Shkolla e Mesme e Bashkuar Bushtricë - Faqja Zyrtare

Shkolla e Mesme e Bashkuar Bushtricë - Faqja Zyrtare Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla e Mesme e Bashkuar Bushtricë - Faqja Zyrtare, Kukes Peshkopi km 33, Kukës.

🔴Rihapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z‼️Maturantët e viteve të kaluara, si edhe kandidatët që nuk kanë mundur të a...
20/07/2026

🔴Rihapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z

‼️Maturantët e viteve të kaluara, si edhe kandidatët që nuk kanë mundur të aplikojnë brenda afateve, kanë mundësi vetëm një ditë për të plotësuar formularët A1 dhe A1Z.

🗓️ 21 korrik
🕗 Ora 08:00 - 16:00

👨‍💻 Aplikimi kryhet në platformën e-Albania dhe është i detyrueshëm për të gjithë kandidatët që synojnë të konkurrojnë për pranim në Institucionet e Arsimit të Lartë.

⚠️Respektoni afatin e aplikimit! Pas përfundimit të orarit zyrtar, aplikimet nuk do të pranohen dhe rrezikoni për të vijuar procesin e pranimit në universitet.

20/07/2026
17/07/2026

📘 ASCAP publikon paketën e 9 Udhëzuesve për Nivelet e Arritjeve për klasat 1, 6 dhe 10

📖 Këta udhëzues janë materiale mbështetëse për mësuesit në procesin e vlerësimit të të nxënit, duke ofruar kritere dhe përshkrues të qartë për përcaktimin e niveleve të arritjeve të nxënësve, në përputhje me programet mësimore të përditësuara dhe standardet bashkekohore.

🔗 Paketa e plotë e Udhëzuesve (Nivelet e Arritjeve ) mund të shkarkohet përmes WeTransfer:
https://we.tl/t-d7m23LE1VdpPnWwt

🌐 Udhëzuesit janë gjithashtu të disponueshëm në faqen zyrtare të ASCAP:
https://www.ascap.edu.al/kurrikula-e-perditesuar-2025/

📌 Për t’i aksesuar në faqen e ASCAP:
✅ Klikoni te “Lloji i dokumentit”.
✅ Zgjidhni “Udhëzues për zbatimin e kurrikulës”.
✅ Përzgjidhni klasën përkatëse (1, 6 ose 10).

🤝 ASCAP vijon të mbështesë mësuesit me materiale cilësore për zbatimin e kurrikulës së përditësuar dhe përmirësimin e procesit të vlerësimit.

Klasa6 Klasa10 ArsimCilësor

17/07/2026

Kujdes⚠️ Respektoni afatet dhe kryeni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar.

🔴Regjistrimet online në platformën e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta do të qëndrojnë të hapura deri më 31 korrik, për t'u dhënë mundësi të gjithëve të përfundojnë në kohë procesin e regjistrimit💻📚

📢 NJOFTIM ! Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë! Drejtoria e shkollës së bashkuar Bushtricë njofton të gjithë prin...
16/07/2026

📢 NJOFTIM !

Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë!
Drejtoria e shkollës së bashkuar Bushtricë njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë se dëftesat e nxënësve për vitin shkollor 2025–2026 janë 🖨️ gjeneruar dhe tashmë mund t’i shkarkoni në portalin e-Albania.

📥 Për të shkarkuar dëftesën:
✅ Hyni në llogarinë tuaj në portalin e-Albania.
✅ Zgjidhni seksionin “Dokumentet e mia”.
✅ Në listën e dokumenteve do të gjeni dëftesën e fëmijës suaj në formatin pdf të dërguar nga shkolla nëpërmjet SMIP, të cilën mund ta hapni, ta shkarkoni ose ta printoni sipas nevojës.

🟨 Për çdo paqartësi ose vështirësi në lidhje me aksesimin e dëftesës, mund të kontaktoni me mësuesit kujdestar.

🤝 Falënderojmë me mirënjohje të gjithë prindërit për bashkëpunimin, besimin dhe mbështetjen gjatë gjithë vitit shkollor!

☀️ Të gjithë nxënësve u urojmë pushime të mbara, të qeta dhe plot momente të bukura me familjet e tyre! Ju presim në shtator me energji të reja, buzëqeshje dhe dëshirë për të arritur suksese edhe më të mëdha! 📚✨

09/07/2026

💻 Aplikimet në universitete 🎓

👩‍🎓📖Të gjithë maturantët duhet të informohen dhe të ndjekin me kujdes Kalendarin e Aplikimit Universitar 2026, duke respektuar afatet e përcaktuara për çdo fazë të procesit në portalin U-Albania 🔝

📌 Zgjedhja e programit të studimit është një hap i rëndësishëm për të ardhmen akademike dhe profesionale. Për këtë arsye, duhet të informoheni në kohë mbi pagesën e tarifave, e cila ka filluar, fazat e aplikimit, ankimimin dhe regjistrimin në për raundin e parë👇

SUKSESE 🌟

07/07/2026

🎓📖 Për të gjithë maturantët e viteve të kaluara, por edhe ata që s’kanë arritur të aplikojnë në kohë,
👉🏻 Në datat 9-10 korrik hapen aplikimet për "Matura Shtetërore 2026"👨🏻‍💻, për formularët A1 dhe A1Z dedikuar gjithë kandidatëve të cilët duan të aplikojnë në Institucionet e Arsimit të Lartë!

👨‍💻👩‍💻Aplikimet kryhen më 9 dhe 10 korrik, nga ora 8:00 16:00📲

👩‍🎓📚

Kalendari i Aplikimit Universitar 2026 🎓 Matura 2026 📢 Hapi i parë është pagesa e tarifës së aplikimit, e cila kryhet pë...
04/07/2026

Kalendari i Aplikimit Universitar 2026
🎓 Matura 2026

📢 Hapi i parë është pagesa e tarifës së aplikimit, e cila kryhet përmes faturës së gjeneruar në portalin U-Albania.

📅 Afati për pagesën: 3 korrik– 24 Korrik 2026

✅ Si të veproni?
• Hyni në portalin U-Albania me ID personale dhe ID të Maturës.
• Shkarkoni faturën e pagesës.
• Kryeni pagesën në Postën Shqiptare ose në një bankë të nivelit të dytë.
• Ngarkoni mandat-pagesën në format PDF në llogarinë tuaj në U-Albania.
• Prisni konfirmimin e kodit 6-shifror nga gjimnazi juaj.

📌 Më pas vijon:
🖥️ Plotësimi i Formularit A2: 27 Korrik – 1 Gusht 2026
🎓 Regjistrimet në universitet: 26 Gusht – 8 Shtator 2026

⚠️ Mos e lini pagesën për ditët e fundit dhe ruajeni mandat-pagesën, pasi do t'ju nevojitet gjatë procesit të aplikimit.

📚 Suksese të gjithë maturantëve në këtë etapë të rëndësishme drejt studimeve universitare!

15/06/2026

🎓 Përfundimi i klasës së -5-të 🎓
🎓 Klasa e 5-të, do të mbetesh gjithmonë një kujtim i bukur.
📚 ✨ Fundi i klasës së 5-të, fillimi i një rruge të re. Mirupafshim klasa e 5-të! 📖
Shumë suksese nxënësve në rrugën e dijes dhe mësueses Dafina Cengu për punën e pa lodhur me nxënësit në ciklin fillor ! ✋👏

Address

Kukes Peshkopi Km 33
Kukës
8506

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e Mesme e Bashkuar Bushtricë - Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share