️🌍

Sot 6 nxënës të shkollës sonë, të shoqëruar nga një mësues dhe drejtori i shkollës, u nisën drejt Athinës për të marrë pjesë në BIG ART International Bootcamp & Competition, që do të zhvillohet në datat 9–13 mars.

Kjo pjesëmarrje realizohet në kuadër të projektit BIG ART Erasmus+ përmes të cilit nxënësit po zhvillojnë aftësi në përdorimin e teknologjive inovative si skanimet 3D me Matterport dhe aplikimet e realitetit të shtuar dhe virtual (AR/VR).

Ky bootcamp ndërkombëtar është një mundësi e shkëlqyer për nxënësit tanë për të ndarë ide, për të zhvilluar kreativitetin dhe për të bashkëpunuar me të rinj nga vende të ndryshme.

Suksese ekipit tonë dhe një eksperiencë të paharrueshme në këtë rrugëtim të bukur! 🚀✨

Photos from Nje heshtje e bukur's post 23/02/2026

Gjuha jonë amtare përfaqëson rrënjën e identitetit tonë, urën që na lidh me historinë, kulturën dhe shpirtin e popullit.
Ajo është më shumë se fjalë: është kujtesë, është dashuri,është histori dhe koha ka treguar se historia e gjuhës sonë, është histori mbijetese.
Me një grup nxënësish diskutuam rreth artikullit "Albanese: la lingua europea che sfida la storia".
Profesionale "Kolin Gjoka"

Photos from Nje heshtje e bukur's post 27/11/2025

Një njeri mund të ngjitet në Everest për vete, por në majë, vendos flamurin e vendit nga vjen”
Këtë thënie të M. Thatcher-it u dhashë nxënësve si lajtmotiv të këtyre ditëve festive kushtuar flamurit dhe atdheut. 🇦🇱
Dhe fantazia e tyre nuk zhgënjeu, përkundrazi.
Sot u mblodhëm në bibliotekën e shkollës me lexuesit më të mirë të cilët sollën punime të mrekullueshme në pikturë, ese dhe duke shfrytëzuar materiale të riciklueshme.
Të mrekullueshëm të gjithë e më të mrekullueshme momentet kur të rinjtë e kuptojnë dhe shprehen se “Atdheu është toka e premtuar”.
Gëzuar Festat!🇦🇱🇦🇱🇦🇱
Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka"

Photos from Nje heshtje e bukur's post 20/11/2025

“Nuk kam ardhë këtu të mbroj ndonjë alfabet të veçantë, por kam ardhë që të bashkohem me ju dhe ta pranoj alfabetin të cilin do ta zgjedhë Kongresi e që do të jetë më i dobishmi për ta zgjuar popullin”.
Ky është vetëm një fragment nga fjala që At Gjergj Fishta mbajti në Kongresin e Manastirit.

Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit ka qenë një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, mes datave 14 nëntor - 22 nëntor 1908, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
Data 22 nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit.
Sot, me një grup nxënësish, u mblodhëm në bibliotekën e shkollës në përkujtim të kësaj dite.
Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka"

Photos from Nje heshtje e bukur's post 23/10/2025

Në vijim tê aktiviteteve letrare të muajit tetor kushtuar letërsisë , artit, trashëgimisë kulturore e në veçanti, të Ditëve Fishtjane, vizituam me nxënësit sallën, ideuar si një ekspozitë e përkohshme me vargje të Gjergj Fishtës, në Pallatin e Kulturës, pikërisht në datën e lindjes së Tij.
Më pas, ndoqëm dhe ceremoninë e dhënies së “Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At Gjergj Fishta”, aktivitet ky që u prezantua nga nxënësi i shkollës tonë, Gerald Ndreca.

Shkolla Profesionale "Kolin Gjoka"Lezhë.

Want your school to be the top-listed School/college in Lezhë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Shkolla Profesionale”Kolin Gjoka”
Lezhë

Opening Hours

Monday 09:00 - 13:21
Tuesday 09:00 - 13:01
Friday 09:00 - 13:21