Shkolla "28 Nentori" Fushe-Milot

Shkolla "28 Nentori" Fushe-Milot Different activities at school

Jemi gati për një fillim të ri shkollor.  Çdo klasë pret me krahë hapur nxënësit për një vit të mbushur me suksese, dije...
13/09/2026

Jemi gati për një fillim të ri shkollor.
Çdo klasë pret me krahë hapur nxënësit për një vit të mbushur me suksese, dije, miqësi të bukura dhe plot momente të paharrueshme.

Sot ne shkollen 9-vjeçare "28 NENTORI" u realizua shperndarja e teksteve shkollore. I urojme te gjithe nxenesve nje vit ...
10/09/2026

Sot ne shkollen 9-vjeçare "28 NENTORI" u realizua shperndarja e teksteve shkollore. I urojme te gjithe nxenesve nje vit shkollor te mbare,plot dije,suksese dhe arritje te reja.

U zhvillua sot mbledhja e stafit pedagogjik me temë " Diskutim mbi rregulloren e brendshme".Të pranishëm ishin edhe përf...
08/09/2026

U zhvillua sot mbledhja e stafit pedagogjik me temë " Diskutim mbi rregulloren e brendshme".
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të qeverisë së nxënësve e të bordit drejtues të prindërve.

Ne kuadër të diskutimit mbi strategjitë ndërsektoriale për vitin mesimor 2026-2027 u bë ndarja e detyrave sipas grupeve ...
02/09/2026

Ne kuadër të diskutimit mbi strategjitë ndërsektoriale për vitin mesimor 2026-2027 u bë ndarja e detyrave sipas grupeve të punës.

Sot u mbajt mbledhja e stafit pedagogjik të shkollës për planin vjetor,  ku u diskutuan objektivat, aktivitetet dhe prio...
01/09/2026

Sot u mbajt mbledhja e stafit pedagogjik të shkollës për planin vjetor, ku u diskutuan objektivat, aktivitetet dhe prioritetet për vitin e ri shkollor 2026-2027.
Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Bordit të shkollës z.Isuf Hysa, Kryetari i Këshillit te prindërve te shkollës z.Artur Perdoda dhe Kryetari i qeverise se nxënësve nx.Gjoelio Perdoda.
U përcaktuan detyrat dhe pergjegjësite e secilit, me qëllim sigurimin e një mbarevajtjeje sa më të mirë të procesit mësimor dhe edukativ.

07/07/2026
06/07/2026

🔴NJOFTIM SHUMË I RËNDËSISHËM‼️

🏫 💻 Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 6 korrik në dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 korrik, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre brenda këtyre afateve.

💻Regjistrimi në klasën e parë 🔗https://e-albania.al/ServiceDetails/10117

💻Regjistrimi në klasën e dhjetë 🔗https://e-albania.al/ServiceDetails/10058

Sot morëm pjesë me krenari në panairin e projektit "Toka në Shkollë", ku prezantuam kopshtin tonë me lule, të kultivuara...
11/06/2026

Sot morëm pjesë me krenari në panairin e projektit "Toka në Shkollë", ku prezantuam kopshtin tonë me lule, të kultivuara me shum ë dashuri, përkushtim dhe kujdes nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës sonë.
Çdo lule e ekspozuar sot është fryt i punës së përbashkët, durimit dhe dashurisë për natyrën. Përmes këtij projekti, nxënësit jo vetëm zbukuruan mjedisin e shkollës, por edhe mësuan vlerat e përgjegjësisë, bashkëpunimit dhe respektit për mjedisin.
Lulet tona sot folën me ngjyrat dhe bukurinë e tyre për punën e palodhur të fëmijëve tanë dhe për kujdesin që ata tregojnë ndaj natyrës.
Mbollëm lule, kultivuam vlera dhe lulëzuam së bashku!☺️☀️🌺

Sot nxënësit e klasës së gjashtë dhe të shtatë zhvilluan me shumë entuziazëm dhe përkushtim konkursin e matematikës.Përm...
02/06/2026

Sot nxënësit e klasës së gjashtë dhe të shtatë zhvilluan me shumë entuziazëm dhe përkushtim konkursin e matematikës.
Përmes sfidave, ushtrimeve dhe frymës së garës, ata treguan njohuritë, aftësitë logjike dhe dashurinë për këtë lëndë të rëndësishme. Çdo pjesëmarrës dha më të mirën e tij, duke dëshmuar se puna dhe përkushtimi sjellin gjithmonë rezultate.
Urime të gjithë nxënësve për pjesëmarrjen dhe përpjekjet e tyre! Jemi krenarë për angazhimin, bashkëpunimin dhe dëshirën për të mësuar që treguan gjatë këtij aktiviteti.
👏 Bravo të gjithëve dhe suksese në sfidat e ardhshme!

02/06/2026

Sot në Shkollën tone u realizua një takim sensibilizues nga Psikologia e shkollës me klasën e IX; Tema: Stresi dhe ankthi para provimeve. Gjatë këtij takimi pati diskutime rreth simptomave që shkakton stresi dhe ankthi dhe mënyrave si nxënësit mund ti minimizojn ato.

Address

Fushe-Milot
Laç
4701

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla "28 Nentori" Fushe-Milot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category