02/09/2026
📌 Takimi i Bordit të Shkollës “Kolin Gjoka”
Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2026–2027, u zhvillua takimi i Bordit të Shkollës “Kolin Gjoka”, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Bordit dhe drejtimit të institucionit.
Gjatë takimit u diskutuan dhe u miratuan Plani Vjetor i Shkollës dhe Rregullorja e Brendshme për vitin mësimor 2026–2027, si dokumente të rëndësishme për orientimin dhe funksionimin e institucionit gjatë vitit të ri shkollor.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua edhe ecurisë së projekteve në zbatim, veprimtarive të realizuara dhe të planifikuara, si dhe bashkëpunimit me partnerët e projekteve.
Në takim u prezantuan gjithashtu masat e marra për fillimin e vitit të ri shkollor, me fokus në krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor dhe vijimin e punës për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve arsimore dhe profesionale.
🤝 Bashkëpunimi, dialogu dhe përfshirja e aktorëve të komunitetit shkollor mbeten një komponent i rëndësishëm në zhvillimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të Shkollës “Kolin Gjoka”.
📚 Një vit i ri shkollor, objektiva të reja dhe angazhim i përbashkët për më shumë cilësi dhe mundësi për nxënësit tanë!